Trupa ruse afer kufirit ukrainas
Nga Gideon Rachman
Aleanca e Perëndimit ka kërcënuar Kremlinin me sanksione “masive” dhe “të paprecedente” nëse Rusia sulmon Ukrainën. Por, ndërsa kriza ukrainase arrin në pikën e vlimit, përpjekjet e Perëndimit për ta izoluar dhe ndëshkuar Rusinë duket se do të kompromentohen nga mbështetja që Kina ka për fqinjin e saj.
Ne 4 shkurt Vladimir Putin do të udhëtojë për Pekin për të qenë i pranishëm në hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore. Do takohet me homologun kinez, aleatin e tij më te rëndësishëm, kryetarin Xi Jinping. Në një telefonatë mes të dyve në dhjetor, lideri kinez mbështeti kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet kurrë NATO-s.
Një dekadë më parë, një marrëdhënie e tillë dukej e pamundur: Kina dhe Rusia ishin rivale po aq sa partnere. Por pas ketyre koheve, kur këto dy vende janë përplasur me SHBA në mënyrë të vazhdueshme, mbështetja e Xi për Putinin reflekton një rritje të qasjes sovraniste. Sipas mediave kineze, Xi i është shprehur Putinit se “fuqitë ndërkombëtare po ndërhyjnë në mënyrë arbitrare në çështjet e brendëshme të Kinës dhe Rusisë nën pretekstin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.
Sikundër vë në dukje Xi, por edhe si e ka bërë të qartë Putin, liderat e Kinës dhe Rusisë janë të bashkuar në besimin se SHBA po komploton për të minuar dhe për të rrëzuar qeveritë e tyre. Në ditët e arta të komunizmit, Rusia dhe Kina mbështesnin forcat revolucionare rreth e qark botës. Por sot, Moska dhe Pekini po mbështesin retorikën kundër revolucionare. Ne lidhje me turbullirat në Kazakistan, Putini akuzoi SHBA se po përpiqej të sponsorizonte “nje revolucion me ngjyrë” – duke iu referuar protestave masive per ndryshimin e regjimit në kete vend kufitar me Rusinë dhe Kinën. Një ministër i Kines i bëri jehonë këtyre vërejtjeve të Putin.
Dora e fshehtë e Uashingtonit
Sipas këndvështrimit të Kinës dhe Rusisë, ngjarjet në Kazakistan përputhen me një model të ndeshur me parë. Kremlini ka kohë që argumenton se ishte SHBA pas dorës që krijoi ngjarjet në sheshin Mejdan, në vitet 2013 - 2014, kur kreu pro rus i Ukraines ra. Kina gjithashtu këmbëngul që forcat e huaja – duke nënkuptuar SHBA – ishin pas protestave të mëdha në Hong Kong në vitin 2019, te cilat u shtypën me dhunë nga Pekini.
Si Putin edhe Xi e kanë bërë të qartë që ata besojnë se qëllimi fundor i SHBA është rrëzimi i qeverive të Rusisë dhe Kinës dhe se forcat pro demokratike në vendet e tyre janë kali i Trojës i SHBA.
Më 1917, presidenti Udrou Uillson fliste “për një botë më të sigurtë për demokracinë”. Në vitin 2022 Putin dhe Xi janë të vendosur për të ndërtuar një botë më të sigurte për autokracinë.
Ambicjet e Rusisë dhe Kinës janë shumë larg të qenurit vetëmbrojtëse. Si Putin dhe Xi besojnë se janë vulnerabël ndaj “revolucioneve me ngjyre”, te cilet vijnë si pasojë e problemeve të vazhdueshme që ka rendi aktual global – kombinimi i institucioneve, ideve dhe strukturës së pushtetit - te cilat përcaktojne se si luhet politika globale. Për rrjedhojë, ata ndajnë të njëjtën vendosmëri për të krijuar një rend të ri global që do t’i akomodojë më lehtë interesat e Russië dhe Kinës, sipas prerjes së liderave të tyre aktualë.
Trupa kineze
Dy mjete të rendit aktual global që Rusia dhe Kina kundërshtojnë janë “unipolariteti” dhe “universaliteti”. Për ta thënë më thjeshtë, ata besojnë se marrëdhëniet aktuale nderkombetare i japin Amerikës shumë pushtet dhe se keto dy shtete janë të vendosur për t’i ndryshuar këto marrëdhënie.
