Kompania Facebook ndryshoi ermin e vet ne “Meta”. Me 28 tetor Mark Zuckerberg zbardhi nje “leter te themeluesit” ku shpjegonte aresyen e ketij ndryshimi:
“Right now our brand is so tightly linked to one product that it can’t possibly represent everything we’re doing today, let alone in the future. Over time, I hope we are seen as a metaverse company, and I want to anchor our work and our identity on what we’re building towards.”
“The metaverse encompasses both the social experiences and future technology. As we broaden our vision, it’s time for us to adopt a new brand.”
“Meta” eshte shkurtim i fjales “metaverse” = hapsire e realitetit virtual ku perdoruesit hyjne dhe nderaktuojne ne nje ambient elekronik, jo “fizik”, te gjeneruar nepermjet kompiuteristikes.
Lind pyetja a eshte jo-reale bota virtuale? Ose ndryshe a eshte reale bota jone, ne dukje fizike? Ose me mire, cfare eshte reale?
Kete pyetje Edgar Allan Poe e ka shprehur jashtezakonisht bukur ne vargje:
Is all that we see or seem / But a dream within a dream?
Fantashkenca dhe fizika kane folur per universe paralele / multiverse, teleportation, etj. Duket se po afrohet koha per nje realitet te ri, “ate virtual”. Nuk duhet te trembemi, se nuk do jete teper i ndryshem nga realiteti fizik, - ky i fundit mund te jete i mrekullueshem ose i tmerrshem. Njesoj do jete edhe ne rastin e realitetit virtual.
Realitetet virtuale kane potencialin per te qene po aq te te pasura, motivuese, eksituese per perdoruesin sa edhe realitetet fizike. Disa e imagjinojne se do jene si video-games, - fallco, iluzione - vetem nje eskapizem, qe cfaredo qe ndodh aty nuk ka asnje rendesi praktike. Kurse specialistet e thelluar ne kete fushe mendojne se, teorikisht, pjesemarrja ne nje realitet virtual mund te jete domethenese, qe mund te ndertohet nje jete kuptimplote ne nje realitet virtual.
Realitetet virtuale mund te planifikohen bazuar mbi konsiderata te thella socialpolitike dhe, mund te ngjajne, jo si nje video game, por si te shkohet ne nje planet te pabanuar dhe te ndertohet nje shoqeri krejt e re.
Bile realitetet virtuale permbajne potencialin e zgjidhjes elekronike te shume problemeve socialekonomike qe kemi ne boten fizike te sotme. Po jap nje shembul te thjeshte:
Aktualisht, produktet e realitetit virtual nuk jane dhe aq te zhvilluara nga pikepamja teknologjike, por megjithate te zhysin ne nje bote tjeter, psh filmat 3D, me surround sound, me sedilet e kinemase qe dridhen sipas zhurmave ne ekran, me ujin qe te sperkat kur ne ekran bie shi, me eren e tymit, apo mishit te pjekur qe te vjen ne hunde kur ne ekran digjet apo piqet dicka. Do vije koha qe realiteti virtual do jete i padallueshem nga realiteti fizik. Atehere nuk do kesh nevoje te blesh nje apartament ne Montecarlo, apo te shkosh me pushime ne Bora Bora, apo te besh kirurgji plastike, por mund te zhytesh re realitetetet virtuale te ketyre gjendjeve dhe t’i shijosh njesoj.
Mendohet se do vije koha, ndoshta ne 100 vjet, qe do jete e pamundur te dallohet nese je ne realitet virtual apo fizik. Nqs e pranojme kete, lind pyetja, si mund ta dij une qe nuk jam tani ne nje nje realitet virtual, te simuluar? Ndoshta jam dhe nuk e dij.
Nqs jam ne nje realitet te simuluar, dmth se ekzistojne simuluesit qe e kane krijuar kete simulim. Nqs per nje cast do kemi mundesi te komunikojme me simuluesit tane, cfare do u themi? "Me mbaj sa me gjate, mos me bej delete!" Cfare do u ofrojme si rryshfet, qe te na mbajne aty, ndosha do i adhurojme dhe do u falemi? Lind koncepti i Zotit qe krijoi boten.
Dikush mund te thote qe nqs zbulojme se jetojme ne nje simulim, dmth se asgje nuk eshte reale, cdo gje eshte nje iluzion. Nga ana tjeter, pse te mos mendohet ndryshe, qe simulimi eshte realitet dhe brenda tij mund te jetohet nje egzistence e "plote"?
(Kur perpiqesh ta sterhollosh shume, fjalet kalojne ne sofizem.)
Analistet e burses jane qenie cinike; po thone se aresyeja imediate e ndryshimit te emrit nga Facebook ne Meta eshte se cmimi i i aksioneve te saj ka ngecur, edhe si rezultat i kundershtive ne lidhje me misinformacionin e shperndare nepermjet keij rrjeti, apo demin e supozuar qe Instagram i ben psiqikes se vajzave adoleshente. Duke ndryshuar emrin ne Meta, kompania perpiqet te adoptoje nje fasade te re; eshte marketing, qe " hej, une nuk jam vetem keto produkte, por shume me teper".
Ne foto grafiku i cmimit te FB ne burse, krahasuar me Tesla dhe Apple.
PT
Commentaires