ETF (exchange traded fund) i kriptomonedhave
Eshte nje fond i tregtueshem ne burse, njesoj si nje aksion, i perbere nga kriptomonedha. zakonisht ETF ndjekin nje indeks te burses apo nje shporte aksionesh; kripto-ETF ndjekin nje kriptomonedhe ose nje shporte kriptosh. Nje fond i tille permban nje ose me shume kriptomonedha, por fondi tregtohet si nje aksioni vetem i burses dhe cmimi i tij luhatet vazhdimisht ne funksion te blerjeve e shitjeve te fondit nga investoret. Perdoruesit e ETF-ve preferojne koston e ulet te manaxhimit te fondit, diversifikimin e aseteve dhe kursimin e kohes per te studjuar e blere asetet individuale.
Mund te ekzistojne teorikisht dy lloje te kripto-ETF: 1) Ne llojin e pare, kompania financiare qe manaxhon fondin, posedon kriptomonedha dhe pronesia e kriptomonedhave ndahet ne njesi te fondit (shares) qe investoret i blejne ne burse. 2) Ne llojin e dyte, kompania blen derivate te kriptomonedhave, si psh kontrata te ardheshme (future contracts) te tregtuara ne bursen e Chicagos - Chicago Mercantile Exhange (CME). Ky lloj i dyte, me derivate, eshte me i komplikuar dhe paraqet nje transparence te reduktuar per investorin.
ETF e pare dhe e vetme e kriptomonedhave, aktualisht ne tregun amerikan, filloi te tregtohej ne tetor 2021. Quhet “Proshares Bitcoin Strategy ETF” (BITO) dhe i perket llojit te derivateve.
BITO ka nje kapitalizim tregu prej 8 milion dollaresh dhe, qe ne tetor, ka rene nga $44 ne $27 per njesi (share), nje renie prej 43%. Vete bitcoini, maksimumin ne tetor e kishte $67 mije. Sot u mbyll ne $43 mije, nje renie prej 36%. Shihet pra qe kjo kripto-ETF e ndjek bitcoinin, por jo ne menyre besnike.
Agjensia federale e tregjeve financiare e USA, SEC (Security Exchange Commission), ka hezituar te autorizoje shitje publike te fondeve kripto. Aresyet, SEC i shpjegoi ne nje leter te hapur te janarit 2018, ndermjet te cilave permendete mungesen e transparences ne platformat e shitblerjes se kriptomonedhave, rrezikun e manipulimeve dhe likuiditetin e ulet ne tregjet e kriptove.
Qe atehere situata ka ndryshuar. Kapitalizmi i pergjitheshem i tregut per kriptomonedhat ka arritur 2 trilion, nga 800 milion qe ishte me 2018. Volumi i tregtimeve eshte shumefishuar. Platforma exchange me e madhe e Amerikes per tregtimin kripto, Coinbase (COIN), eshte tani nje kompani qe tregtohet publikisht ne burse. Prandaj, sic thame, SEC aprovoi EFT e pare kripto, ne tetor 2021, te perfaqesuar ne burse me simbolin BITO.
Gjithashtu ka ndodhur nje ndryshim ne krye te SEC. Ish kryetari, Jay Clayton ishte i shkolles se vjeter, i konsideruar skeptik ndaj kriptomonedhave. Me 2021 ai u zevendesua nga Gary Gensler, i cili jepte mesim nje lende mbi teknologjine blockchain dhe kriptomonedhat ne MIT (Massachusetts Institute of Technology). Emerimi i Gensler ka inkurajuar shpresen per aprovimin e nje bitcoin ETF (fond te llojit te pare).
Avantazhet e kripto-ETF ndaj posedimit direkt
Kripto-ETF jane nje klase asetesh qe sapo ka filluar dhe akoma nuk ka marre trajte, por qe ka potencialin te jete nje instrument shume i mire per te tregtuar kriptomonedha.
Mua vete me ka penguar te investoj ne kripto edhe fakti qe me duhet te hap nje llogari ne Coinbase ose Binance, te transferoj fonde atje, te mbaj nje digital wallet dhe, kur une behem mbare t’i bej te gjitha keto, cmimi i bitcoin la levizur nga niveli qe me pelqente mua dhe me bie deshira.
Kurse nje ETF mund tregtohet direkt dhe kollaj nga platforma e burses ku i ke te gjitha investimet e tjera.
Ndoshta avantazhi me i madh i kripto-ETF eshte se futesh ne kripto pa shpenzimet e pronesise individuale. Pronesia direkte e kriptomonedhave ka shume kosto ekstra, psh tarifa te mbajtjes (custody charges), tarife vjetore per kuleten dixhitale (digital wallet); kosto te fshehta te transaksioneve dhe rrjeteve informatike. Keto kosto nje ETF i paguan kolektivisht.
