top of page

Votimi i Vërtete i Diasporës - Organizata e Qendrës depoziton sot padinë kushtetuese

Per here te pare ne Shqiperi nje organizate sociale (OQ) ben mbedhje publike fondesh dhe me kontributet e vogla, individuale, te shqiptareve, pas asnje qindarke oligarkesh, partish politike apo shtetesh te huaja, financon nje padi kushtetuese madhore per te mundesuar zgjerimin me te fuqishem te demokracise shqiptare ne 30 vjet.


E drejta e votes eshte e drejte e njeriut.


OQ dhe AAOQ shpresojbe dhe besojbe qe Gjykata Kushtetuese e rindertuar do te jete ne lartesine e duhur, si pjese e rendesishme e kesaj beteje per kushtetuten, demokracine dhe te drejtat e njeriut.


Parid Turdiu, kryetar


Shpjegim: OQ eshte Organizata e Qendres qe mbulon Shqiperine dhe Europen, AAOQ eshte simotra e saj qe mbulon SHBA dhe Kanadane.



PADIA KUSHTETUESE

Parathënie


Kushtetuta sanksionon të drejtën për të votuar të gjithë shqiptarëve që kanë mbushur 18 vjec (me përjashtim vetëm të atyre që gjykata i ka deklaruar të paaftë nga pikëpamja mendore).


E drejta universale e votës eshte themelore për nje sistem demokratik. Mundësimi real i kësaj të drejte është detyrë e shtetit. Mohimi i kësaj të drejte është goditja më e rëndë që mund t'i jepet demokracise.


Kushtetuta nuk thotë se shtetasit shqiptarë duhet të votojne brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, porse e drejta e votës është universale. Eshtë detyra e e Kodit Zgjedhor të rregulloje organizimin e zgjedhjeve kondorm Kushtetutës.


Duke mos mundësuar realisht votimin e emigrantëve, Kodi Zgjedhor i bie ndesh Kushtetutës në mënyrë krejt flagrante. Për pasojë të gjidha zgjedhjet pa pjesëmarrjen e diasporës kane qenë jo-kushtetuese, dmth ilegale.


Kërkesa jone që diaspora të mundesohet realisht të votojë nuk ka karakter politik. Organizatës së Qendrës nuk i intereson se cila parti është në pushtet, por e drejta e emigrantit per të votuar dhe forcimi i demokracisë ne Shqiperi.


Realizimi i të drejtës kushtetuese të votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut duhet të jetë i vertëte, jo formal, jo fasadë, jo sa për të larë gojën. (Mund të ketë forca politike që nuk duan që të votojë realisht diaspora.) Për këtë arsye duhet që votimi të realizohet a) në vendin ku emigranti jeton; b) vota duhet të numërohet në zonën e Shqipërise ku emigranti ka origjinën dhe gjendjen civile dhe c) votimi duhet te jetë on-line.


Shpjegimet:


a) Brenda territorit të Republikës së Shqiperisë shteti nuk vë një kuti në Tiranë dhe t'i thotë, bie fjala, kuksianit, "hajde voto në Tirane". Përkundrazi, shteti e bën reale të drejtën e votës për kuksianin duke ia cuar kutinë e votimit në fshatin më të larget. Barazia para ligjit kërkon që emigranti të trajtohet njësoj: "kutia" i duhet cuar shtetasit atje ku ai jeton, qoftë edhe jashtë territorit te Shqiperisë. (Sot "kutia" i ka të gjitha mundësitë qe të jetë elektronike. Distanca nuk është më problem.)


b) Duhet ruajtur barazia e shpërndarja proporcinale në qarqet e ndryshme të Shqipërise në lidhje me numërimin e votës se emigrantëve. Emigrantët nuk duhet të ndahen nga populli ndenjës; nuk duhet përcare populli në diasporë e ndenjës. Eshtë e drejta e natyrëshme e tyre (emigrantëve) që të votojnë per të njëjtit kandidatë si populli ndenjës aty ku e kanë gjendjen civile, në qarkun e origjinës, se atë qark njohin, për atë qark janë të interesuar dhe, kryesorja, në këtë mënyre nuk pësojne diskriminim në numërimin e votës. Nqs do krijohej një zonë e vecantë elektorale për diasporen, sic është folur në media, diasporës do i takonte 43% e Kuvendit - 60 deputetë - se janë mbi 1.5 milion në një popullsi 3.5 milion. Një kuotë më e vogël do ishte jo kushtetuese. Për më tepër nuk ka ndonjë kuptim territorial bashkimi, në një zone të vetme elektorale, i Europës, Amerikës, Australisë, etj,


c) E drejta e votës se emigranteve, për të qenë reale, duhet te implementohet plotsisht on-line (nga celulari). Nqs votimi bëhet i veshtire, që duhet të cosh e marrësh zarfe me postë midis kontinenteve të ndryshme, me vonesat, pasigurinë dhe pagarancinë e postës, emigrantët praktikisht nuk do votojnë. Nuk do ishte një e drejte reale, por një e drejtë fasadë. Teknologjia e sotme, vecanërisht teknologjia blockchain, e ka mundësine ta bëjë të pamundur manipulimin e rezultatit nga një dorë dashakeqe. Shumica e operacioneve të shtetit tashmë realizohet on-line. Llogaritë tona bankare i administrojmë online. Pse jo votën? Vota on-line hidhet e numërohet brenda sekondit. Nuk ka kohë që një manipulues të bëjë marifete. Votimi on-line mund të realizohet shumë më i sigurtë se votimi me dorë.


KËRKESË


KËRKUES: “Organizata e Qendrës” (më poshtë OQ), person juridik i themeluar si Organizatë Jofitimprurëse, rregjistruar në Rregjistrin Organizatave Jofitimprurëse, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sipas vendimit Nr.1673 datë 19.01.2022, me adresë: Rruga e “Barrikadave”, Ndërtesa Turdiu Centër”, Nr.5/1 Tiranë, me NIPT M21410454K përfaqësuar nga avokate Adriana Kalaja sipas prokures së posaçme Nr. Rep dhe Nr. Kol datë .


DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE.

                 

SUBJEKT I INTERESUAR: PRESIDENTI I REPUBLIKËS, me adresë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Godina Nr.1, Tiranë;

KUVENDI I SHQIPËRISË, me adresë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë;

KOMISIONI QËNDROR I ZGJEDHJE, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë;

KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

AVOKATI I POPULLIT, me adresë: Bulevardi “Zhan D`Ark”, Nr.2 Tiranë.

OBJEKTI: 1. Kontrollin e nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës, lidhur me të drejtën për të votuar të shtetasve shqiptarë (emigrantët) që jetojn jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë;


2. Në përputhje me pikën 1 të kërkesës -2.1. Kontrollin e papajtueshmrisë së dispozitës ligjore e konkretisht të: nenit 5 të Ligjit Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”, lidhur me të drejtën për të votuar të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (emigrantët) dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, në respektim të nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republiks së Shqipërisë, dhe,


2.2. Ndryshimin e dispozitës ligjore e konkretisht të: nenit 5 të Ligjit Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”, dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, lidhur me të drejtën për të votuar të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (emigrantët), në respektim të nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republiks së Shqipërisë.


3. Detyrimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ligjvënësit, që brenda 4 (katër) muajve, për të plotësuar kuadrin ligjor brenda një afati të caktuar dhe që lidhet me të drejtën për të votuar të popullit shqiptar që jeton jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (diasporës), për të votuar në vendin ku jeton dhe punon si dhe, t`i njihet vota në njësinë administrative ku është i regjistruar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë; Ligjin Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”; Ligjin Nr.9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiparë për motive punësimi” dhe Ligjin Nr.16/2016 “Për identifikimin dhe rregjistriin e adrsës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.


BAZA LIGJORE: Nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 15, 17, 18, 43, 45, 116, 122, 131, pika 1, shkronjat “a”, dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “h” dhe 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 1, 10 dhe 17 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe neni 3 i Protokollit Nr.1 të saj; Ligji Nr.10019, datë 29.12.2000, i ndryshuar; nenet 49, 51/a, 54, 56, 71, 72, 76 dhe 71/a të Ligjit Nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.


Të Nderuar Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,


Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju dhe Institucionin e Gjykatës Kushtetuese, qendra “Organizata e Qendrës”, me cilësinë e subjektit kërkues, vjen përpara Jush me një kërksë lidhur me konfliktin kushtetues sipas objektit të mësipërm.


I. Legjitimiteti:


1. Çështja e legjitimimit (locus standi) është një ndër aspektet kryesore që lidhen me inicimin e një procesi kushtetues. Sipas neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” dhe pika 2 të Kushtetutës, si dhe nenit 71 të ligjit nr.8577/2000, çdo individ, person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për gjykimin përfundimtar të ankesave kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë.


2. Ankimi kushtetues individual, në çdo rast, duhet të plotësojë kriteret e nenit 71/a të ligjit nr.8577/2000, që lidhen me shterimin e mjeteve juridike, afatin e paraqitjes së kërkesës, pasojat negative të pësuara në mënyrë të drejtpërdrejtë e reale, mundësinë për rivendosjen e së drejtës së shkelur, si dhe rregullimet e veçanta ligjore të shqyrtimit paraprak të kërkesës.


3. Ne vlerësojmë se subjekti ynë me cilësinë e kërkuesit, legjitimohet “ratione personae”, në kuptim të neneve 131, pika 1, shkronja “f”, 134, pika 1, shkronja “h” dhe 134, pika 2, të Kushtetutës, sepse në objektin e aktivitetit të saj ka: “Të rrisë pjesëmarrjen parimore, jopartiake, konstruktive, në jetën social-politike të vendit, të shqiptarëve të paangazhuar, ndenjës dhe të diasporës, nëpërmjet aktivizmit social dhe aksionit juridik me impakt të lartë.”.

4. Ojf e tipit qendër “Organizata e Qendrës” (OQ) paraqitet në këtë gjykim kushtetues, para së gjithash, si bartëse e së drejtës kushtetuese të garantuar nga neni 8 i saj pasi, “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.” dhe neni 45 i saj ku sanksionohet se: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”. Për rrjedhojë, në paraqitjen e ankimit kushtetues individual, “OQ” ka përmbushur edhe këtë kusht paraprak, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “a” dhe “f”, të Kushtetutës.


5. Gjithashtu, “OQ” legjitimohet edhe “ratione temporis”, pasi ndryshiet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në fuqi në korrik 2021, ndërsa kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është depozituar në datën 04.10.2022, pra brenda afatit 2-vjeçar të përcaktuar nga neni 50, pika 1, e Ligjit Nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.


6. Për sa i takon legjitimimit “ratione materiae”, Gjykata konstaton se “OQ” në thelb të kërkesës së saj pretendon se sipas nenit 49 pika e) e Ligjit Nr.8577 datë datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, sanksionon se: “individët, kur pretendojnë se u cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe reale të drejtat dhe liritë e tyre të parashikuara në Kushtetutë, pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike për këtë qëllim, si dhe kur akti që kundërshtojnë është drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe nuk parashikon nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e tij.”.


II. Kompetenca:


7. Referuar nenit 131, pika 1, shkronjat “a” dhe “c”, të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e ligjit dhe të akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara. Në këtë kuadër, interpretimet dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe aktet ligjore që lidhen me “emigrantët”, përmbushin të gjitha kriteret për të qënë objekt i këtij gjykimi kushtetues.


8. Në këtë kuptim, Neni 131 i Kushtetutës rendit atributet e Gjykatës Kushtetuese në fushë të kontrollit kushtetues si më poshtë:

⦁ Pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu siç parashikohet në nenin 122;

⦁ Pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre.


