top of page

Kant: Lenda i kthehet planetit prej nga ka ardhur, intelekti ngjitet e bashkohet me yjet.

Updated: Dec 17, 2021


Qielli me yje sipër meje është ligji moral imi. Dy gjëra më mbushin shpirtin me admirim e respekt të ri, gjithnjë në rritje aqsa, gjithnjë më shpesh e më gjatë, mendimi i përfshin ato: qielli me yje sipër meje dhe ligji moral imi. Këto dy gjëra une s’kam nevojë t’i kërkoj e t’i ndermend sikur të ishin mbuluar në errësirë, ose sikur të ishin në transhendencë, jashtë horizontit tim. Unë i shoh para meje dhe menjëherë i lidh me ndërgjegjen time. E para fillon nga vendi që unë zë në botën e brishtë jashtë meje dhe shtrihet lidhja në të cilën gjendem, në një madhësi të pafundme, me botë e botë e sisteme e sisteme e mandej, akoma në kohë pa limit të lëvizjes së tyre periodike, të principeve të tyre dhe të kohëzgjatjes së tyre.


E dyta fillon nga uni im i pandashëm, nga personaliteti im e me përfaqëson në një botë që ka pafundësinë e vërtetë, por që vetëm intelekti mund ta depërtojë e me të cilin (po për këtë motiv edhe në kohë të njejtë me të gjitha ato botë të dukshme) unë e njoh veten në nje lidhje, jo si atje, thjeshtësisht rastësore, por universale dhe të nevojshme. Shfaqja e parë e një sasie botësh të panumërta nuk e pakëson asfare rëndësinë time si krijesë shtazore, që duhet t’i kthejë planetit (një pikë e thjeshtë në univers ) materien nga e cila u formua, mbasi kishte qene e parashikuar për një kohë të shkurtër (dhe nuk dihet si) nga forca vitale. E dyta, perkundrazi, ngre pafundësisht vlerën time të një inteligjence, përmes personalitetit tim, ku ligji moral më paraqet një jetë të pavarur nga kafshëria dhe nga tërë bota e prekshme, së paku përsa mund t’i referohet pashmangshmeri se fundit të ekzistencës time ne perputhje me kete ligj, pashmangshmeri e cila nuk është e kufizuar nga kushtet e caqet e kësaj jete, por shtrihet në pafundësi.


IMMANUEL KANT

p, k.d.


Enter

11:51 AM

79 views0 comments

Comments


bottom of page