Ne dy vitet e fundit cmimi i kriptove, sidomos bitcoin, eshte ngjitur ne qiell. Tani bitcoin eshte mbi 40 mije dollare, teper i shtrenjte per shume investore. Kurse njesia (share) e nje fondi kripto, psh Canada’s Purpose Bitcoin ETF (BTCC-B.TO), mund te jete me pak se 10 dollare, e pershatshme per tregtime me shuma te vogla.
Shprehite e kriptomonedhave, qe lidhen me teknologjine ku mbeshteten, kane qene nje pengese per perhapjen e gjere te tyre. Ka qene e veshtire per investorin e zakonshem te familjarizohej me kriptomonedhat, kurse ne rastin e ETF barra e studimit i lihet manaxhereve te fondit.
Siguria e kriptomonedhave ka qene problem, se jane hackeruar shpesh. Eshte e veshtire per investorin individual te ndjeke ceshtjet e sigurise, kurse ne rastin e ETF kete detyre e marrin persiper profesionistet.
Jane bere 1800 kriptomonedha te ndryshme ne treg. Infrastruktura e tregtimit te tyre eshte akoma e pazhvilluar plotsisht; jo te gjitha blihen ne te gjitha platformat; nuk merret vesh cfare jane e ku blihen. Kostoja e shitblerjeve eshte e larte. Me mire t’ua lesh profesionisteve te bejne diversifikimin e fondit me menyre te optomizuar
Instrumente investimi alternative
Ne bursen amerikane aktualisht ka vetem nje kripto-EFT, ajo qe thame me siper, me simbolin BITO. Po ka nje numer produktesh financiare qe mundesojne ekspozimin ne kripto. Produkti qe i ngjan me shume nje kripto-ETF eshte Grayscale’s Bitcoin Investment Trust (GBTC). Ky eshte nje fond i mbyllur qe posedon bitcoins dhe aksionet e tij tregtohen ne “tregjet mbi banak” - over the counter (OTC). Aktualisht GBTC mban 3.4% te furnizimit boteror me bitcoin.
Por GBTC nuk eshte nje ETF. Eshte e hapur vetem ndaj firmave te investimeve, investoreve te akredituar dhe investoreve me pasuri te larte. Nuk pranon investore te zakonshem, ka nje minimum te larte investimi dhe nje periudhe ngrirjeje kapitali.
Njesoj si ne rastin e ETF, kompania manaxhere e fondit, Grayscale, ngarkon nje tarife vjetore. Por kjo tarife, ne masen 2%, eshte shume me e larte se ne ETF. Per me teper, luhatjet e cmimit te GBTC tentojne te divergjojne shume nga lugatjet e vete bitcoinit.
Ekzistojne ne tregun amerikan produkte te tjera te ngjashme me GBTC, psh “Bitwise Ethereum Fund” and the “Bitwise Uniswap Fund”, te cilat ndjekin perkatesisht cmimet e Ethereum dhe Uniswap token. Karakteristikat e tyre jane te ngjashme me GBTC: a) divergjojne me vleren e kriptos ku bazohen, b) jane vetem per investore te akredituar, c) kerkojne nje investim minimal te larte.
Nje menyre tjeter per te investuar ne kriptomonedhe eshte te blesh aksione kompanish qe mbajne kriptomonedhe ne bilancin e vet. Psh Microstrategy (MSTR) ne shtator 2021 kishte mbi 110 mije bitcoins. I bleu ne gusht 2020 dhe gjate kesaj kohe cmimi i kompanise ne burse u rrit 240%, se kishte bitcoins, pa ndonje ndryshim tjeter ne biznesin e vet.
Tesla (TSLA) filloi te blinte bitcoins ne vitin 2021 dhe ka me shume se 40 mije. Te tjera kompani publike qe posedojne bitcoins jane Galaxy Digital Holdings Ltd. (BRPHF) dhe Square Inc. (SQ). Keta i mbajne kriptot si investim anesor, se biznesin kryesor e kane ne fusha te tjera. Tesla ben makina elektrike, kurse Square eshte nje kompani pagesash.
Kompania financiare Bitwise Investments ka krijuar nje fond me kompani publike qe mbajne kriptomonedha, te quajtur Bitwise Crypto Industry Innovators ETF (BITQ). Ne kete ETF perfshihen aksione si psh te platformes per exchange kripto Coinbase and kompanise se minierimit kripto Riot Blockchain Inc. (RIOT).
Produktet kripto punojne me teknologjine blockchain. Per te kapitalizuar mbi suksesin e kesaj teknologjie, disa firma investimesh kane krijuar fonde te specializuara ne kompani qe zhvillojne teknologjine blockchain. Shembuj fondesh te tille jane Amplify Transformational Data Sharing ETF (BLOK) dhe Siren Nasdaq NexGen Economy ETF (BLCN).
Parid Turdiu
ความคิดเห็น