9. Në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronjat “a” dhe “c”, të Kushtetutës, në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se vetëm aktet normative mund të jenë objekt i kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë së normës, ndërkohë që aktet individuale i nënshtrohen kontrollit të sistemit të zakonshëm gjyqësor. Karakteri normativ i aktit të kundërshtuar është elementi përcaktuesqë ndan juridiksionin kushtetues nga ai i gjykatave të zakonshme, prandaj gjatë ushtrimit të kontrollit abstrakt të normës Gjykata ndalet, paraprakisht, në natyrën e aktit të kundërshtuar, çka lidhet drejtpërdrejt me juridiksionin e saj për shqyrtimin substancial të aktit (shih vendimin Nr.86, datë 30.12.2016 të Gjykatës Kushtetuese).


10. Gjithashtu, një akt me karakter normativ vendos norma të përgjithshme sjelljeje me karakter abstrakt, që rregullojnë marrëdhënie të caktuara juridike, të cilat i shtrijnë efektet e tyre mbi një kategori të pacaktuar subjektesh. Akti normativ është vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk është shterues në zbatimin e tij. Për sa i përket aktit individual, ai është vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete. Ai i referohet një fakti konkret, jo një numri faktesh të mundshme ose hipotetike dhe i jep zgjidhje një çështjeje konkrete të kësaj natyre (shih për këtë qëllim vendimet Nr.86, datë 30.12.2016; Nr.14, datë 21.03.2014 dhe Nr.59, datë 23.12.2014 të Gjykatës Kushtetuese).


III. Përmbledhje e fakteve:


11. “Organizata e Qendrës” është person juridik i themeluar si Organizatë Jofitimprurëse, rregjistruar në Rregjistrin Organizatave Jofitimprurëse, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sipas vendimit Nr.1673 datë 19.01.2022.


12. Objekti i aktivitetit të “OQ” është: “Të rrisë pjesëmarrjen parimore, jopartiake, konstruktive, në jetën social-politike të vendit, të shqiptarëve të paangazhuar, ndenjës dhe të diasporës, nëpërmjet aktivizmit social dhe aksionit juridik me impakt të lartë.”.


13. Neni 8 i Kushtetutës garanton se: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.”.


14. Po kshtu edhe neni 45 i Kushtetutës sanksionon se: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”.


15. Në kundërshtim me këto parashikime kushtetuese, asnjë ligj zgjedhor apo akte të tjera të lidhura me proceset zgjedhore në Shqipëri, nuk ka ndërmarrë nisma serioze dhe reale për të garantuar votën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë.


16. Ashtu si në rastin e Ligjit Nr.16/2018 “Për Diasporën” por edhe në ndryshimet e fundit që i është bërë Kodit Zgjedhor, në asnjë rast nuk është parashikuar votimi i shqiptarve që që jetojnë e punojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë, në vendin ku ato jetojnë.


IV. Mbi papajtueshmërinë me nenet e Kushtetutës:


17. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mishëron dhe mbron më së miri parimet dhe vlerat më të larta të funksionimit të një shoqërie demokratike. Në nenin 8, pika 1 të saj, parashikohet se: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”.


18. Gjithashtu, sipas pikës 2 të nenit 8 të Kushtetutës, sanksionohet se: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.”.


19. Edhe pika 3 e po këtij neni kushtetues garanton se: “Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.”


20. Zbatimi i këtyre parimeve kushtetuese në praktikë nënkupton që ligjvënësi dhe qeveria do të duhet të nxjerrin akte ligjore dhe nënligjore që bëjnë të mundur garantimin e VOTËS, të krijohen garancitë e nevojshme ligjore që krijojnë besueshmëri tek çdo qytetar i Shqipërisë, megjithëse jeton e punon përkohësisht apo përgjithmonë jashtë vendit.


21. Këto standarde të larta të drejtës së VOTËS i mbron Kushtetuta e vendit e cila, në nenin 18 të saj, ka përcaktuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kjo nënkupton se veprimtaria legjislative e Kuvendit duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrë që ligjet e reja që miratohen të mos bien ndesh me sistemin ligjor aktual, për të mos krijuar kështu trajtim jo të barabartë, pasi në të kundërt, kjo do të cenonte funksionimin e shtetit të së drejtës në kuptim të drejtës për të votuar, pavarësisht se punon dhe jeton e punon përkohësisht apo përgjithmonë jashtë vendit.


22. Në zbatim të ligjit themeltar të shtetit, është detyrë e ligjvënësit që të miratojë akte, të cilat krijojnë një sistem të përgjithshëm ligjesh që rregullojnë veprimtarinë e gjithë shoqërisë brenda një shteti dhe që janë të detyrueshme dhe të zbatueshme nga të gjithë. Ky është sistemi ligjor që Republika e Shqipërisë ka ndërtuar deri më sot ku ligji ka karakter të përgjithshëm, nëpërmjet të cilit mbrohen dhe rregullohen të gjitha marrëdhëniet juridiko-shoqërore për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ku të gjithë janë të barabartë përballë tij (ligjit).


23. Në këtë kuptim, edhe sipas nenit 45 të Kushtetutës, se ky sistem ligjor i përgjithshëm dhe veprimtaria e ligjvënësit cënohet nëse nuk orientohet miratimi i dispozitave ligjore të cilat garantojnë votën e lirë edhe për shqiparët që jetojnë dhe punojnë përkohësisht apo përgjithmonë jashtë vendit, persa kohë që ai mban shtetësinë shqiptare dhe nuk është ç`regjistruar nga njësia administrative përkatëse në territorin shqiptar.


24. Pikërisht mbrojtja e parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë dhe të drejtës së shtetasve shqipatarë për të votuar, është detyrë e ligjvënësit që të miratojë akte ligjore, të cilat krijojnë një sistem të përgjithshëm ligjesh që rregullojnë veprimtarinë e çdo individi për të votuar, pavarësisht ku është vendi aktual (referuar datës së zgjedhjeve respektive), i banimit dhe i punës.


