top of page

Pse Falimentojne Shtetkombet?

Updated: Feb 7, 2022

Permbledhur nga libri "Why Nations Fail" te Daron Acemoglu dhe James A. Robinson.

Pergatiti: Kim Kurti

Foto ilustrative nga Afrika e Jugut

Dihet qe “disa vende jane te pasura dhe disa jane te varfra”.


Pyetja qe ngrihet eshte, “pse?”


Daron Acemoglu dhe James A. Robinson perpiqen t’i japin nje pergjigje kesaj pyetjeje ne librin e tyre te famshem, “Pse Kombet Deshtojne” (2012).


Jo te gjithe duan t’i japin fund pabarazise dhe korrupsionit, por ata qe duan vertete, duhet te bejne me shume se sa thjesht te merren me siperfaqen.


 

(Me poshte jane te perkthyera ne shqip dhe permbledhur disa nga pjeset kryesore bashke me disa komente te miat ne kllapa. Librin e plote mund ta gjeni ne Amazon me titullin “Why Nations Fail” nga Daron Acemoglu dhe James A. Robinson.)


 

Arsyet e nje shoqerie te deshtuar


Pergjate librit, autoret shtrojne nje platforme te menduari rreth kesaj çeshtjeje duke i grupuar shpjegimet e ekonomisteve dhe politologeve te meparshem ne disa kategori. Po i permbledh shkurt me poshte:



1. Gjeografia dhe Klima


Sipas hipotezes gjeografike, e demonstruar ne menyre elokuente nga Jared Diamond ne librin e tij “Guns, Germs, and Steel” (pra “Arme, Mikrobe, dhe Çelik”), disa kombe paten fatin te ndertonin shtete ne vende te bekuara me klimen e pershtatshme.


Duhet te kete nje arsye pse vendet me te varfra ne bote ndodhen ne rajone te ngrohta tropikale dhe pse me te pasurit mund te gjenden ne zona me te ftohta klimatike.


Pra, semundjet kane me shume probabilitet te zhvillohen ne zonat e ngrohta te Afrikes qendrore, dhe per rrjedhoje, eshte e natyrshme te pritet qe nje Zambian te jete me pak produktiv se nje Norvegjez.


Por atehere, pse vendet fqinje si Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut jane kaq te ndryshme? Pse Singapori eshte kaq vend i suksesshem pavaresisht se ndodhet ne zone klimatike tropikale?


2. Kultura dhe Feja


Sipas hipotezes se kultures, disa popuj jane me te prirur per te punuar se te tjeret per shkak te trashegimise se tyre kulturore dhe fetare.

Psh, shumica e vendeve te zhvilluara kaluan reformen protestante.

(Studiuesi i famshem ekonomist dhe sociolog Max Weber e lidh reformen protestante ne Europen veriore me fillimin e kapitalizmit — per kete teme mund te lexoni Max Weber “Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit”)


Per protestantet e krishtere, puna eshte nje detyre fetare dhe te gjithe duhet ta bejne ate. Prandaj eshte e natyrshme qe nje vend me te kaluar protestante te jete me produktiv se nje vend kulture qe mendon ndryshe. Sipas autoreve, konfucianizmi i jep paresi humanitetit, besnikerise dhe ndershmerise, sesa punes dhe suksesit. Ne fjalet e Thomas Carlyle, “ekonomia eshte nje shkence e zymte.”


Gjithsesi, kjo prape nuk i jep pergjigje pyetjes, “Pse Koreja e Veriut eshte vend i varfer ndersa Koreja e Jugut nje nga vendet me te zhvilluara.”


Kalojme tek kategoria tjeter.


3. Injoranca e Elitave


Sipas hipotezes se injorances, Koreja e Veriut eshte me pak e zhvilluar se ajo e Jugut per shkak te injorances se elites ne pushtet.


Elita sunduese ne Korene e Veriut ishte e paafte dhe ne vend qe te zgjidhte problemet e vendit, ata krijuan me shume probleme.


Vendet e zhvilluara kane baza pergjithesisht gjitheperfshirese, me institucione te pakorruptuara ekonomike dhe politike. Vendet ne zhvillim, nga ana tjeter, vuajne prej institucioneve te tyre ekstrative (term i perdorur nga autoret — e kunderta e institucionit gjitheperfshires — do jete me i qarte me poshte).



A. Fuqia e Institucioneve Gjitheperfshirese


Ne thelb, institucionet gjitheperfshirese, ose integruese, jane ato qe lejojne grupe te medha dhe te ndryshem njerezish te kene fjalen e tyre ne vendim-marrjen politike dhe ekonomike.


