top of page

Shenime Lundrimi

Ne hyrjen e Fjordit te Madh te Aisén, Colono (anija e udhetimit) zvogelon shpejtesine per te kryer nje manover në ndryshimin e drejtimit prej 45 gradesh qe do t’i lejoje hyrjen ne Patagoni. Per kete lundrimi behet i ngadalshem, gati monoton, si levizjet e shoferave te kamionëve në bordin e tragetit, burra që vrasin kohën duke diskutuar lojrat e dominose, duke pire mate të hidhur ose duke u rruar me ndihmen e pasqyrave te prapme.Te tjeret, ato që nuk luajne dhe as ata qe zbukurohen, kontrollojne që ngarkesa ne kamion te jete ende e stivuar mire, që thaseve të hudhrave, të patateve, të qepeve, të zarzavateve e të gjithe ketyre që nuk rriten e lulezojne ne krahinen e pafundme ku jane drejtuar, të jene ende te sigurta mbi shpinen e kamionëve që pushojne si kafshë te fjetura ne barkun e nje balene te kuqe o te bardhe.

Eshte nje agim pa ere, vetem nje fllad i lehte lajmeron qe kemi lene Oqeanin Paqesor per te hyre ne ujerat mitike te Fjordit te Madh. Siperfaqja duket nje teh metalik ne te cilin dielli qe lind mbi vargmal dhe rete shkepusin reflekse te argjenda.


Patagonia kileane

Mbi uren e komandes, timonieri dhe dy oficeret e marines vrojtojnë me kujdes siperfaqen. Njerezve te detit te ketyre rajoneve i pelqejne fiordet me vale. Ne levizjen e ujit njohin stomët tradhetare te reres dhe shkembenjte me thepa, qe fshihen nen siperfaqe. Nuk ka gje me te keqe se deti i qete, thone marinaret e detrave te jugut.

Lundrojme drejt jugut. Me pak fat mund te hyjme ne nje vend te quajtur Trapananda. “Si arrihet ne Trapananda?” pyes nje nga ata qe eshte duke u rruar. “ Nuk ia kam idene. Ndoshta kapiteni e di”, pergjigjet. Jo. Ky nuk eshte patagonas. “ Si shkohet ne Trapananda” ngulmoj tani me nje pijetar te mates. “ Me durim, mik. Me shume durim,” thekson dhe me veshtron me nje shprehje dashamire. Po. Pa dyshim qe ky eshte patagonas. Trapananda. Ne 1570, guvernatori i Kilit, don García Hurtado de Mendoza, arriti ne perfundimn, me shume dhimbje, qe zerat rreth shtrirjeve te medha te arit dhe argjendit ne jug te La Frontera, ne territorin e zoteruar nga maja Nielol, nga ku mapuche, pehuenche dhe teuhelche, luftetaret e pare te Amerikes, kishin filluar nje lufte te rezistences qe do te zgjaste per me shume se kater shekuj, nuk ishin tjeter veçse zera te bazuara ne perralla.


Don García Huartado de Mendoza-s nuk i interesonin dhe aq metalet e çmuara.Ishte nje fermer dhe si pushtuesit e tjere kastilianë , ndermjet tyre edhe Pedro de Valdivia, kishte verejtur me kënaqësi qe potencialet bujqesore te tokes ne veri te lumit Bío- Bío ishin te pafundme. Rritej çdo gje. Mjaft te hidhje faren dhe mandej ajo toke pjellore bente te sajën.


Deri dhe vera behej mire. Më 1562, ne tokat qe iu dhane kolonit spanjol Jerónimo de Hutmeneta, 20 lega ne jug te Santiago del Nuevo Extremo, qene prodhuar pesedhjete botet e para te veres kiliane. Ishte nje pije e koncentruar, e forte, e thate dhe e erret si nata. Nje vere e mire per ta shenjteruar, por akoma me e mire per ta pire. Pasardhesit e kolonit spanjol vazhduan prodhimin dhe, edhe sot, nje “Hurmeneta della Valle del Maipo” eshte konsideruar nder verat me te mira ne bote.

Kishte nga te gjitha në ato toka, por nga Spanja kerkonin ar dhe argjend, keshtuqë don García vendosi qe t’i jape besim thenieve te pasurive te medha.

Kete here zerat e ushtareve flisnin per nje mbreteri misterioze e Tralalanda-s, o Trapalanda, o Trapananda, qe kishte qytete te shtruara me shufra ari, ku dhe portat e shtepive hapeshin fale menteshave te medha te bera nga argjend i paster. Disa arriten te thoshin qe Tralalanda, Trapalanda, o Trapananda, nuk ishte tjeter, por Qyteti i Humbur mitik i Cesareve, nje lloj El Dorado e hemisferit jugor. Dhe zerat siguronin qe kjo mbreteri e mrekullueshme shtrihej ne jug te Reloncaví-se, rreth 1200 km nga kryeqyteti i ri kilian.


Don García Hurtado de Mendoza organizoi atehere nje ekspedite nen komanden e guvernatorit ushtarak te kufirit, Arias Pardo Maldonato dhe e urdheroi te pushtonte per Spanjen mbreterine e Tralalanda-s, Trapalanda-s, Trapananda-s, o si djallin quhej.

