top of page

Votuesi mesatar. Roli i dyfishte i politikanit. Politika si proces ne ndryshim. Partia e Qendres.

Updated: Apr 12, 2023


Nga: Kim Kurti




Hyrje


Degjoj njerez dhe miq shpesh te cilet thone “Po na mbysin komunistet”, “Po instalohet diktatura e majte globale”, “Kudo ne perendim drejtojne te majtet”, e deklarata te ngjashme me keto.


Ne Shqiperi ka nje ekzagjerim te perdorimit te fjales komunist, te cilen e justifikoj me pasojat e enverizmit dhe mungesen e edukimit. Tek nje pjese e moshuar e popullsise e cila ka kaluar burg ose persekutim, sentimenti i eger bashke me histerine anti-komuniste gjate viteve te demokracise eshte i kuptueshem dhe i pranueshem per te shfryre emocionet negative (nje lloj PTSD). Ata kerkojne (dhe meritojne) empatine tone per te kuptuar vuajtjet e tyre, nderkohe qe koha kalon dhe interesi i shoqerise zbehet, ne menyre qe te ece perpara. Jo te gjithe dijne t'i tregojne vuajtjet e tyre me qetesi dhe ftohtesi si At Zef Pllumi. (Nga ana tjeter, te gjithe ndihen te prekur nga enverizmi, sidomos pas menyres sesi establishmenti i ri demokratik e keqtrajtoi ceshtjen e pronave.)


Por ekziston edhe nje grup i madh njerezish qe histerine anti-majtiste (e majta per keta eshte nje fjale tjeter per komunizmin) e shpalosin ne nivel global, edhe ne vende te tjera te perendimit ku shqiptaret kane emigruar. Niveli i tyre intelektual eshte aq i ulet, pergjithesisht ne nivel konspiracionist, saqe edhe fjalen “liberal” e kane barazuar me fjalen “komunist”, ose me krijimin e termit “diktature liberale”, dy paradokse ne vetvete (!) Liberal per nga vete fjala i referohet lirise: lirise se njeriut dhe ekonomise. (Cfare do te thote atehere diktature e lirise?!)

“Liberalizmi është një filozofi politike dhe morale e bazuar në lirinë dhe barazinë para ligjit. Liberalizmi në përgjithësi mbështet të drejtat individuale (duke përfshirë të drejtat civile dhe të drejtat e njeriut), demokracinë, sekularizmin, lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e fesë dhe ekonominë e tregut.” - Wikipedia.


Dy komentatore politike te cilet e kuptojne termin "liberal" te barabarte me termin "komunist"

Kjo eshte gjithashtu nje krize botekuptimi, teme per te cilen kam shkruar me gjate dhe mund ta lexoni duke klikuar ketu.


Ne fakt, edhe njerezit qe flasin kot, ne kotllekun e tyre permbajne grimca te se vertetes, dhe ne kete rast me duhet te bie dakort se observimi im perputhet me ndjesite e tyre se ka nje rritje te politikave te majta ne perendim edhe ne bote. Por ne ndryshim nga shpjegimet e tyre konspiracioniste, observimi im eshte se forcimi i se majtes eshte nje fenomen i natyrshem ciklik pas perfundimit te ciklit te politikave liberale te viteve 1970/1980-2008.


Roli i Politikanit


Ne sistemin kapitalist demokratik, cdo individ supozohet qe eshte racional ne kerkim te permiresimit te jetes se vet; cdo kompani eshte ne kerkim maksimalizimit te fitimit te vet; dhe cdo politikan eshte ne kerkim te rikandidimit te vet.


Politikanet kane rolin e dyfishte te emancipimit (proces i veshtire, prandaj shumica e politikaneve e lejne pasdore kete pjese) dhe perfaqesimit te popullsise qe i voton.


Per te fituar vota, politikani duhet ne rradhe te pare te kuptoje botekuptimin politik dhe kerkesat e elektoratit te vet, ne menyre qe t’u adresoje atyre fjalime terheqese dhe perforcuese te mendimeve te tyre. (Nese elektorati beson ne teorine tokes se sheshte, mos u cudisni qe politikani ta permende ate teori ne fjalimet e veta. Prandaj ne kongresin amerikan u zgjodh per here te pare nje deputete republikane trumpiste e cila identifikohet haptazi si perkatese e grupit QAanon, Marjorie Taylor Greene).


