top of page

Leter e hapur drejtuar Gjykates Kushtetuese

Updated: Jul 25, 2023


Leter e Hapur Gjykates Kushtetuese te Shqiperise:


Pershendetje,


Votimin e Diaspores e japin:

  1. Kushtetuta

  2. Ligji i Shqiperise per emigracionin

  3. Konventa europiane per te drejtat te njeriut, qe Shqiperia e ka firmosur dhe ratifikuar.

  4. Konventa nderkombetare per te drejtat e emigranteve, qe Shqiperia e ka firmosur dhe ratifikuar.

E japin, ka mbaruar, ju duhet te percaktoni se si.


Ne nje vendim te mepareshem ne lidhje me kerkesen e organizates “Diaspora per Shqiperine e Lire” (DSHP) per votimin e Diaspores, Gjykata Kushtetuese urdheron Kuvendin te plotsoje Kodin Zgjedhor per votimin e Diaspores, por duke e lene te papercaktuar menyren.


Kjo i intereson Establishmentit, per te realizuar nje votim te Diaspores sa per sy e faqe.

Nuk e do Establishmenti nje votim real, me pjesemarrje te gjere te Diaspores, se futen ne procesin politik qindra mije votues te rinj, te pavarur, te cilet mund te rrezikojne rehatin e kesaj kaste te diskredituar.

Gjykata Kushtetuese ia pranoi kollaj ceshtjen per gjykim organizates DSHP se ajo kerkonte pothuajse asgje.

Kerkesa e organizates sone, OQ, e sakteson menyren si duhet te votojne emigrantet, qe votimi te mos jete fallco, por nje Votim i Vertete i Diaspores, qe eshte

  1. Aty ku jane.

  2. Vota te numrohet ne qarkun e origjines.

  3. Votimi te jete elektronik online.

Sipas Nenit 134 te Kushtetutes, te drejten per t’iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, krahas organeve te shtetit, e ka edhe nje organizate apo individ, me kusht qe “të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.”


Ne jemi organizate edhe individe.

Organizata e Qendres e ka te shkruar krejt qarte, ne statutin e saj te aprovuar nga gjykata, qe qellimi i saj eshte perfshirja e shqiptareve, ndenjes dhe te diaspores, ne jeten socialpolitike te vendit nepermjet aktivizmit social dhe aksionit juridik me impakt te larte.


Kjo padi kushtetuese eshte “aksion juridik me impakt te larte” (!)


Ne nentor 2022 nje kolegj me tre gjykates kushtetues moren ne shqyrtim paraprak kerkesen e “Organizates se Qendres” (OQ) dhe nuk e pranuan per aresye “legjitimiteti”, dmth e hodhen kerkesen ne kosh, me keto justifikime:

  1. Kerkuesja (OQ) nuk ka parashtruar argumente bindese pse qellimet e veprimtarise se saj lidhen me objektin e kerkeses.

  2. Anetaret e saj jane shtetas shqiptare me banim ne Shqiperi dhe nuk eshte paraqitur asnje prove se jetojne jashte kufinjve te vendit.

  3. Mungojne argumente qe provojne lidhjen e drejtperdrejte midis misonit per te cilin eshte krijuar kerkuesja (OQ) dhe veprimtarise qe ajo kryen.

  4. Mungojne argumentat pse eshte ne interesin e Organizates se Qendres qe te votoje Diaspora.

“Ne perfundim Kolegji vlereson se kerkesa nuk i plotson kriteret per kalimin e saj ne seance plenare.”


Haha! Ne e kemi ne statutin e miratuar nga gjykata se misioni yne eshte qe Diaspora te marre pjese ne jeten politike te vendit, DMTH NE ZGJEDHJE, dhe per kete do bejme aksion juridik me impakt te larte, DMTH GJYQ.

Keta thone se nuk e keni provuar qe e keni ne mision. (Dmth jane ne mohim: Eshte Papa katolik? Jo.)


Pse organizata DSHP u lejoka t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje, por OQ nuk lejohet? Cila eshte diferenca?