Asnje historian nuk ka arritur te zbuloje nese Arias Pardo Maldonado te kete arritur te shkele ne tokat e jugut te Reloncaví-se, tokat e Patagonise kontinentale, por ne arkivin e Indieve, ne Sevilje, mund te lexohen disa relacione te shkruara te guvernatorit: “Banoret e Trapananda-s jane te gjate, te perçudur dhe te mbuluar me qime. Kane kembe tmerresisht te medha dhe levizja e tyre eshte e ngadalte dhe e ngathet , per me teper duke u bere pre e kollajtë e arkebusëve. “Ata te Trapananda-s kane veshë aq te medhenj sa kur flejne nuk kane nevoje per mbulesa as per veshje per t’u mbrojtur, sepse mbulojne trupin me to”. “Njerezit e Trapanandas qelben ere dhe murtaje sa nuk durohen edhe ne mes tyre e per me teper nuk afrohen, nuk ciftezohen, as kane femije”. Ç’rendesi ka nese Arias Pardo Maldonado arriti a jo ne Trapananda, nese shkeli o nuk shkeli ne Patagonia. Me te lindi letersia fantastike e shkruar ne kontinentin amerikan, imagjinata jone e pafundme dhe mjafton kjo per ta bere te denje qe te jete nje personazh historik.

Ndoshta arriti ne Patagoni dhe i marramendur nga peizazhi shpiku ato histori te qenieve monstra per te larguar te tjera ekspedita te mundeshme. Nese ky ka qene qellimi i tij , atehere mund te jemi te qarte qe e arriti, sepse Patagonia, ne pjesen kiliane, mbeti e virgjer deri ne fillimet e shekullit 20, kur filloi kolonizimi i saj.


Kemi lundruar rreth pese mije milje ne Fjordin e Madh drejt brendesise se kontinentit, kur Colono zvogeloi edhe njehere shpejtesine. Bashke me pasagjeret e tjere u afrova te parmaku i pjeses se parme te anijes per te pare se çfare po ndodh. Nese je me fat eshte akoma e mundur te asistosh ne kalimin e ndonje balene, o te ndonje formacioni delfinesh ne kerkim te lirise ne detin e hapur.Por kete here nuk behet fjale per nje cetac, por per hijen e nje barke qe dora dores qe afrohet , behet gjithnje me e qartë, ndersa une mundem nga nje ndjenje qe nga emocion kalon ne admirim.

Ështe nje barkë nga Chiloé. Nje barke e vogel rreth 8 m e gjate dhe 3 m.e gjere, qe lundron e shtyre nga era qe fryn velin e vetem te saj. E shoh te afrohet dhe e di qe kjo barke e brishte eshte pjese e asaj qe me ben te kthehem gjithnje ne jug te botes.

Sapo ngjitem ne bordin e anijes qe do te me çoje ne Chiloé, në kufijte jugore, filloj te zbuloj nje univers me te cilin jam i lidhur me nje pakt te nje perkatesie reciproke. E shijoj kalimin , gjithnje ne levizje te Gjirit te Corcovado-s dhe ndersa lundroj ne lindje te arqipelageve te Chiloé-s, te Guaitecas, te Chonos, në dyzina ishujsh te pabanuar, me ndriçim te gjelber, te shqetesuar nga erera te forta, por qe nuk arrijne te shuajne ndezjen ngjyre prushi te pemeve te drurit tik (peme tropikale e subtropikale ne ngjyre te verdhe, ne bronz e ne te kuq. shenimi k.d.), ndjej qe kthehem ne nje bote ku aventura jo vetem qe eshte ende e mundur, por eshte forma me elementare e jetes.


“Kush rrezikon, ha”, me shpjegoi nje here nje kilian i Castros. Nje si ai qe shoh tek kaloj tani, te ulur ne kiçin e anijes se tij, me hekurin te shtrenguar mire mes duarve, sikur timoni te ishte nje perzgjatues i kraheve te tij, qe zbret gjate anes se anijes derisa humbet ne ujë. Nje si ai qe kalon shume afer Colono-s dhe pershendet duke ngritur me mirenjohje nje dore, sepse ka kuptuar qe kapiteni ka urdheruar uljen e shpejtesise ne minimum qe te mos beje te pasigurt barken e tij ne valet qe trageti provokon duke lundruar. Ai burre eshte “rrezikuar” që të kujdeset per lisat, shelgjet, plepat, eukaliptet, që i ka ndjekur gjate rritjes duke varur per shume vite ne deget e tyre gure te peshave te ndryshme, derisa trungjet nuk kane arritur rritjen dhe perkuljet e duhura per te formuar nje plantacion te shendetshem dhe te perkulshem. Tani e shoh te lundroje mbi ujrat e qeta te Fjordit të Madh dhe e di qe e ben edhe nepermjet Corcovado-s , ne gjirin e tmerrshem te Penas, ne Kanalin Messier dhe te Indios, ne ngushticen e Magelanit, ne det te hapur, pa radar, pa radio, pa instrumente te lundrimit, pa motor ndihmes, pa asgje me shume e asgje me pak se njohuria e tij per detin dhe eren.


Keta vagabonde te detit qe shume here i kam pare nga kuverta e Colono-s e te anijeve te tjera, jane vellezerit e mi e me japin gjithnje te paren mirseardhje ne Patagoni.


Luis Sepulveda

Perktheu Keti Dibra





28 views0 comments
bottom of page