top of page

Macron - Performanca e modelit të centrizmit botëror gjatë mandatit te tij të parë


Kur u zgjodh për herë të parë president i Francës në vitin 2017, Emmanuel Macron u bë menjëherë flamurtari i centrizmit radikal ne bote. Ai ishte i ri, inteligjent dhe tingëllonte teper i arsyeshëm.


Gjithashtu, ishte një kohë që liberalët i kisht zënë paniku.


Britania e Nadhe kishte votuar në vitin e kaluar për t'u larguar nga Bashkimi Evropian. Amerika sapo kishte zgjedhur Donald Trump. Në të gjithë Evropën populistët po ngjiteshin në votime, madje edhe në vende të kthjellta si Suedia, Danimarka dhe Gjermania. E majta ekstreme ishte në pushtet në Greqi. Lega Nord e Italisë së shpejti do të hynte në qeveri si gjysma e një koalicioni gjithëpopulist që flirtonte me daljen nga euro dhe refuzonte emigrantët e shpëtuar në Mesdhe. Në mbarë botën politikanët fashistoidë të cilët premtonin të ngrinin mure, të injoronin ekspertët dhe të kthenin orën e historisë në një epokë të artë imagjinare ishin në ngritje.


Prandaj triumfi i Macron në një nga vendet më të rëndësishme të Europës solli psherëtima lehtësimi.


Të djelën me 24 prill, Macron do të përballet sërish me votuesit. Këtë herë ai nuk kandidon aq shumë për aspiratat e tij për qendrën radikale, por mbi performancën e tij si reformator i guximshëm gjate termit te pare, për vizionin e tij për çështjet e nxehta botërore dhe si një lider që ka rigjallëruar politikën franceze.


Në një kuptim, Macron duket sikur së shpejti do të jetë në gjendje të provoje se rekordi i tij ishtë nje sukses. Parashikimet i japin një shans 78% për të fituar rizgjedhjen presidenciale. Fitorja do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Që nga Charles de Gaulle në 1965, francezët nuk kanë rizgjedhur një president që ka shumicën në asamble.


Sidoqoftë, po të thellohemi, liberalët në mbarë botën duhet ta shohin rast-studimin Macron, jo vetem si një shembull suksesi, por edhe si një rrëfim paralajmërues.


Centrizmi i tij ka qenë më i suksesshëm në politikën ekonomike. Përpara se të merrte detyrën në vitin 2017, ai argumentoi se Franca:


a) duhet të jetë e hapur ndaj globalizimit,

b) por duke u perjekur më shumë për t'i pajisur qytetarët e saj me aftësitë e nevojshme për t'iu përshtatur ndryshimit.


Reformat e tij për liberalizimin e tregut të punës dhe lehtësimin e rregulloreve e mishëruan këtë filozofi dhe kanë çuar në një rikthim mbresëlënës të punësimeve e krijimin e bizneseve të reja.


Në vend që të përpiqej të mbronte vendet e vjetëruara të punës, ai rriti trajnimin në profesionet e sotme dhe arsimin e hershem profesional.


Në nivel evropian, ai ishte një forcë shtytëse për krijimin e The Next Generation EU (NGEU), fondin prej 750 miliardë eurosh (818 miliardë dollarë), te garantuar bashkërisht nga vendet e BE, për të ndihmuar ekonomitë më të dobëta të Europës të dalin nga vrima në të cilën i ka hedhur pandemia.


Megjithatë, ai ka lënë mjaft për të bërë në mandatin e dytë.


Macron ka qenë shumë i zellshem për të përdorur levat e kontrollit shtetëror, duke filluar qe nga kufizimi i çmimeve të energjisë elektrike dhe duke mbaruar te ndërhyrja në menaxhimin e hipermarketeve. Por me gjithë kompetencën e tij të madhe, nuk arriti t'u përgjigjej kërkesave të së majtës frënge për të lehtesuar jetesën e më të varferve. Mbështetësit e tij nxitojne te vejnë në dukje se u pengua nga covidi, por sidoqoftë ai nuk arriti të riparonte, për shëmbull, sistemin e ngatërruar të pensioneve.


Si një lider ndërkombëtar, Macron identifikoi saktë kërcënimin ndaj rendit perëndimor nga një Kinë në rritje dhe një Rusi e zemëruar. Zgjidhja e tij ishte të përpiqej të forconte Bashkimin Evropian – një forum ku zëri i Francës ka rëndësi – qoftë edhe në kurriz te institucioneve te te gjithe Perendimit. Në vend që të përballej me Putinin, ai argumentoi poziten centriste për "ndërtimin e urave".


