top of page

Pikture e re nga Parid Turdiu: "Kasta" - akrilik mbi kanavace 91.4 x 152.4 cm

Updated: Mar 20, 2022



Eshte e stilit kubist.


Figura qendrore me dy faqe mashkull / femer simbolizon dualitetin agresion / seduksion. Kasta eshte e ngjeshur, kompakte, e padepertueshme. Ka aty kafshe e shpende, me shume apo me pak grabitqare, te lidhura lemsh me nje mije fije tribale, gjinore, monetare, afariste e kriminale. Kryeson Gomari, i intoksikuar nga avujt e nje substance kimike. Jashte kastes orbitojne disa krijesa ne kerkim te dickaje, here te inkurajuara nga shpresa, here te derrmuara nga deshtimi, ndermjet te cilave edhe Paridi ne formen e nje larve bretkoce. Figura mashkullore ia ngul syte me nje kombinim tallje, kurioziteti dhe inati. Dy bordurat anash, me segmente shumengjyreshe, perfaqesojne popullaten jo politike, te fragmentuar ne nje mori aktivitetesh e tarafesh. Dy bordurat e florinjta lart dhe poshte perfaqesojne interesat ekonomike, te cilat jane themeli i politikes se kastes. Teresia e tabllose te krijon nje impresion te larget te kllounit - The Joker.


Heath Ledger - the Joker


Pyetje nga Revista Qendra: Ça do besh me pikturat, do i mbash?


PT: Ketu ne USA kam disa te njohur te llojit upper middle class / single digit millions. Ata m'i kerkojne pikturat per t'i blere, por nuk ma ndjen t'i shes. Depoja qe kam ketu ne pallat eshte me ajer te kondicionuar. Do i mbaj aty dhe nje dite, ndoshta, do bej nje ekspozite - ne TR sigurisht - te titulluar "Dilentanti", se mund te shihet progresioni nga njera pune te tjetra, e nje njeriu qe meson, eksploron dhe defrehet duke punuar.


Revista: Pse ne Tirane?


PT: Se ketu ku jetoj une ne USA ka art me tonelata, nga e gjithe bota, qe i sjellin ketu per t'i shitur per shkak te fuqise blerese te perqendruar ketu. Ne TR do ishte nje kontribut vullnetar per te pasuruar jeten kulturore vendase nga nje bir autokton. Te gjithe duhet te bejme nga pak.

Revista: Eshte kopje apo origjinale?


PT: Krejt origjinale, se dua te defrem me fantazine time. Bile per kete aresye nuk bej pejsazhe apo portrete, por art abstrakt, se nuk dua te kopjoj bile as nga natyra. Une pikturoj krejt per qejf. Andy Warhol ka thene se cdo piktor ka vetem nje pikture, te cilen e pikturon again and again. Por ai e kishte fjalen per piktoret komerciale, qe punojne per te shitur. Kur ata ndeshin ne dicka qe shkon te treg, e riprodhojne nje numer heresh. Lluksi i nje amatori si une eshte qe mund t'i lejoje vehtes te vere ne kanvas cfare i vjen neper koke.


Eshte nje serial dokumentar ne Netflix, "The Andy Warhol Diaries" (Ditaret e Andy Warhol) - qe eshte nje must see per artistin bashkekohor: Fillojne si amatore - psh Jean Michel Basquiat apo Keith Haring, te cilet vizatonin graffiti neper muret e NYC. Pastaj i zbulon nje galerist - por duhet te jesh ne nje kryeqytet kulture si NYC. Kalimi nga amator ne profesionist eshte eksitues: you are the new kid on the block (mish i fresket), te ftojne gjithandej, te celebrojne. Kthehesh ne profesionist, fillon te fitosh para dhe ndryshon jetestilin; e le tabanin nga vjen dhe i bashkengjitesh elites. Aty fillon tatepjeta jote si artist: you sell out (shet vehten), krijon art komercial, te pasinqerte, per te fituar para per paguar per llukset e jetes se re. E kthen edhe personen tende ne produkt: ke frekuenton, si vishesh, cfare thua ne intervistat e shumta te perseritura. Ne fakt, i pari qe konsiderohet se e ktheu vehten ne art komercial ishte Andy Warhol, pararendes i Instagramit dhe Tiktokut te sotem.


Parid Turdiu

77 views0 comments
bottom of page