Une jam kryetari i OQ. E di gjithe Shqiperia e di qe une jetoj ne Amerike prej 33 vjetesh. Keta thone qe nuk ka prova se jetojme jashte. (Ajnshtajni: Kur e sheh Henen e beson? Jo.)


Relatorja Fiona Papajorgji, pse nuk i kerkoi avokates sone prova shtese? Per ate pune eshte relatorja.


Le qe nuk ka kuptim: Nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi a nuk preket direkt nga cungimi i demokracise, duke mos mundesuar votimin e Diaspores, dmth 1 milion shtetas me te drejte vote?


Korrupsioni e ka burimin ne mos-demokraci. Nje shqiptar ndenjes nuk preket nga korrupsioni?


Isha ne udhetim 5 muaj. Kur erdha nga udhetimi i shkruajta nga nje leter kryetares se Gjykates Kushtetuese dhe treshes qe na hodhi ne kosh:

  1. Marsida Xhaferllari

  2. Ilir Toska

  3. Fiona Papajorgji (relatorja)

ku ankohesha per vendimin e tyre te keq, te cilit tani po i shtoj edhe epitetet ARROGANT, OFENDUES, MOSPERFILLES ndaj te drejtave tona, kushtetuese dhe te njeriut.


Mos ta hidhnit ne kosh padine tone por ta trajtonit seriozisht, me respekt, ta gjykonit per meriten e ceshtjes, jo per gilivili, se ne kemi punuar qe kemi themeluar, regjistruar e mbajtur organizaten, qe mbajme gazete te organizates, shkruajme ne rrjetet sociale, bejme fushate publike ne Diaspore e Shqiperi per mbledhje fondesh per te financuar padine me kontribute te vogla. Jane gjera te veshtira per pune vullnetare.

Ky eshte vullnetarizem autentik, per zgjerim demokracie, jo per leje ndertimi!


Ne jemi patriote qe harxhojme kohe te papaguar nga jeta jone si dhe parate tona qe i kemi fituar me djerse kurbeti. Ju jeni individe te privilegjuar me zyra ne bulevard, me asistente e sekretare, qe moret edhe dyfishim rroge.


Ne fund te qershorit me coi pergjigje me shkrim Eugen Papandile, sekretari i pergjitheshem i Gjykates Kushtetuese, ne adresen time ketu ne USA. Te pakten e vertetuan qe jetoj ne USA.


Ai thote se ne baze te nenit 132 te kushtetutes zbatimi i vendimeve te kesaj Gjykate eshte i detyrueshem dhe i padiskutueshem.


Haha, zoti Eugen, e ke ne adrese te gabuar: Vendimi eshte i detyrueshem dhe i padiskutueshem per organet e shtetit - i cili shpesh as pyet fare per kete nen dhe nuk i zbaton vendimet tuaja.


Kurse une kam lirine e fjales, te pakufizuar.


Per mua jane keto nene:


Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë

kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëmose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë

shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.


Neni 22.1. Liria e shprehjes është e garantuar.


Neni 48. Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.


Neni 45.1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.


Neni 134

1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të: ... h) organizatave; i) individëve.


Po e mbyll kete leter te hapur duke ju uruar shendet, reflektim dhe permiresime ne punen tuaj,


Parid Turdiu

Emigrant shqiptar pa mundesine per te votuar

Florida, USA



P.S. Material shtojce per gjykatesit qe te rifreskojne Kushtetuten:


Preambuli


Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut


Neni 1.3


Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.


Neni 1.2

Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.


Neni 4

1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.

2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.


Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.


Neni 15


1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.


Neni 17

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.


Neni 18.1

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.


Neni 19

1. Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj.

2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.


Neni 22.1

Liria e shprehjes është e garantuar.


Neni 43


Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.


Neni 45


1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë

mendërisht.

3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.

4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.


Neni 48

Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.


Neni 116


1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë:

a) Kushtetuta;

b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

c) ligjet;

ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave.


Neni 121


1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në Kushtetutë;


Neni 126

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim.


Neni 131


Gjykata Kushtetuese vendos për:

a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, siç parashikohet në nenin 122;

d) kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të kësaj Kushtetute;


Neni 134


1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:

h) organizatave;

i) individëve.

2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.


bottom of page