“Unipolariteti” lidhet me situaten e pas rënies së Bashkimit Sovjetik, qe e la botën nën sundimin e një superfuqie globale, SHBA. Fyodor Lukyanov, një mendimtar i politikës së jashtme shumë i afërt me presidentin Putin, beson se unipolariteti “i ka dhënë SHBA mundësinë që të veprojë sipas interesit të saj personal në çështjet globale”. Ai argumenton se epoka e hegjemonisë amerikane u pa që me luftën e Gjirit në 1991, në të cilën SHBA u hyri në koalicion me vende te tjera për të larguar Irakun e Sadamit nga Kuvajti.
Lufta në Gjirin Persik u pasua nga ndërhyrje të tjera nga SHBA dhe aleatët e saj në gjithë botën, duke përfshirë edhe ndërhyrjet në Bosnje dhe Kosovë në 1990. Bombardimi nga NATO i Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, në 1999, ka qenë një argument i përdorur shpesh nga Rusia se NATO nuk është realisht një aleancë mbrojtëse. Fakti se NATO bombardon nuk është harruar as nga Pekini, që kujton se si u kap në befasi dhe ambasada e saj në Beograd.
Trupa amerikane ne Shqiperi ne kuadrin e Natos
Pas 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, NATO aplikoi nenin 5 – mbrojtjen e një vendi qe sulmohet nga gjithe te tjerët – dhe pushtoi Afganistanin. Edhe një herë, sipas Lukyanov, Amerika demonstroi vullnetin dhe mundësinë për të “transformuar dhunshëm botën”. Por thyerja e SHBA në Afganistan, simbolizuar me tërheqjen kaotike të ushtrisë së saj nga Kabuli, në verën e 2021, u ka dhënë rusëve një shpresë se bota e drejtuar nga rendi i superfuqisë së SHBA është duke u shkatërruar. Lykyanov argumenton se rënia e Kabulit tek Talebanët ishte “jo më pak historike dhe simbolike se sa rënia e murit të Berlinit”
Akademikët kryesorë në Kinë po i mëshojnë kësaj teze. Yan Xuetong, dekan i Shkollës Ndërkombëtare të Marrëdhënieve me jashtë në Tsinghua University, Pekin, shkruan: “Kina beson se ajo do të jetë një fuqi e madhe dhe se do të angazhohet me punët e botës, pasi ajo nuk paqëtohet me dominimin e pakundërshtuar të SHBA.”
Njësoj si Lukyanov, Yan beson se “një botë e drejtuar nga SHBA është duke u zhbërë ... në vendin e saj po lind një rend i ri multipolar”. Presidenti Xi i ka vendosur shumë peshë kësaj ideje.
Për Rusinë dhe Kinën, krijimi i një rendi të ri global nuk është thjesht një çështje e pushtetit real. Ndërsa tradita liberale perëndimore promovon idenë e të drejtave universale të njeriut, mendimtarët kinezë dhe rusë argumentojnë se qytetërimeve me tradita të ndryshme duhet tu jepet hapësira për t’u zhvilluar në rrugë të ndryshme.
Vladislav Surkov, dikur një prej këshilltarëve më influencues të Putinit, ka përbuzur përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të qenë pjesë e civilizimit perëndimor. Në fakt, sipas Surkov, Rusia duhet të përqafojë idenë se “ka absorbuar, si lindjen dhe perëndimin” dhe se ka “një mentalitet hibrid”. Nën të njëjtin frymëzim edhe mendimtarët pro regjimit në Kinë shkruajnë se fuzioni mes konfucianizmit dhe komunizmit e percakton Kinën si një vend që flet mbi kolektiven më shumë se sa të drejtat individuale. Ata pohojnë se suksesi i Kinës në përmbajtjen e COVID-19 reflekton superioritetin e Kinës ne lidhje me veprimet kolektive dhe të drejtat e grupit.
Pekini dhe Moska argumentojnë se bota aktuale dhe rendi aktual global është i karakterizuar nga një përpjekje e Amerikës për t’i imponuar Perëndimit dhe botës idenë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Qoftë edhe nepermjet ndërhyrjes ushtarake, rendi i ri global i Kinës dhe Rusisë do të ndërtohet mbi sferat e ndryshme të influencës. SHBA duhet të pranojë që Rusia dhe Kina te dominojne fqinjët e tyre dhe se SHBA duhet t’i humbasë shpresat e saj për të mbështetur demokracinë apo revolucionet shumëngjyrëshe që kërcënojnë Putinin dhe Xi.
Kriza e Ukrainës është përpjekja per të ardhmen e rendit botëror pasi, ajo përmbledh pikërisht këto premisa që diksutojmë. Për Putinin, Ukraina është kulturalisht dhe politikisht pjesë e Rusisë dhe sferës së saj të influencës. Rusia thote se per sigurine e saj ka nevojë që t’i japë vetes pushtetin e vetos ndaj çdo vendimmmarrje të Ukrainës. Moska kërkon që të veprojë edhe si protektore e rus-folësve te Ukraines. Për SHBA, këto kërkesa kundërshtojnë në disa pika parimet e rendit te sotem boteror dhe në veçanti të drejtën për një vend të pavarur të vetëpërcaktojë politikat e jashtme dhe qasjen strategjike.