Ura me Putinin i dështoi. Putini, duke i menduar të tjerët si veten, bile dyshoi se Macron kërkonte ta infektonte dhe e uli në skajin tjetër të një tavoline 7 metra. Thirrjet e apasionuara të Macron për të ruajtur paqen i injoroi në favor të restaurimit me forcë të madheshtisë së Rusisë. Disa aktorë, te jashtëm e të brendshëm, thjeshtë nuk respektojne centrizëm, e konsiderojnë dobësi dhe kuptojne vetëm gjuhën e forcës.


Macron, në prani të luhatjeve të politikës së jashtme amerikane nga një president te tjetri, arriti të besonte në zhvleftësimin e NATO-s për të cilën tha se ka pësuar "vdekje truri", duke propozuar te zëvendesohet me një forcë europiane. Porse lufta në Ukrainë provoi qe roli i Amerikës në mbrojtjen e Europës ende është i domosdoshëm.


Megjithëse përpjekjet e tij për të mposhtur xhihadistët në Sahel ishin të guximshme, ato kanë dhënë pak rezultate dhe tani janë duke u zbërthyer.


Marrëdhëniet e tij me një Britani të zvogeluar të post-Brexit ishin të grindura dhe pikërisht ajo që dëshironte kryeministri joserioz i Britanisë.


Në zgjedhjet e vitit 2017 Macron mundi Marine Le Pen, një nacionaliste nostalgjike, me 66% - 34%. Kete rradhe sondazhet indikojnë se Macron do të fitoje më ngushtë, 53% me 47%. Përqindja e francezëve që u thonë anketuesve se do të votojnë për një kandidat populist të djathtëmajtes nacionaliste e antikapitaliste eshte më e lartë se me 2017.


Me fjalë të tjera, pesë vitet e qeverisjes nga kampioni i centrizmit në botë kanë gërryer mbështetjen për qendrën. Ka shumë arsye për këtë. Pandemia dhe se fundi lufta kanë polarizuar politikën, dhe jo vetëm në Francë. Macron gjithashtu ndonjëherë i zmbraps votuesit me manierizmin e tij te ftohte jupiterian. Kritikët e kane quajtur "presidenti i pasurisë". Etiketa qëndron, pjesërisht sepse ai uli taksën e pazbatueshme të pasurisë në Francë, por kryesisht sepse atituda e tij paraqitet ajo e bankierit të lartë që ishte dikur.


Macron gjithashtu vuan nga një problem me të cilin përballen gjithmonë politikanët centriste kur konkurrojnë kundër populistëve. Ai ofron politika të "mërzitshëme" të bazuara ne arsye e realitet. Populistet thonë çdo gjë që do t'i eksitonte votuesit, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo. Good people are boring.


Arsyeja e fundit është se Macron ka realizuar një boshatisje joliberale të institucioneve. Edhe pse politika e vjetër kishte shumë deputetë te vjeteruar, partitë e qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë sot janë kthyer në shfaqje të anëshkaluara nga politika presidenciale. Vërtet, përgjegjësia për rinovimin qëndronte tek ata, por ai e bëri punën e tyre më të vështirë duke gjuajtur talentin e tyre më të mirë. (Ramë lexoje këtë!)


Ajo që ka mbetur me këmbë është një garë mes Macron dhe një kakofonie ekstremistësh në ekstremin e majtë dhe të djathtë. Si rezultat, gjëja më e afërt që Franca ka me një lider opozitar është zonja Le Pen, një admiruese historike e zotit Putin, e cila do të shkelte rregullat e BE-së duke favorizuar qytetarët francezë për çdo gjë, nga strehimi te puna. Shanset e saj prej 47% për t'u bërë presidente janë jashtëzakonisht të larta.



Në vitin 2016, Macron shkroi: “Nëse nuk bashkohemi pas pesë apo dhjetë vjetësh, zonja Le Pen do të jetë në pushtet”. Çfarë duhet të thonë centristët për faktin shqetësues se, pavarësisht gjithçkaje që ai ka bërë, fjalët e tij sot janë po aq të vërteta sa atëherë?


Një mësim është se kompromiste komplekse kane veshtiresi për të mposhtur sloganet e thjeshta. Politika ka të bëjë aq shumë me tribalizmin dhe identitetin, saqë përfitimet materiale për sa i përket vendeve të punës dhe rritjes ekonomike janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme për te triumfuar.


Një mësim tjetër është se një person i vetem nuk mund ta mbajë qendrën radikale, sepse individi ka kufizime. Centrizmi francez dhe kushërinjtë e tij liberalë anglo-amerikanë janë sisteme. Ato kërkojnë rinovim të vazhdueshëm, përmes debatit dhe konkurrencës. (Ramë dhe Bashë lexojeni këtë!)


Macron ka ende votën tonë, por ai ka nevojë për shoqëri: Trimi i mirë me shokë shume!



138 views0 comments

Comentarios


bottom of page