25. Ndërkohë që neni 45 pika 1 e Kushtetutës garanton të drejtën e votës për çdo shqiptar ku sanksionohet se: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”, asnjë akt ligjor nuk parashikon votimi i shtetasve shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit, për të votuar atje ku ata kanë rezidencën e tyrë të përkohshmë apo të përhershme, fakt i cili cenon drejtpërdrejt barazinë para ligjit dhe cënon të drejtën e votës.


26. Aktet ligjore të miratuara dhe të ndryshuara vit pas viti,por edhe Kodi Zgjedhor, megjithë ndryshimet e fundit në fakt nuk parashikojnë sesi do të veprohet për të garantuar të drejtën e çdo shtetasi shqiptar për të votuar, pavarësisht se banon dhe punon jashtë vendit, duke cënuar seriozisht sigurinë juridike dhe shkeljen e qartë të një prej të drejtave më të rëndësishme siç është ajo për të votuar dhe për t`u prfaqësuar nga të zgjedhurit me votë të lirë.


27. Kësisoj, si me Ligjin Nr.9034, datë 20.3.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” i ndryshuar, por edhe me ndryshimet e herë pas herëshme të Kodit Zgjedhor, ligjvënësi nuk ka parashikuar asnjë zgjidhje për rolin garantues të shtetit lidhur me të drejtën e votës, për shtetasit e saj që jetojnë e punojnë jashtë vendit.


28. Nëse analizojmë Ligjin Nr.7939 datë 25.05.1995 “Për migracionin” i ndryshuar, i cili në nenin 7, pika 3 gërma a), “Skema për sigurim dhe punësim”, sanksionon se: “Personat që marrin pjes në skemë: a) ruajnë të drejtën e votës në zgjedhjet kombëtare dhe lokale, pavarësisht nga mungesa e tyre në Republikën e Shqipërisë.”, nuk garanton të drejtën e votës sipas neneve 8 dhe 45 të Kushtetutës përsa kohë që nuk janë parashikuar edhe modalitetet për shtetasit të cilët janë në pamundësi objective për të ardhur dhe votuar në vendin tonë.


29. Kështu, Ligji Nr.9034, datë 20.3.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” i ndryshuar, ne nenin 5 të tij “Liritë dhe të drejtat politike”, sanksionon se:

“1. Shtetasit shqiptarë emigrantë gëzojnë liritë dhe të drejtat politike, të parashikuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni shqiptar në fuqi, duke marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit.

2. Shteti krijon lehtësi për emigrantët që kthehen në atdhe për të ushtruar të drejtën e votës në zbatim të Kodit Zgjedhor.”, duke përcaktuar qartë dhe duke e lidhur të drejtën e votës me detyrimin për tu kthyer në atdhe.


30. Referuar këtij neni dhe në zbatim të të drejtave kushtetuese të garantuara në nenin 8 dhe 45 të Kushtetutës, ky nen duhet të kontrollohet dhe të ndryshohet pasi implementimi i tij krijon vështirësi të mëdha në praktikë si dhe ne pjesën maksimale sjell mungesën e ushtrimit të drejtës së votës pasi:


30.1. Në aspektin objektiv:


a- Duhen burime njerëzore të konsiderueshme (duke marrë në konsideratë që gjysma e popullsisë ndodhet jashtë vendit), për organizimin në krijimin dhe lehtësimin e kushteve për emigrantët që kthehen në atdhe për të ushtruar të drejtën e votës në zbatim të Kodit Zgjedhor.


b- Nisur nga parashikimet e Kodit Zgjedhor se zgjedhjet janë periodike (një herë në dy vjet), po kështu edhe largësia me vendin e shumë emigrantëve, rritet pamundësia e tyre lidhur me shpenzimet për të ushtruar të drejtën e votës.


c- Nisur nga parashikimet e Kodit Zgjedhor se zgjedhjet zhvillohen detyrimisht në pranverë dhe në vjeshtë, rritet pamundësia e tyre lidhur me ardhjen për efekt të marrëdhënieve të punës apo shkollës në vendin ku banojnë dhe punojnë, për të ushtruar të drejtën e votës.


30.2. Në aspektin subjektiv:


a- Edhe kur nga organet shtetërore ka patur një përpjekje për të organizuar sjelljen e emigrantëve shqiptarë për të votuar, ajo është bërë në shtetet fqinje, duke ndikuar negativisht kësisoj në heqjen e të drejtës të pjesës tjetër që jetojnë me larg apo në kontinente të tjera për të ushtruar të drejtën e votës.


b- Gjithashtu, ka shumë rastë që edhe kur nga organet shtetërore ka patur një përpjekje për të organizuar sjelljen e emigrantëve shqiptarë për të votuar, ajo është bërë më së shumti me militantët dhe anëtarët e forcave politike në pushtet, per te favorizuar ne zgjedhjet qeverine e kohes, duke ndikuar negativisht kësisoj në heqjen e të drejtës të pjesës tjetër të cilët janë të papërfshirë në forcat politike ose janë mbështetës të opozitës së kohës.


c- Një rast flagrant lidhur me këtë ishte mbyllja e kufinjve të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut një ditë para zgjedhjeve të datës 25 prill 2021 prej Komitetit te Ekspertëve lidhur me situatën e Covid 19, të cilat çuditërisht u hapën më 26 prill 2026 (pra 1 ditë pas), duke i hequr të drejtën e votës shumë emigrantëve si dhe, duke çuar dëm shpenzimet e bëra nga ata për të ardhur në vendin e tyre dhe për të ushtruar të drejtën e votës, bazuar në të drejtën kushtetuese.


31. Kështu, Ligjin Nr.9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi, në nenin 6 “Liritë dhe të drejtat politike”, sanksionon se:

“1. Emigrantët shqiptarë gëzojnë liritë dhe të drejtat politike, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe legjislacioni shqiptar në fuqi, si dhe duke marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit.

