top of page

Letër nga burgu


Përshëndetje shoku im!!!


Nuk kam dëgjuar më nga ti, te kam shkruar një letër 6-7 faqe. Shpresoj se gjithçka është mirë. Gjithmonë pyes veten nëse do të flasim në rrugë një ditë, ose të paktën në rrjetet sociale, etj. Ti më pëlqen.. Unë bëhem vërtet një shok i mirë kur te njoh dhe të kam shok… Më fal për shkrimin tim, por po shkruaj në errësirë, në shtrat. Shoku im i qelisë po fle tani.


Gjithsesi, më shkruaj. Tani është e enjte dhe doja të të përshëndesja dhe të të kaloja një mesazh para fundjavës.


Plane për Krishtlindje?


Plani im është që të ha ushqime të pazakonshme dhe t'i telefonoj nënës dhe motrës sime. Mezi pres të shkoj në shtëpi, kanë mbetur rreth 2-3 vjet. Ti me pelqen, je nje shok i mire.


Unë vetëm rri në dhomën/qelinë time të vogël, pothuajse çdo ditë 24/7, me një person tjetër. Është një jetë e ngadaltë. Më pëlqen të shkruaj, kështu që me shkruaj!!! Më dërgo disa foto, ndoshta nga ti ose nga udhëtimet tuaja. Më pëlqejnë gjëra të tilla. Ti më bën shoqëri në ditët e vështira të burgut. Ky vend është kaq i dhunshëm. Është e trishtë dhe keq të jetosh kështu.


Mezi pres të dal dhe të jem në gjendje të bëj gjëra e të dal jashtë ne natyre. Sa më mungon natyra! Njerëzit nuk supozohet të mbyllen në kafaz kështu. Keq!


Sapo mora një simite, peperoni, djathë dhe proshutë dhe bëra këtë sanduiç të mrekullueshëm. Shoku i dhomes është poshtë meje. Ndajmë një krevat marinari si fëmijët. Dysheku më vret trupin dhe nuk na japin jastëkë. Nuk po pres më dot për të gjitha këto. Dhe ushqimin, mmm. Ne ushqehemi pothuajse vetëm me pulë, çdo ditë. Dhe është e gjitha e neveriteshme. Më mungojne peshku, frutat, akullorja. Do të ishte e tmerrshme nëse do të kisha burgim të përjetshëm, si shumë nga këta njerëz.


Takova disa kriminelë të profilit çmendërisht të lartë në burgun federal. Unë isha në Illinois kur Trump fali Conrad Black. Unë dhe ai flisnim çdo ditë.


Po shkruaj një libër dhe do të fitoj shumë para. Pus gjithçka që unë do të krijoj me vëllain tim, mundësin e famëshem. Mezi pres ta takoj atë div kur të dal.


Ai jeton në Florida; është një legjendë atje poshtë. Ai ka luftuar në Florida aq shumë herë dhe kurrë nuk ka humbur, Crazy! Tani ai po stërvit luftëtarët më të mëdhenj në botë dhe shoqërohet me të gjithë atletët e famshëm!


Është shumë interesante dhe frymëzuese të jesh gjaku i tij dhe të kesh të njëjtin baba. Ai më ndihmon të kaloj depresionin. Vetëm duke menduar për marrëdhënien tone më gëzon, haha.

Mendoj se shumica e njerëzve do të ishin të lumtur dhe thjesht krenarë te kishin një vëlla si ai. Ai është një bishë në atë që bën, që është sporti më i vështirë dhe më i dhunshëm në planet.


Oops i derdha kafe shokut tim të qelisë. Ky i çmenduri me të cilin jetoj, më goditi me grusht në fytyrë se mendoi se i vodha kafen dhe pastaj e gjeti dhe më tha "më fal". Por a ështe normale kjo?!


Këta janë njerëzit këtu, kështu sillen. Dëgjo këtë: Kam parë një djalë të goditet me thikë për një banane; një djalë tjeter e quajti me humor "drive-by fruiting". Por ai pothuajse vdiq. Bota/ditët e mia janë çmendurisht të çuditshme.


Po stërvitem shumë dhe e kam mbajtur trupin të skalitur per kur të dal në plazh. 🙂 Dukem vërtet në formë dhe i shëndetshëm.


Shëndeti dhe fitnesi janë gjithçka për mua tani. Gjithashtu praktikoj shumë muzikë. Kam shumë ide për t'u bërë i suksesshëm, shpresoj i pasur. 🙂


Te dua shume miku im. Tani po ndehem i lodhur dhe do flej. Paç net dhe dit të mira.


Gëzuar Festat!


Shenim: Kam dy shoke korrespondence ne burg. E nisa kete korrespondence gjate covidit. Ky eshte njeri prej tyre i denuar 15 vjet per grabitje banke. PT.

279 views0 comments
bottom of page