top of page

Njeshmeri - Poezi nga Keti Dibra



NDJESHMËRI


Pangjashmëria bën që njerëzit ta përjetojnë ndryshëm realitetin.

Ka të atillë që mendimet i kanë të lidhura e të kushtëzuara nga e tashmja.

Prakticitet?

Ndoshta.

Të tjerë, me kujtesë të mirë e ndjeshmëri të ulët

kanë të lirë, të rrëshqitshme, shetitjen e mendimit.

Të tjerë lodhen me to,

sepse i kushtojnë kohë,

sepse i kushtojnë shpirt.


Mendimet palosen si rrobat në sirtar.

E hap, vështron, ngurron.

E kur prishaqejf vendos të mbash atë që ke në duar,

syri, papritur, sheh cepin e një rrobe

prej kohësh harruar.


Këtë...

këtë e kam mbajtur në një rast krejt të veçantë.

E lë, kap një tjetër

e më pas një tjetër.

E kështu, ke shëtitur në vite...

Si me mendimin.


216 views0 comments

Comments


bottom of page