Kriza e Ukrainës është gjithashtu dhe mbi “rendin e ri botëror” pasi ka implikimi të thella globale. SHBA e di se, nëse Rusia sulmon Ukrainën dhe vendos ne “sferën e saj të influencës”, një precedent i rezikshëm krijohett në lidhje me Taivanin. Gjatë epokës së Xi, Kina ka ndërtuar baza ushtarake rreth e qark zonave të Detit të Kinës Jugore. Kërcënimet e Pekinit për të pushtuar Taivanin – një vend i qeverisur në mënyrë demokratike që Kina e konsideron si provincë rebele - janë bërë gjithnjë e më te mprehta dhe të shpeshta. Nëse Putin ia arrin të pushtojë Ukrainën, tundimi që Xi të sulmojë Taivanin do të rritet, pasi ai do të vendoset nën presion nga liderët nacionalistë në Kinë, që do nuhasin rënien e SHBA.
Rusia dhe Kina, pra, kanë shqetësime të ngjashme rreth rendit të ri botëror. Ka disa diferenca të rëndësishme ndermjet qasjes së Moskës dhe asaj të Pekinit. Rusia aktualisht është më e predispozuar për të ndërmarrë risqe të natyrës ushtarake, se sa Kina. Por qëllimi i saj fundor është më i limituar. Për rusët, përdorimi i forcës në Siri, Ukrainë dhe kudo gjetkë, është një rrugë për të goditur pohimin e bërë nga ish presidenti i SHBA, Obama, se Rusia është tanimë një forcë rajonale. Dimitri Trenin i Carnegie Center në Moskë e argumenton kete, “ për liderat rusë, Rusia është vetëm një fuqi globale.”
Por nëse Rusia aspiron të jetë njëra nga fuqitë globale, Kina duket se po mendohet për të shfronësuar SHBA si superfuqia globale. Elizabeth Economy, autore e libri të ri të quajtur “Bota sipas Kinës”, argumenton se Pekini po synon të “transformojë tërësisht rendin global” në të cilin SHBA do të hidhet jashte nga Paqësori, duke u shndërruar thjesht në një forcë te Atlantikut. Duke qenë se tani zemra e Indo-Paqësorit është ajo e ekonomisë globale, kjo do të thotë që esencialisht Kina të jetë “numri një”. Rush Doshi, një dijetar i Kinës që punon në shtëpinë e Bardhë, e ka bërë këtë argument më të thjeshtë në lirbin e tij “Loja afatgjatë”, ku duke cituar disa burime kineze, Doshi ngre çështjen për Kinën në një synim përherë e më të qartë për të rrëzuar mundesine e SHBA për dominim global.
Një bast për supermacinë
Diferenca në ambiciet e Kinës dhe Rusisë reflekton dallimet e tyre ekonomike dhe potenciale ne pergjithesi. Ekonomia ruse është në masën e asaj të Italisë, ndërsa Moska nuk e ka takatin për të nisur një përpjekje për supremaci globale. Ndërkohë që Kina është sot, sipas disa matjeve, ekonomia më e madhe në botë. Ka gjithashtu manifakturën më të madhe në botë dhe është eksportuesja më e madhe. Popullsia e saj është 1.4 mld banorë dhe kjo është dhjetë herë më e madhe se ajo e Rusisë. Për rrjedhojë, është më realiste për Kinën që të aspirojë pozitën më yë lartë në botë.
Por ndërsa diferencat në potencialin ekonomik të Rusisë dhe Kinës e shndërrojnë Xi në më shumë ambicioz se Putin, në afatshkrutër e bëjnë atë më të kujdesshëm. Ka diçka prej bastexhiu të dëshpëruar në dëshirën e Putin për të përdorur ushtrinë që të ndryshojë balancat e forcës dhe fuqisë në Europë. Trenin argumenton se duke parë që NATO po zgjerohet në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Putin e sheh Ukrainën si “qendresën e tij të fundit”, ndryshe nga Pekini, ku ndjenjat dhe koha janë të tilla që nuk thërrasin historinë në anën e Kinës ende.
Kina ka ende disa instrumente ekonomikë për të zgjeruar influencën e saj, që në fakt i mungojnë Rusisë. Një nga projektet emblemë të Xi është ajo e Belt Road një program ndërkombëtar i financuar nga Kina, në infrastrukturë, që shtrihet nga Azia Qendrore, ne Afrike, në Europë.