2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse krijojnë lehtësitë e nevojshme për emigrantët shqiptarë, që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe legjislacioni e shtetit pritës.”, por në asnjë rast nuk janë dhënë modalitetet se si do ushtrohet kjo e drejtë në shtetin pritës dhe kush janë institucionet që do të implementojnë këtë ligj, duke bërë që e drejta e votës të mos ushtrohet.


Siç shikohet asnjë parashikim në këto akte ligjore lidhur me të drejtën e votës për shtetasit emigrantë që punojnë e jetojnë jashtë kufijve të vendit, duke cënuar kësisoj të drejtën kushtetuese të votës për çdo shtetas shqiptar dhe duke shkelur rëndë parashikimet në nenet 8 dhe 45 të Kushtetutës.


32. Edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk e zgjidhën këtë ngërç kushtetues lidhur me të drejtën e votës pasi sipas nenit 3 “Parime të përgjithshme”, pika 1., 2., dhe 3., sanksionon se:

“1. Zgjedhjet janë periodike.

2. Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod. Zgjedhësit e ushtrojnë lirisht të drejtën e votës.

3. Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.”, duke mos i dhënë zgjidhje një çështje shumë të rëndësishme dhe që lidhet me mbi 1.5 milion shtetas shqiptarë, siç është ajo e votës së emigrantëve shqiptarë të cilët janë në pamundësi objektive për të ardhur fizikisht në shtetin e tyre dhe për të shprehur të drejtën e votës sipas parashikimeve kushtetuese.


33. Me gjithë përpjekjet për të prodhuar akte ligjore për emigrantët dhe diasporën, ligjvënësi dhe gjithë organet shtetërore kanë dështuar në garantimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, duke cënuar kësisoj jo vetëm të drejtën kushtetuese të votës për çdo shtetas shqiptar, por edhe përfaqësimin e shtetasve në organet legjislative dhe lokale pasi, referuar këtyre akteve ligjore, të drejtën e votës e ushtrojnë gjysma e popullsisë (një Deputet apo Kryetar Bashkie votohet nga gjysma e votuesve sipas listës që administrohet nga KQZ), të regjistruar sipas Kodit Zgjedhor për ta ushtruar.


34. Kështu, sipas Ligjit Nr.14/2016 “Për identifiimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 1 të tij sanksionohet qëllimi i këtij ligji i cili parashikon se: “Qëllimi i këtij ligji është identifikimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.”, duke u rrekur të krijojë përshtypjen se qëllimi i identifikimit të shtetasve shqiptarë, është e lidhur me të drejtën e votës, gjë e cila edhe sot është akoma e pazgjidhur, duke u mohuar kështu mbi 1.5 milion shqiptareve të drejtën e votës garantuar më Kushtetutë.


35. Fakti se sipas nenit 2 “Fusha e veprimit” të po këtij ligji parashikon se: “Ky ligj zbatohet për shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik.”, tregon qartazi se ligjvënësi dhe organet shtetërore i kanë mekanizmat për të identifikuar shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë vendit dhe për të garantuar votën e tyrë nga ATJE ku ata banojnë dhe punojnë, por mungon vullneti dhe dëshira për të respektuar të drejtat e shtetasve sipas parashikimit të Kushtetutës.


36. Dhe të mendosh se që nga viti 2016 (kanë kaluar 6 vjet), nuk ka asnjë rezultat lidhur me perspektivat lidhur me këtë ligj, marrë në kosideratë se sipas nenit 3 parashikon se:

“1. “Programi i regjistrimit të adresës” është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, i cili përmban të dhëna për shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik.

2. “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti sipas përkufizimit të bërë në pikën 1, të nenit 2, të ligjit nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar.

3. “Regjistrimi i adresës” është regjistrimi i adresës së banimit të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.”, tregon se modalitetet për zbatim janë të qarta dhe të zbatueshme, por mungon vullneti nga organet kompetente për të garantuar votën emigrantëve sipas Kushtetutës.

37. Ndërkohë që neni 4 i këtij ligji parashikon se lidhur me këtë ligj parashikon se autoriteti përgjegjës për krijimin dhe administrimin e programit të regjistrimit të adresës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile (pra Ministria e Brëndshme), nëpërmjet nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki, dhe ministria që mbulon shërbimin konsullor, nëpërmjet nëpunësit të autorizuar të përfaqësisë diplomatike dhe konsullore, neni 5 sanksinon se:

“1. Identifikimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet nëpërmjet vetëdeklarimit on-line dhe nga autoritetet përgjegjëse, të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji.

2. Procesi i përpunimit të të dhënave personale i shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë identifikimin, vetëdeklarimin dhe regjistrimin e të dhënave në programin e regjistrimit të adresës, kryhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

3. Forma dhe përmbajtja e formularit tip të vetëdeklarimit të adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit që mbulon shërbimin e gjendjes civile dhe ministrit që mbulon shërbimin konsullor.”, duke dëshmuar qartazi se ky numër i madh i emigrantëve pas identifikimit ishin gati të implementoheshin për të votuar n vendin ku ata jetonin dhe punonin, marrë në konsideratë edhe nëpërmjet vetëdeklarimit on-line të emigrantëve.


38. Mjafton të analizojmë se një nga mënyrat për identifikimin e emigrantëve është VETËDEKLARIMI i tyre, kjo sipas nenit 6 të po këtij ligji i cili sanksionon se:

“1. Pas njoftimit të detyrimit ligjor të vetë-deklarimit të adresës, sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj, shtetasi plotëson formularin tip të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të autoriteteve përgjegjëse ose pranë zyrave përkatëse.

2. Shtetasi informohet, nëpërmjet faqes zyrtare të autoriteteve përgjegjëse dhe formularit tip të vetëdeklarimit, për qëllimin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale.

3. Në rast vetëdeklarimi të adresës nga shtetasi në mënyrë elektronike, autoriteti përgjegjës konfirmon adresën e deklaruar nga shtetasi, nëpërmjet shërbimit postar. Autoritetet përgjegjëse nuk kryejnë asnjë veprim për regjistrimin e adresës së vetëdeklaruar, deri në konfirmimin e saj, nga shërbimi postar.