Institucionet gjitheperfshirese i japin individit te nje shoqerie akses ne arsim cilesor dhe i lejojne ata te zgjedhin lirisht profesionin qe u pelqen. Ato gjithashtu i nxisin individet te jene krijues dhe te sfidojne status quo-ne. Kjo eshte veçanterisht e rendesishme sepse mundesia dhe shfrytezimi i nje terreni loje relativisht i drejte u mundeson njerezve te talentuar te perfitojne dhe te krijojne me shume shanse per njerezit e tjere.


Produktet e Bill Gates dhe Jeff Bezos ua lehtesuan jeten gjithe botes dhe prandaj ata u shperblyen per tu bere njerezit me te pasur ne bote. Nga ana tjeter, Carlos Jesus Slim ne Meksike i fitoi parate e tij duke shfrytzuar monopolin ne telekomunikacionin vendas.


Institucionet ekstrative, ose nxjerrese/rrjedhese, ne Meksike, e lejuan ate te perparonte dhe te behej i pasur pa kompeticion dhe rrjedhimisht pa i ofruar bashkeatdhetareve te tij nje vlere te shtuar. Institucionet integruese nuk do ta lejonin dicka te tille.


Si lindin institucionet gjitheperfshire integruese? Çuditerisht, shume rastesisht. Sipas autoreve, rasti i Anglise eshte i tille:


Revolucioni i 1688 ne Angli ishte pararendes i revolucionit industrial. Gjithcka filloi prej murtajes. Murtaja kishte sjelle vdekjen e kaq shume njerezve, saqe ata qe mbijetuan duhet te kryenin punen e pese punetoreve nderkohe qe paguheshin sa per nje person. Eventualisht ata u rebeluan dhe dalengadale filluan te krijohen institucione ekonomike te cilat filluan te njohin pronen private dhe te adoptonin politika te tregut te lire.



B. Shkaterrimi prej Institucioneve Nxjerrese/Rrjedhese


Institucionet nxjerrese jane, siç u tha me siper, komplet e kunderta e institucioneve gjitheperfshirese. Acemoglu dhe Robinson i quajne institucione nxjerrese sepse karakteristika qe i percakton keto institucione eshte prirja e tyre per te nxjerre pasuri nga ata qe nuk jane pjese e tyre.


Prandaj, ne vendet e sunduara nga institucionet nxjerrese, ka gjithmone dy klasa. Elita, gjithmone ne gjendje te shtype pjesen tjeter te shoqerise, klasen punetore.


E vetmja menyre per ata pa pushtet per te perparuar ne nje vend te qeverisur nga institucione nxjerrese eshte te behen pjese e ketij rrethi vicioz, pra, te behen pjese e elites dhe te pengojne te tjeret per ta bere te njejten gje. (Hello Albania)


Keto institucione i dekurajojne njerezit qe te mos marrin pjese ne proceset politike dhe ekonomike te nje vendi. Kjo ndodh per te ruajtuar status quo-ne.


Nga ana tjeter, autoret besojne se perveç institucioneve gjitheperfshirese, pushteti politik i centralizuar eshte i domosdoshem per te krijuar nje vend te pasur dhe te begate (shteti ne vetvete ka natyre konservatore). Gjithesesi, ekziston nje kufi se sa i centralizuar duhet te jete, pasi proceset ekonomike jane shume te komplikuara per tu parashikuar nga establishmenti politik.


Institucionet nxjerrese i frikesohen inovacionit dhe shkaterrimit krijues, pasi keto forca çojne zakonisht ne humbjen e fuqise se tyre.


Rasti i Kines


Edhe pse eshte ende nje vend autoritar, ekonomia e Kines eshte rritur me nje ritem aq te shpejte saqe ka vene ne pikepyetje vazhdimesine e dominimit amerikan.


Si arriti Kina te behej ekonomia e dyte me e madhe ne bote, pavaresisht faktit se ishte ende nje vend komunist i sunduar nga institucionet nxjerrese?


Sipas autoreve, arsyet kryesore per kete jane politikat gjitheperfshirese te mbrojtura nga Deng Xiaoping, reformat ekonomike te te cilit hapen ekonomine e Kines ndaj botes si dhe riorientimin e saj te brendshem drejt programave ekonomike te bazuara drejt fuqise se tregut.


Autoret nuk ngurrojne te bejne edhe nje parashikim ne baze te modelit te tyre qe: nese Kina nuk e vazhdon me tej perfshirjen e institucioneve te saj, rritja e saj do te bjere ndjeshem gjate dekades se ardhshme.


Ajo qe mund te shohim eshte nje rast tjeter i Bashkimit Sovjetik rreth viteve 1970. Ne ate kohe, zhvendosja e fuqise punetore nga sektori bujqesor ne industrine e prodhimit pati sukses, por 20 vite me vone, Bashkimit Sovjetik i erdhi fundi. Diçka e ngjashme mund te ndodhe edhe me Kinen nese nuk permireson gjitheperfshirjen e saj politike dhe ekonomike.