Duke qene se elektorati eshte i perbere nga mijera apo miliona njerez, politikanet dhe keshilltaret e tyre i referohen asaj qe quhet “Modeli i Votuesit Mesatar”, nje koncept i lindur ne boten akademike te ekonomise politike.



Ky model shpjegohet keshtu: Nese supozoni qe votuesit bashke me preferencat e tyre politike jane te shperndare pergjate nje spektrumi nje dimensional, atehere ne nje sistem demokratik zgjedhjesh, kandidati me i afert me votuesin mesatar do te fitoje zgjedhjet.


Nje nga perdorimet me gjeniale te ketij modeli, ndodhi ne fushaten e pare te Trump, kur keshilltari i tij Jared Kushner u lidh me kompanine Cambridge Analytica per te analizuar preferencat e cdo elektorati ne te cilin Donald Trump do te mbante nje miting. Trump e dinte para mitingut se cilat ishin kerkimet ne internet te njerezve, dhe i adresohej atyre ne mitingjet e veta. Sigurisht qe njerezit e preferonin metoden e drejtperdrejte te komunikimit te tij, dhe mendonin, “Ky miliarder nga Nju Jorku na kupton neve.”


Votuesi Mesatar pergjate historise


Jane disa vite ne histori te cilat perdoren nga njerezimi si pika reference, psh lindja e Krishtit.

Historianet, ekonomistet dhe politikanet perdorin vitin 1990 si pike reference te fillimit te demokracise globaliste dhe perhapjes se kapitalizmit, si dhe unipolaritetit amerikan ne bote. Gjate kesaj periudhe, shumica e vendeve lindore sapo ishin shkeputur nga diktaturat komuniste dhe filluan t’i drejtoheshin Perendimit si fanar ndricues i demokracise dhe kapitalizmit. Nje cikel i ri kishte filluar, ku qytetari dhe votuesi mesatar kishin kaluar djathtas ne spektrin politik. Kandidatet e majte ishin te destinuar, ose te humbnin, ose te kalonin me djathtas ne spektrin ideologjik, per te rritur shanset e suksesit.


Suksesi i politikave ekonomike liberale, e rikonceptoi Partine Republikane ne USA si nje parti konservatore liberale, pra e qasjes liberale ekonomike, me nje konservatorizem social, qe nga periudha e presidentit Reagan deri tek presidenca e G.W. Bush dhe kandidatet per president McCain dhe Romney.


Nderkohe, e majta europiane dhe ajo amerikane e kuptuan nevojen per tu transformuar. Keshtu lindi Rruga e Trete e Tony Blair dhe Bill Clinton, e gjitha ne baze te analizave te votuesit mesatar. Tony Blair dhe Bill Clinton e kuptuan rendesine e politikave ekonomike liberale tek elektorati dhe e kombinuan kete qasje politike me drejtesine sociale.

Ja si shprehej Blair per socializmin e ripercaktuar nga ai dhe presidenti Clinton: "Lloji im i socializmit është një grup vlerash të bazuara rreth nocioneve të drejtësisë sociale. Socializmi si një formë e ngurtë e determinizmit ekonomik ka përfunduar, dhe me të drejtë". Pra, socialistet e rinj e kundershtonin nderhyrjen masive te shtetit ne ekonomi, shtetin etatist.



Por cdo gjeje i vjen nje fund, dhe testi me i madh i liberalizmit klasik erdhi me krizen e 2008-2009. Pertej sukseseve, si rritja e standartit te jeteses ne nivel global me ritme te shpejta, liberalizmi klasik e kishte rritur me ritme te shpejta dhe pabarazine ekonomike. Nevoja e Obames per te nderhyre ne sistemin financiar per te mbrojtur ekonomine krijoi nje precedent te rrezikshem, socializem per te pasurit.