4. Rregullat për njoftimin e detyrimit për vetëdeklarim të adresës, procedura e plotësimit dhe e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit, dokumentet shoqëruese të tij, si dhe administrimi i tyre nga autoritetet përgjegjëse miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”, tregon dhe sqaron qartë se është krejt e mundëshme të implementohet votimi on-line, ashtu siç edhe vetëdeklarimi (neni 5 pika 1), duke bërë kështu garantimin e votës së emigrantve sipas neneve 8 dhe 45 të Kushtetutës.


39. Edhe parashikimet ne nenin 7 “Identifikimi i adresës së shtetasve nga autoritetet përgjegjëse”, neni 8 “Identifikimi dhe regjistrimi i adresës”, dhe neni 9 “Njoftimi dhe afatet”, të po këtij ligji, tregojnë mjaftueshëm se mund dhe duhet të krijohen të gjithë modalitetet dhe kushtet e nevojshme nga organet shtetërore që, emigrantëve t`u garantohet vota, që këtë të drejtë kushtetuese ata ta shprehin në shtetin ku jetojnë e punojnë dhe që vota e tyre të numërohet në njësinë administrative ku figuron i regjistruar në vendin tonë.


40. Megjithëse ligjvënësi vijoi me përpjekjet për të prodhuar akte ligjore për emigrantët si dhe identifikimin e tyre sipas vendbanimeve të shtetit pritës, nuk u arrit të zgjidhet çështja votimit të emigrantit në vendin ku punon e jeton dhe që, vota e tij të konsiderohet në numërim në njësinë administrative ku ai figuron i regjistruar (p.sh.m në njësinë administrative Nr.10 Tiranë).


41. Për këtë qëllim u miratua dhe Ligji Nr.16/2018 “Për diasporën” i ndryshuar, madje u ngrit edhe një ministri dedikuar diasporës, por nuk u zgjidh çështja kryesore lidhur me të drejtën për të votuar një shtetas shqiptar i diasporës (emigrant), pasi edhe nëse shikohet qëllimi i miratimit të këtij ligji, vetëm të drejtën kushtetuese të votës nuk zgjidh:

“Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për:

a) kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën;

b) mënyrën e mbajtjes, të forcimit dhe realizimit të lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës;

c) krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës;

d) dhënien e çmimeve kombëtare në fushën e marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;

e) ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin e origjinës.”.


42. Në këtë mënyrë, mosgjetja e mënyrës dhe mossigurimi i kushteve të nevojshme që emigrantët të votojnë on-line në shtetin ku ata jetojnë e punojnë, bën kështu që në praktikë të ekzistojë sërish një diskriminim ndaj emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit sepse kushti nga ligjvënësi që ata të votojnë është vetëm kthimi në atdhe.


43. Edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë aktet ligjore të miratura lidhur me konceptin e veprimtarisë së lire, duke garantuar se se liria e veprimtarisë ekonomike përmban edhe detyrimin e shtetit që, nëpërmjet ligjvënësit, të ndërhyjë në rregullimin e kësaj lirie, me qëllim që krahas lirisë së veprimtarisë ekonomike të garantohet edhe parimi i shtetit social dhe i së mirës së përbashkët.


44. Nisur nga fakti se për 31 vite, emigrantët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në remitancat ndaj vendit tonë, vënia e kushtit për të ardhur në atdhe dhe mohimi i të drejtës për të votuar në vendin ku jetojnë e punojnë, përbën një diskriminim shumë të madh lidhur me garantimin kushtetues të së drejtës së votës.


45. Gjithashtu, edhe nisur nga fakti se brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, 90% e shërbimeve janë on-line, pse mos t`u krijohet mundësia nga ligjvënësi edhe emigrantëve të votojnë on-line në vendin ku banojnë dhe punojnë dhe, vota e tyre të numërohet në njësinë administrative ku janë të regjistruar në territorim e Republikës së Shqipërisë.


46. Është pikërisht ky element dallues i kësaj lirie, pra qenia e saj si një nga shtyllat e shtetit demokratik, që i jep asaj një natyrë të veçantë. Kjo veçanti shprehet edhe në aspektin e parashikimit të kriterit garantues sipas nenit 8 të Kushtetutës e cila parashikon se:

“1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.”.


47. Për këtë qëllim, për shkak të rolit aktiv të shtetit në drejtim të ushtrimit të drejtës për të votuar, kushtetutëbërësi në nenin 45 të Kushtetutës ka parashikuar kriteret mbi bazën e të cilave mund të ndërhyhet për të rregulluar ushtrimin e të drejtës së votës, duke përcaktuar se, “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”.


48. Pavarësisht këtij kriteri kufizimi, ne pretendimet tona lidhur me cenimin ose jo të kësaj lirie të lidhur ngushtë me sferën e të drejtave të individit, i shikojmë edhe në përmbajtje të nenit 17, pika 1, të Kushtetutës, që shtrihet ndaj të gjitha të drejtave dhe lirive të parashikuara në të, ku sipas kësaj dispozite parashikohet se: “kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.”


49. Për këtë arsye ne argumentojmë se interpretimi dhe ndryshimi i ligjeve objekt i kësaj kërkese, duke i parë në referim të neneve 8 dhe 45 të Kushtetutës kan si qëllim:

- Barazine e votës;

- Garantimin e votës edhe për emigrantët.


50. Ne vlerësojmë se pavarësisht diskrecionit që ka ligjvënësi për të vepruar brenda hapësirës së tij normuese, duke përcaktuar qartë dhe rast pas rasti qëllimet që kërkon të arrijë, është e papranueshme në shtetin e së drejtës që të mohohet një e drejtë kushtetuese siç është e drejta e votës.


