top of page

Leter e hapur Kuvendit mbi Votimin e Vertete te Diaspores VVD

Updated: Dec 20, 2022



ORGANIZATA E QENDRES (OQ) - Shqiperi, NIPT M21410454K

ALBANIAN AMERICAN ORGANIZATION QENDRA (AAOQ) - USA, EIN 88-0598990

Parid Turdiu, kryetar


West Palm Beach, Florida, 19 dhjetor 2011

Kjo leter u dergohet me email secilit prej deputeteve te Kuvendit te Shqiperise,

kopje me poste Ambasadores se USA ne Shqiperi,

kopje me email Ambasadores se BE ne Shqiperi.


Te nderuar deputete:

Ju shkruaj ne emer te ketyre dy organizatave simotra, te cilat perbehen nga shtetas shqiptare, nga shtetas amerikane e kanadeze dhe nga shtetas te vendeve te Bashkimit Europian, me origjine shqiptare.


Tema e kesaj letre eshte Votimi i Vertete i Diaspores.


Kjo ceshtje eshte hedhur ne Gjykaten Kushtetuese nga dy organizata te ndryshme, njera prej te cilave eshte organizata jone. Padia jone u dorezua ne gjykate me 4 tetor 2022.

Gjykata Kushtetuese mori nje vendim me 9 dhjetor 2022, ne lidhje me padine tjeter, qe ishte dorezuar me perpara.

Gjykata konstatoi “cenimin e së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor” dhe porositi Kuvendin “për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Pra mosvotimi i Diaspores u gjet jo kushtetues. Kjo teorikisht i hedh ne ere te gjitha votimet qe jane bere ne Shqiperi, por praktikisht nuk mund te ribehet e shkuara, duhet rregulluar e ardhmja.

Gjykata ia la Kuvendit te plotsoje Kodin Zgjedhor me menyren si do te votoje Diaspora, brenda nje viti.

Ketu duhet pasur kujdes, se djalli qendron ne detajet.

Ka forca qe nuk e duan votimin e emigranteve, se nuk i kontrollojne dot. Po ta donte votimin e Diaspores, Establishmenti do e kishte bere. Tani do te perpiqen te realizojne nje votim fasade, sa per sy e faqe.

Flitet, se ne zyrat e Tiranes po perpunohet varianti qe Diaspora te konstituohet ne nje zone elektorale me vehte e t’i caktohet nje numer deputetesh, psh 5. Votimi te behet hibrid: regjistrim i emigrantit online, dergim i skedes elektorale emigrantit me email dhe emigranti ta ktheje mbrapsht skeden e plotsuar me poste ne Shqiperi - nje proces terkuze.

Kjo menyre eshte aq e komplikuar dhe e pasigurte, sa qe emigranti i zakonshem nuk do votoje. Do votojne 2 mije veta te yshtur, nga 1 milion emigrante me te drejte vote. Por aq me mire per Establishmentin, se ata 5 deputete qe i jane caktuar Diaspores do shkojne ne Kuvend dhe do shtojne rradhet e mazhorances. A nuk u bene zgjedhjet vendore me vetem 10% pjesemarrje?!

Ne padine tone kushtetuese, ende te pashqyrtuar nga Gjykata, kemi kerkuar korigjimin e Kodit Zgjedhor ne keto 3 drejtime:


1. Emigrantet te votojne aty ku jane.

2. Votimi te numrohet ne qarkun e origjines ne Shqiperi ku kane regjistrimin.

3. Votimi te jete elektronik online.

Kete ne e quajme Votimi i Vertete i Diaspores VVD, ne ndryshim me votimin fasade.

Nuk ka nevoje per regjistrim te ri te emigrantit. Ne emigrantet jemi te regjistruar ne qarqet e origjines dhe ne database-n e leternjoftimeve. Ne na del emri ne listat elektorale. Te perdoret regjistrimi aktual. Nuk ia beson emigranti regjimit te dhenat e veta personale te emigracionit: adresen, nr. e telefonit, emailin. U dogjem me patronazhistet.


Sot eshte koha e elektronikes, e cila eshte superiore ndaj punes se dores, ne cdo rast. Nqs votimi nuk behet elektronik, pra me app nga celulari (njesoj si appi i bankingut), shume emigrante nuk do votojne, se votimi me poste eshte jo praktik dhe numrimi manual i votave e ka humbur kredibilitetin.

Nje zone elektorale e vecante per Diasporen do ishte jo kushtetuese, se gjithe bota, ku jane shqiptaret ne emigracion, nuk eshte qark i Republikes se Shqiperise. Emigrantet nuk votojne ne Shqiperi per te rregulluar boten, por Shqiperine dhe konkretisht qarkun e vendlindjes. Ne Amerike ne jemi amerikane, ne Europe europiane; shqiptare jemi ne Shqiperi.


Votat duhet te numrohen ne qarkun e origjines ne Shqiperi, per nje shperndarje proporcionale ne krahinat e vendit, per te mos e ndare popullin ndenjes nga emigrantet dhe - me e rendesishmja - per te siguruar barazine e votave te shtetasve e cila eshte kerkese kushtetuese.

Nqs votat nuk numrohen ne qarkun e origjines, por krijohet nje zone elektorale e veçante per Diasporen, kesaj te fundit duhet t'i takojne me shume se 60 deputete, jo 5, as 10, sic po flitet, se ne Diaspore jane 1.6 milion shtetas. Kjo do e shkelte barazine e votes se shtetasve: ne Shqiperi do kishte 1 deputet per 20 mije shtetas, ne Diaspore do kishte 1 per 200 mije.

Shpjegimin e hollesishem te padise se Organizates se Qendres mund ta gjeni ketu:


Te nderuar: Ne emer te dy organizatave ju bej thirrje te vendosni ne Kodin Zgjedhor Votimin e Vertete te Diaspores VVD.


Ju mund te thoni, “ne jemi Establishmenti, si na kerkon ky te bejme dicka kunder interesit te Establishmentit?!"


Une po ju kerkoj te veproni ne menyre te drejte, kushtetuese, patriotike, demokratike. Te veproni per interesin afatgjate te familjeve tuaja. Mos u verboni nga interesi afatshkurter. Zgjeroni demokracine. Demokracia na mbron te gjitheve. Diktatura ha femijet e vet; e kemi provuar mbi lekure.


Pershendetje te sinqerta.

Vdekje fashizmit.




Comments


bottom of page