Sa me gjitheperfshirese institucionet, aq me i pasur shteti


Teza kryesore e librit eshte se prosperiteti ekonomik varet nga perfshirja e institucioneve politike dhe ekonomike te nje vendi. Sa me shume njerez te marrin vendime politike dhe ekonomike, aq me i pasur behet vendi.


Institucionet e tilla arrijne progres per arsye se ato kane aftesine te ndryshojne. Ato ndryshojne sepse i ofrojne liri individit dhe e lejojne tregun te udheheqe vendin ne nje rruge te begate permes dores se tij te padukshme (Adam Smith).


Nga ana tjeter, regjimet me institucione nxjerrese jane me te interesuara ne ruajtjen e status quo-se, pasi eshte status quo-ja qe u lejon atyre te qendrojne ne pushtet.


Por, status quo-ja e ndalon shkaterrimin krijues dhe si rrjedhoje progresin. Kjo eshte arsyeja kryesore pse disa kombe nuk kane arritur kurre te jene te pasur.


Nje gje qe autoret e perserisin shpesh: nje qeveri e fuqishme dhe e centralizuar eshte thelbesore, sepse pa te, siç tregon rasti i Somalise, nuk funksionon dot as tregu i lire. (Libertarianet nuk bien dakord me kete teze, por kjo ndoshta eshte se libertarianet jane shume optimiste kundrejt individit, duke i supozuar ata racionale, te edukuar dhe te pergjegjshem.)



Demokracia zhvillohet prej rrezikut te revolucioneve


Sipas autoreve, historia e demokracise eshte historia e revolucioneve te parandaluara. Ata mendojne se te gjitha shoqerite duhet te fillojne si regjime jodemokratike ne te cilat elitat sundojne permes qeverive me institucione nxjerrese.


Ne nje moment te mevonshem, te sunduarit e kuptojne, per te cituar Marksin se, “Punetoret nuk kane asgje per te humbur perveç zinxhireve te tyre.”

Ne ate moment ata jane te gatshem per ndezur revolucionin per tju shkeputur sundimit.


Meqenese revolucioni do t’u kushtonte klases sunduese te pasur te gjitha perfitimet e tyre, te pasurit detyrohen te veprojne ne menyre qe te minimizojne humbjet. Pra, ata propozojne reforma si: taksim i ulet dhe masa te tjera te pershtatshme qe mund ta parandalojne revolucionin. Kjo rezulton ne nje rishperndarje te pasurise, gje qe i ndihmon disa nga te sunduarit te levizin vertikalisht ne hierarkine e shoqerise.

Dhe ky proces funksion deri atehere kur pabarazia arrin perseri nje kulm tjeter, ne momentin qe rreziku i revolucionit ndizet perseri. (Ne filozofi ky proces njihet me termin “determinizem” qe do te thote qe te gjitha eventet njerezore jane te parashikuara nga kauza te meparshme. Mbi kete koncept Karl Marks parashikoi krizat e kapitalizmit)

Per rrjedhoje, demokratizimi ndodh kur te pasurit perpiqen te shmangin revolucionin duke rritur qellimisht rishperndarjen monetare dhe duke i bere disa nga te varferit me te pasur. Me kalimin e kohes kjo çon ne perfshirjen e shume njerezve dhe ne transformimin e institucioneve nxjerrese ne institucione gjitheperfshirese. (Ne filozofi ky tejkalim nga nje gjendje ne nje tjeter ka te beje me procesin e transcendences, nje lloj ri-evaluimi i moralit dhe qenies njerezore. Friedrich Nietzsche eshte mjeshtri i kesaj fushe.)

Institucionet gjitheperfshirese ekonomike dhe politike jane rezultat i konfliktit midis elitave qe i rezistojne rritjes ekonomike dhe ndryshimeve politike dhe atyre qe deshirojne te kufizojne fuqine ekonomike dhe politike te elitave ekzsituese.


Ndihma e huaj ndonjehere eshte e kunderta e ndihmes

Duke u nisur nga çfare u tha me siper, ndihma e huaj mund t’i sherbeje per keq nje vendi ne rast se ai vend drejtohet nga institucione nxjerrese, per arsye se ndihma do te arrije rralle aty per ku eshte adresuar, e ne fakt do te perdoret nga elitat per te korruptuar edhe me shume njerez te interesuar per te mbrojtur status quo-ne.

Autoret perdorin shembullin e Afganistanit, nje vend ku jane derguar miliarda dollare ne ndihma te huaja, e prape ai vend nuk ka perparuar thuajse fare ne dy dekada pasi ra Talibani.

bottom of page