V. Konventat ndërkombëtare që shkelen përmes akteve që kërkohet kontrolli dhe ndryshimi:


51. Aktet ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe ndryshohen bien ndesh me Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me Ligjin Nr. 8137, datë 31.7.1996 “Për Ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, ku në nenin 1 të saj sanksionohet se: “Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Seksionin I të kësaj Konvente.”, brënda së cilës përfshihet dhe e drejta e votës, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.


52. Po kështu, dispozitat ligjore që kërkojë të kontrollohen dhe ndryshohen nga kjo e Nderuar Gjykatë, bien ndesh dhe me nenin 10 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut siç është ajo e “Lirisë së Shprehjes”, nga ku sanksionohet se:

“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematografike ose televizive.

2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.”, dhe ku Kushtetuta garanton se si pjesë e lirisë së shprehjes është edhe ajo e votës dhe që sipas dispozitave ligjore që kerkojmë të kontrollohen dhe ndryshohen, bien ndesh.


53. Dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe ndryshohen nga Ju, bien ndesh dhe janë të papajtueshëm edhe me nenin 17 të kësaj konvente e cila sanksionon se:

“Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet se i jep një Shteti, grupimi ose individi, të drejtë që të përfshihet në ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë akt që synon cënimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në këtë Konventë ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave ose lirive sesa është parashikuar në Konventë.”, duke na dhënë të drejtë legjitime në kërkimet tona lidhur me votën e emigrantëve në vendin ku jetojnë dhe punojnë, si një nga të drejtat themelore të njeriut, të garantuara dhe mbrojtura m Kushtetutë.


54. Gjithashtu, dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe ndryshohen nga Ju, bien ndesh dhe janë të papajtueshme edhe me nenin 3 të Protokollit 1 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i cili sanksionon se:

“Më shumë sesa bën vlerësimin e të drejtave, ky nen i detyron shtetet "të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës". Por, Gjykata ka nxjerrë nga ky detyrim të drejtën për të votuar dhe të drejtën për t’u zgjedhur.

Neni nuk kërkon një sistem të caktuar zgjedhor. Shtetet kanë të drejta të gjera lidhur me mënyrën sesi i organizojnë zgjedhjet, përfshirë dhe kushtet që duhet të plotësohen nga kandidatët për postet përkatëse. Megjithatë, parimi i votimit universal është shumë i fortë dhe shteteve u kërkohet në mënyrë shumë strikte të justifikojnë humbjen e votës nga individë ose kategori të caktuara personash, si për shembull, të burgosurit.”, duke konfirmuar kështu se dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe ndryshohen, bien ndesh me këtë Protokoll dhe se vendi ynë, nuk e ka luksin të humbasë votën e mbi 1.5 milion votuesve emigrantë.


VI. Parimet kushtetuese dhe të drejtat që shkelen përmes aktit që kërkohet të kontrollohet dhe ndryshohet:


55. Në këto kushte, ne vlerësojme se sipas këtij ligji, janë shkelur parimet bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë lidhur me të drejtën për të votuar, kjo në këndvështrim të neneve 8 dhe 45 të Kushtetutës.


56. Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se këto dispozita ligjore, në interpretim të neneve të Kushtetutës, krijojnë pabarazi para ligjit dhe cënim të të drejtave të njeriut siç është ajo e të drejtës për të votuar, parime këto të mbrojtura nga neni 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


57. Dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe të ndryshohen, bien ndesh me parimin e barazisë dhe lirinë e shtetasve për të votuar, edhe pse jeton dhe punon jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë, kjo sipas nenit 45 të saj se çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.


58. Nga ana tjetër, ky detyrim kushtetues i organeve shtetërore është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me parimin e shtetit të së drejtës, të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, sipas të cilit e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.


59. Në kuptim të parimit iura novit curia pretendimi ynë ngrihet në këndvështrim të respektimit të këtij parimi, në kuptim të nenit 8 të Kushtetutës, i cili parashikon se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.


Po kështu, dispozitat ligjore që ne kërkojmë të kontrollohen dhe të ndryshohen nga ana Juaj, bien ndesh edhe me parimin kushtetues se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.


60. Edhe lidhur me parimin kushtetues se Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare, dispozitat që ne kërkojmë të kontrollohen dhe të ndryshohen, duke i mohuar emigrantëve të drejtën e votës janë të papajtueshme.


61. Shteti i së drejtës, i cili garantohet që në preambulën e Kushtetutës, është një nga parimet dësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Si i tillë, ai përcakton një normë të pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete bazë të mjaftueshme për deklarimin e një dispozite ligjore si të papajtueshëm me Kushtetutën (shih për këtë qëllim vendimin Nr.34, datë 20.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese).


62. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se parimi i shtetit të së drejtës i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese (shih vendimet Nr. 60, datë 16.9.2016; Nr.25, datë 28.04.2014; dhe Nr.23, datë 08.06.2011 të Gjykatës Kushtetuese).


Në vijim të kësaj jurisprudence, të gjitha organet, e parashikuara ose jo në Kushtetutë, duhet t’i nënshtrohen parimit të kushtetuetshmërisë dhe atij të ligjshmërisë, pasi vetëm në këtë mënyrë garantohet shteti i së drejtës dhe e drejta e votës.


63. Duke mbajtur parasysh se shteti ka për detyrë respektimin dhe mbrojtjen e bazave (vlerave themelore) të përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë, ne nënvizojmë se organet shtetërore në aktet që miratojnë dhe në veprimet që kryejnë, nga njëra anë, duhet të frymëzohen nga këto vlera themelore (neni 3), por, nga ana tjetër, ato njëkohësisht duhet të respektojnë shtetin e së drejtës, pra që veprimtaria e tyre të jetë e bazuar tek e drejta në kuptimin e gjerë (latu sensu), e cila përfshin jo vetëm Kushtetutën, por edhe kuadrin ligjor respektiv (neni 4).


