top of page

Ne pershkrimin nga Tuqididi te murtajes ne Athinen lashte gjendet nje paralelizem me aktualitetin


Te “Lufta e Peloponezit”, Tuqididi rrefen per murtajën e Athines të shek.5 para Krishtit.


TUQIDIDI: FRIKA E MURTAJËS SHKATËRROI ATHINËN, JO MURTAJA


Murtaja përhapet në Athinë Edhe në kampe të ndryshme epidemia përfshiu gjithkah pritat e lejuara, deri atëherë,në jetën qytetare. Më lehtësisht, dikush guxonte, në panoramën e ndryshimeve të fatit të papritur e të shpejtë, atë që më përpara tutej ta bënte për kënaqësinë e vet. Vdekje të personave të kamur, njerëz përherësisht të varfër që, tani, në çast, pasuroheshin nga nje trashegimi e paparashikuar. Duke e konsideruar tashmë jetën dhe paranë si vlera kalimtare, lakmonin përfitime e kënaqësi me shpejtësi në shpërblime të menjëhershme e konkrete. Asnjë nuk ndjehej i perfshirë nga zelli për fillimin e një sipermarrjeje serioze, në mëdyshjen që vdekja do të arrinte të godiste në mes të rrugës. Kënaqësia e menjëhershme dhe çdo mjet për ta gjetur atë, përbënin të vetmet rrugë, të konsideruara të ndershme e të dobishme. Asnjë frenim i mëshirës hyjnore, o i rregullit njerëzor. Respekti dhe sakrilegji nuk dalloheshin nga kush merrte pjesë në spektaklin e përditshëm të një vdekjeje që godiste pa dallim e qorrazi. Për më tepër, asnjë nuk peceptonte drojën serioze në do të arrinte gjallë për t’i dhënë llogari drejtësisë për krimet e veta. Konsideronin të pezulluar për veten, një dënim shumë të rëndë. E para se të rrëzoheshin, ishte njerëzore të gëzonin pak nga jeta!


Perktheu Keti Dibra

94 views0 comments

Comments


bottom of page