"NJERËZ DHE LUFTËRA" nga Keti Dibra
Ikin ditën
ikin nëpër
natë
ikin e
largohen
të tkurrur
nga ankthi
nga frika
nga vdekja
as kokën
kthyer.
Lënë pas
njerëz
lënë shumë
lënë vatër
lënë dheun
lënë fjalën
për tjetërkund.
Zëra që
shuhen
dhe bëhen
askushi
në radhë.
Pikon
mendimi
me mua
ç’do bëhet
çdo bëhet
me ne?
Të fortët
vendosin
për fatet
e kombeve
e njerëzve
të gënjyer
të vjedhur
të vrarë.
Të behet
luftë
me ju
do fitojmë!
Urdhëra
tiranësh
të “lojërave
të fatit”.
Pamje si prej luftës së dytë botërore - Refugjatë ukrainas mësyjne trenat
“REFUGJATËT” nga Adam Zagajewski
Te përkulur nga një peshë
që jo gjithmonë shihet
shtyhen perpara në baltë e në rërën
e shkretëtirës,
të përkulur, të uritur,
njerëz të pafjalë, me veshjet
e rënda,
përshtatur për tërë stinët,
gra të plakura me fytyra të vrara
që mbajnë diçka, një foshnjë, një
llampë,
nje kujtim, ose copën e fundit
të bukës.
Mund të jetë Bosnja, sot,
Polonia në shtatorin e ‘39, Franca
tetë muaj më vonë, Turingia në ‘45,
Somalia, Afganistani o Egjipti.
Është gjithnjë një karrocë, o së paku një karro
e vogël, mbushur me thesare(jorganë, tas
argjendi
dhe aroma e shtëpisë që shpejt zhduket).
Një makinë pa benzinë e fjetur në
gropë,
një kalë( që do të braktiset),borë, shumë
borë,
tepër borë, tepër diell, tepër shi,
dhe ajo e përkulur karakteristike e trupit,
si drejt një planeti tjetër, më të mirë,
me gjeneralë më pak ambiciozë,
më pak topa, më pak borë, më pak erë,
më pak Histori (fatkeqësisht një planet i tillë
nuk ekziston, mbetet vetëm të përkulurit).
Duke tërhequr këmbët
shkojnë ngadalë, shumë ngadalë,
drejt një territori të asnjë ane,
drejt një qyteti të askujt,
mbi lumë asnjëherë.
Perktheu Keti Dibra
1991 - Ekzodi i shqiptareve te neveritur nga komunizmi
留言