64. Megjithatë, shteti i së drejtës nuk konsiston vetëm në detyrimin për zbatimin e tërësisë së normave juridike, nga organet shtetërore, por në sigurimin e kontrollit gjyqësor se si autoritetet respektojnë këto norma juridike. Në këtë kuptim ne vlerësojmë se në rastin në shqyrtim bazat (vlerat themelore) e përcaktuara në nenin 45 të Kushtetutës, ku parashikohet e drejta për të votuar, shërbejnë për të interpretuar normat kushtetuese dhe veprimtarinë e organeve shtetërore, ndërsa parimi i shtetit të së drejtës, i sanksionuar në nenin 4 të saj, shërben për të përvijuar dhe kontrolluar veprimtarinë e këtyre organeve.


VII. Papajtueshmëritë me Marrëveshjn e Stabilizim-Asociimit (MSA):


65. Shqipëria, ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, akt ky të cilin Kuvendi e ka ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe bashkësive evropiane e shteteve të tyre anëtare”. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Republika e Shqipërisë është angazhuar, ndër të tjera, që të përmirësojë legjislacionin e brendshëm të saj, me qëllim përafrimin me atë të bashkësisë evropiane, dhe këtu hyn edhe e drejta e votës për emigrantët.


66. Nisur nga objekti i kërkesës, ne argumentojmë se dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe të dryshohen, bien ndesh edhe me detyrimet ndërkombëtare që Republika e Shqipërisë ka përcaktuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.


67. Siç u sqarua më sipër, veç të tjerave, përjashtimi nga e drejta e votës e mbi 1.5 milionë emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit, ashtu si dhe e argumentuam më sipër:

67.1. Ligji cënon sigurinë juridike, si një nga parashikimet në MSA;

67.2. Parashikimet e këtij ligji diskriminojnë shtetasit në aspekt të barazisë para ligjit, si kusht i marëveshjes së MSA;


68. Për këtë arsye, dispozitat ligjore që ne kërkojmë të kontrollohen dhe të ndryshohen, janë në kundërshtim me detyrimet që shteti shqiptar ka marrë përsipër nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, akt ky që sipas nenit 5 dhe 116 i Kushtetutës është pjesë e legjislacionit të brendshëm dhe i detyrueshëm për zbatim. Pra ndër të tjera, këto dispozita ligjore që nuk garantojnë të drejtn e votës, janë të papajtueshëm edhe me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.


VIII. Përfundime:


Referuar sa parashtruam më sipër, ne argumtojmë se dispozitat ligjore që kërkojmë të kontrollohen dhe të ndryshohen pasi:


⦁ nuk janë në përputhje me parimet themelore kushtetuese;

⦁ bien ndesh drejtpërdrejtë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

⦁ nuk garantojnë mbrojtjen e të drejtës së shtetasve për të votuar;

⦁ cenojne parimin e sigurisë juridike lidhur me ushtrimin e të drejtës për të votuar;

⦁ bien ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo i ka ratifikuar;

⦁ bien ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit;


Si konkluzion, për gjithë sa u parashtruam dhe argumentuam më sipër, në mbështetje të nenit 131 pika 1, germa “a”, 134 pika 1 germa “a”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 49/1, 50/1 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nga Gjykata Kushtetuese kërkojmë që në përfundim të shqyrtimit të vendosë:

⦁ Pranimin e kërkesës;

⦁ Kontrollin e nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës, lidhur me të drejtën për të votuar të shqiptarëve (emigratëve), që jetojnë jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (emigrantët);

⦁ Në përputhje me pikën 2 të kërkesës -

3.1. Kontrollin e papajtueshmrisë së dispozitës ligjore e konkretisht të: nenit 5 të Ligjit Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”, lidhur me të drejtën për të votuar të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (emigrantët) dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, në respektim të nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republiks së Shqipërisë, dhe,

3.2.Ndryshimin e dispozitës ligjore e konkretisht të: nenit 5 të Ligjit Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”, dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë,lidhur me të drejtën për të votuar të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (emigrantët), në respektim të nenit 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republiks së Shqipërisë.


⦁ Detyrimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ligjvënësit, që brenda 4 (katër) muajve, për të plotësuar kuadrin ligjor brenda një afati të caktuar dhe që lidhet me të drejtën për të votuar të popullit shqiptar që jeton jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë (diasporës), për të votuar në vendin ku jeton dhe punon si dhe, t`i njihet vota në njësinë administrative ku është i regjistruar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë; Ligjin Nr.9034 datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë”; Ligjin Nr.9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiparë për motive punësimi” dhe Ligjin Nr.16/2016 “Për identifikimin dhe rregjistriin e adrsës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 3 pika 3 e Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.


Tiranë më 04 tetor 2022

“Organizata e Qendrës”, përfaqësuar nga av. Adriana Kalaja


Bashkëngjitur kërkesës Aneksi I., lidhur me provat që paraqesim përpara kësaj Gjykake.

⦁ Statuti i “Organizatës së Qendrës”;

⦁ Akti i Themelimit i “Organizatës së Qendrës”;

⦁ NIPT-i i “Organizatës së Qendrës”;

⦁ Vërtetimi i rregjistrimit të “Organizatës së Qendrës” nga Zyra e Rregjistrimit të OJF-ve pranë Gjyatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

⦁ Prokura e përfaqësimit.


Po kështu rezerojmë të drejtën:

⦁ Për tu shprehur me parashtrime shtesë bazuar në provat dhe prapësimet që do të sjellin në gjykim palët e interesuara;

⦁ Për të kërkuar prova për të cilat jemi në pamundësi objektive për ti gjetur;

⦁ Për të kërkuar provën me ekspertë të cilët zotërojnë njohuri të veçanta të fushave të ndryshme;

⦁ Për të kërkuar thirrjen e dëshmitarëve të ndryshm të cilët kanë dijeni të cilat do të ndihmojnë zgjidhjen sa më të drejtë të kësaj çështje.


Tiranë më 04 tetor 2022

“Organizata e Qendrës”, përfaqësuar nga av. Adriana Kalaja


bottom of page