Qe pas 2009, votuesi mesatar perendimor ka levizur gjithmone e me shume majtas. Duhet ta kuptojme se politikanet ndryshojne sipas nevojave te kohes dhe elektoratit gjithmone e ne ndryshim. Nje elektorat qe ndjen se po varferohet automatikisht behet me i majte. Prandaj ne vende si Kanadaja, partia e djathte konservatore i duket shqiptareve si shume e majte.



Prandaj edhe presidenti Trump e transformoi partine republikane nga konservatore liberale ne nacional proteksioniste, ose nacional socialiste (kuptohet qe nacional socializmi i Trumpit eshte akoma brenda kornizave liberale te Amerikes). Nje fakt tjeter eshte se mes votuesve trumpiste amerikane, kandidati i preferuar demokrat ka qene socialisti Bernie Sanders.


Proteksionizmi i Trump, ama, duket te jete qendra e re e establishmentit amerikan. Ky proteksionizem, i nisur ne menyre te bute qe ne kohen e Obames me "Asia Pivot" per te marre vrull gjate presidences te Trump, eshte reflektim i fokusit te ri amerikan larg Europes drejt Azise dhe Lindjes se Mesme. Ky fokus i ri bazohet ne dy kercenime madhore, ate te fuqizimit te Kines dhe nevojes se perhershme per sigurine energjitike.


Presidenti Trump tentoi ta prishte Obamacare ne dy vjecarin e pare te presidences se tij, periudhe ne te cilen republikanet kontrollonin te dyja dhomat e kongresit (House of Reps dhe Senatin). Arsyeja qe nuk pati sukses? Senatoret dhe kongresmenet republikane refuzonin ta perkrahnin, prej telefonatave qe merrnin nga elektorati i vet. (Kujtoni rezistencen e forte te senatorit te ndjere John McCain per te mbrojtur Obamacare.) Ky eshte nje tregues sesi kjo politike e majte eshte tashme e mirepranuar gjeresisht edhe brenda partise republikane.


Republikanet e kane identifikuar kalimin majtas te votuesit mesatar amerikan dhe per kete arsye kane pranuar trumpizmin si rrugen me te thjeshte per te ardhur ne pushtet brenda kushteve te momentit.


Votuesi Mesatar Sot


Duke qene qe periudhen e sukseseve te liberalizmit klasik e kemi lene pas, sfidat e reja te botes kane te bejne me ri-industrializimin perendimor, dinamiken e perhershme te pabarazise ekonomike, papunesine post-covid, ritmin e ulet te rritjes se pagave, ndryshimi i klimes, shendetesia si e drejte njerezore, imigracioni i pakontrolluar, teknologjia dhe privacia individuale, atehere votuesi mesatar sot ka kaluar me majtas, per arsyen e thjeshte se keto sfida nuk premtojne zgjidhje nga procesi ideal i liberalizmit te djathte. Njerezit presin sot me shume nga politika dhe shteti. Roli i shtetit po vjen duke u rritur, dhe natyrisht po i ze vend lirise se individit dhe tregjeve te pa rregulluara. Liria politike e individit duhet te ruhet, por ekstremizmat kulturore mes metropoleve multikulturale dhe pjeseve te tjera tradicionale autoktone kane ndezur nje beteje te ftohte te brendshme.


Fakti qe Amerika dhe Britania e madhe jane dy vendet e para qe reaguan ndaj globalizmit liberal, njera me Brexitin dhe tjetra me trumpizmin, ka te beje me faktin se keto dy vende kane qene ne vije te pare te politikave liberale klasike ne vendet e veta duke i vene dhe si shembull per boten.


E vetmja alternative ne Shqiperi per te mbrojtur demokracine eshte Partia e Qendres, e cila i identifikon problemet e shoqerise moderne dhe i trajton ato ne nje menyre sa me koherente, duke marre me te mirat nga politikat e majta dhe te djathta ne baze te nevojave te vendit dhe kohes.


Parimi baze i mesatares se arte, i percaktuar nga Aristoteli 2500 vjet me pare eshte moderimi (qendra ne politike), ose perpjekja per nje ekuiliber midis ekstremeve. Mesatarja e arte fokusohet ne terrenin e mesem midis dy ekstremeve, por siç tregon Aristoteli, baza e mesme eshte zakonisht me afer njerit ekstrem se tjetri.



bottom of page