Ndërsa Amerika është bërë më proteksioniste, Kina po tenton që fuqinë e saj ta përdorë për t'u zgjeruar globalisht. Ky muaj ka parë dhe nisjen e Partneritetit Rajonal Ekonomik, një zonë e madhe e tregtisë së lirë në Paqësor-Azi që përfshin Kinën dhe disa aleatë strategjike të SHBA, si Japonia dhe Australia, në të cilën SHBA nuk po merr pjesë. Dhënia ose jo e aksesit në tregun e Kinës është një armë që Pekini e ka në dorë, por jo Moska.
Por a do të funksionojë gradualizmi? Apo a mos vallë Rusia dhe Kina do kenë nevojë për një moment dramatik për të krijuar një rend të ri global sikundër kërkojnë?
Historia sugjeron se sistemi i ri i qeverisjes për botën zakonisht vjen pas disa ngjarjeve sizmike të politikës si fjala vjen një luftë e madhe globale.
Shumica e arkitekturës globale të sigurisë dhe institucioneve janë krijuar pas luftës së dytë botërore, pas fundit të saj u krijua OKB, Banka Botërore dhe FMN me qendrën e tyre në SHBA. Marrëveshja e përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) erdhi në jetë në 1948. NATO u krijua në 1949 dhe marrëeshja e sigurisë SHBA-Japoni u krijua në 1951. Pas fundit të luftës së ftohtë, sovjetët dhe institucionet e tyre, si Pakti Varshavës, u shpërbënë dhe NATO e BE u zgjeruan në kopshtin e tyre. Kina iu bashkangjit Organizates Boterore te Tregtise në 2001 dhe ajo trashëgoi GATT.
Pyetja tani është nëse Rusia dhe Kina me ambiciet e tyre “për një rend të ri global” do të kenë nevojë të shkojnë në luftë. Një konflikt direkt me SHBA është thjesht tejet i dëmshëm në epokën nukleare dhe nuk do të ndodhë derisa të gjithë palët të keqllogarisin tmerrësisht shumë (që është diçka e mundshme).
Rusia dhe Kina mundet, gjithsesi, që të mendojnë se do t’i arrijnë ambiciet e tyre përmes luftës me proxy. Një fitore e pakundërshtuar nga Rusia në Ukrainë mund të sinjalizojë se një rend i ri sigurisë globale është duke lindur në Europë, që përfshin dhe një “zonë influence” de facto të Rusisë. Një pushtim i suskesshëm i Taivanit nga Kina mund të sinjalizojë një epokë të re ku dominimi i Amerikës në Paqësor është në fundin e vet. Në atë pikë shumë vende dhe rajone, që sot shohin nga SHBA për sigurinë, si Japonia apo Korea e Jugut mund të zgjedhin që të akomodojnë veten e tyre në një rend të ri botëror të udhëhequr nga Kina.
Në mënyrë alternative, një rend i ri global mund të lindë përmes pajtimit dhe dakordësisë në Uashington. Një gjë e tillë duket se s'ka shumë gjasa nën administratën Biden, vetëm nëse ka një zhvillim dramatik të minutave të fundit dhe ka koncesione të mëdha nga SHBA në lidhje me Ukrainën. Por, Donald Trump mund të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2024. Së paku teorikisht, ai duket më i gatshëm në lidhje me një qasje si ajo ruso-kineze mbi botën.
Ish presidenti i SHBA e ka poshtëruar jo rrallë NATO-n dhe ka sugjeruar që akeatët e SHBA në Azi ishin të lirë të zgjidhnin. Qasja e tij “Amerika e para” dhe filozofia e tij nuk lidhen aspak me misionin e Amerikës për të mbështetur lirinë në botë. Me kohë, Trump ka qenë i qartë në admirimin e tij si për Xi dhe për Putin. Dhe si një tregtar i aftë, Trump është shumë i gatshëm për idenë e sferave të infulencës.
Gjithsesi Rusia dhe Kina nuk duket se janë të gatshme të ulen dhe të presin kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ato e dinë që edhe republikanët e Trump kanë shumë skifterë brenda tyre, që mezi presin përballjen me Rusinë dhe Kinën. Në çdo rast një marrëveshje e madhe mund të bëhet tani dhe deri në Nëntor 2024.
Padurimi i Rusisë është i qartë nga dëshira e Putinit për të krijuar një krizë mbi Ukrainën. Por edhe nëse Putin dështon të arrijë synimet e tij në Ukrainë, kërcënimi ndaj rendit global të drejtuar nga SHBA nuk do të zhbëhet. Një Kinë në ngjitje, udhëhequr nga një president ambicioz si Xi, do e bëjë të mundur kërcënimin.
Comments