Jamaica trip •Tripi im ne Jamaica filloi nga Roma ne Zyrih dhe me pas direkt per Montego Bay. Montego ose ndryshe Mo-Bay eshte qyteti i dyte me i madh ne Jamaica pas Kingstonit, me nje popullsi me shume se gjysem milioni. Qyteti nuk ka gradacela ose ndertesa te medha. Nuk ka edhe ndonje lloj arkitekture si qytet, pervec shtepijave te bukura private, shumica jane shtepi sa per te thene shtepi dhe ndertesat me te bukurat jan rezorte te cilat nje Jamaican normal nuk ka shanse kurre ti vizitoj.
Mo-Bay ndahej me zona, vija bregdetare ishte e sigurte plot me resorte te tipit all inclusive,me shume dyqane, lokale, klube nate etj. Montego ishte si qyteti i jetes per turistet e huaj qe vinin ne Jamaica. Vendasit mundoheshin te shesin cannabis sativa dhe suvenire te vogla tek turistet ne cdo vend. Cannabis ne jamaica ishte legal por gjithashtu shihej si nje kulture per to (Rastafari). Qe nga 2016 ishte e legalizuar dhe mund ta gjeje ne dyqane te certefikuara deri nga dealer lokale ne cdo cep.
Montego ishte i rrezikshem po ashtu pasi disa nga lagjet me te rrezikshme te Jamaicas ndodhen aty. Flankers, Rose Heights, Norwood, Canterbury jan vende qe nuk do te donit te shkonit. Jamaicani mu duk pakashum si Shqiptari. Donte me shume nje turist te huaj sesa bashkombesin e vet,
Zakonisht nuk para grabisnin ose sulmonin turistet, por mund te vriste per gjera banale sic ndodh ne shqiperi. Cdo Jamaican kishte arme me vete prandaj thjesht duhej te aktroje mir dhe te tregoheshe nice, asgje nuk do te ndodh. Rreziku me i madh ishte kur bandat gjuhen me arme kundrejt njeri tjetrit pasi shume te pafajshem vdisnin nga plumbat qorr atje.
Ekonomia e vetme per pjesen me te madhe te popullit eshte turizmi. Jamaicanet punonin shume ne sherbimet per turizmin por edhe ne fermat e frutave ekzotike qe dergoheshin per eksport. Monedha vendase ishte dollari jamaican. 150 jmd ishte i barabarte me 1 usd. Brezi verior ka me shume jete, qytetet jane me te medha.
Turistet zakonisht shkojne vetem ne brezin verior te Jamaicas pasi ai i jugut nuk eshte po aq i sigurt sa ai i veriut. Madje ne brezin e jugut nuk kishte as Rezorte per turiste, ato mund te numroheshin me gishtat e dores. Brezi jugor kishte qytete me te varfra se ne ai ne veri. Por edhe ne veri popullsia ishte e varfer kryesisht.
Jane te varfer, rrogat i kan te ulta por benin mjaftueshem para per vendin qe jane,ata te cilet kishin sherbime per turiste. Ushqimi atje ishte shume i mire. Fruta te ndryshme ekzotike, ushqim i oqeanit i fresket dhe Jerk Chicken. Eshte pula me e mir qe kam ngrene ndonjehere.
Pas Mo-Bay largohemi per Port Antonio skaji tjeter i Jamaicas. Rruget jane te tipit si qafe- krraba. Ne kondicion pak me te mire por me shume kthesa. Sheh vetem rruge gjarperuese me xhunglen qe s’mbaron dhe shumicen e kohes oqeani te shoqeron gjithe rruges. Port Antonio ishte nje local thing. Qendruam ne disa shtepiza druri private por me ambjent te perbashket ne mes te xhungles. Port Antonio kishte shume me pak turiste, ishte nje vend me shume per vendasit. Nuk kishte resorte, por ama kishte disa nga plazhet me te bukura. Frenchman’s cove dhe Boston Beach ishin perle.
Ushqimi ktu ishte lokal jo si ne Mo-Bay ama cdo gje ishte shume here me lire. Mo-Bay ishte me cmime si europa ndersa Port-Antonio shum cheap. Jamaicani do mundohet gjithmone te ta hedhi pak ne cmim kur te shohi qe je i bardhe pasi mendon se jeni europian dhe jeni i pasur. Une nuk e pranoj kurre cmimin e pare keshtu qe shpesh here bej deal me to.
Nese do dilni xhiro neper qytetin e Port Antonios, vendasit do t’ju ndjekin nga pas sikur jeni ndonje yll holliwoodi apo ndonje sportist atlet shum i njohur, pasi atje ka fare pak turist dhe vendasit do turren drejt jush duke ju lutur qe te bleni dicka nga to, ti bleni ndonje birre apo ti leni ndonje tips. Mjafton nje : jo faleminderit jam ok dhe vazhdo rrugen, ata do te len rehat por nese i pyet nese sa ben kjo ose ajo, do vazhdojn te ndjekin per 5 km derisa ta shesin ate qe duan.
Vendasit jan shume fit. Eshte e veshtire te gjesh njerez obezë. Pashe nje te vjeter aty me 8 pack’s. Jamaicanit vendas i mjafton te shkund pemen dhe zbret ushqimi. Konsumojne shume fruta perime, pule dhe peshk, shume pak mishin e kuq. Kane nje frut qe quhet breadfruit. Zevendesonte buken. E prisnin dhe me pas e skuqnin per ta konsumuar me pas ne vend te bukes. Ushqimi i tyre ditor duket se ka shume proteine. Rumi eshte nje tjeter specialitet ne Jamaica. Mbaj mend nga filmi i pirateve te karaibeve qe konsumonin shume rum. Ishte pije tradicionale ne te gjithe karaibet.
Nje nder plazhet me bukura te Jamaices quhet 7 mille beach. Plazhi eshte i gjate 7 milje. Qyteti me i madh eshte Negril. Negrili ishte full me resorte luksoze ku turistet me te shumte ishin black people nga Amerika. Si dukej ktheheshin per te bere pushime andej nga kishin rrenjet, pasi shumica nga turistet qe vinin, origjinen e larget e kishin Jamaicane. Negrili ishte qyteti me i shtrenjte per te kaluar pushimet. Plazhi ishte shume i bukur por dukej ndryshe nga pjesa tjeter e Jamaices pasi ne qytet dhe resorte shikoje me shume turiste sesa vendas.
Nese doni te shikoni Jamaican e vertete, te shikoni dicka local thing dhe te provoni local food atehere Kingston ishte vendi i duhur. Kingstoni, kryeqyteti dhe qyteti me i madh i Jamaicas ishte gati 1.2 milion banore Gati 50% e popullsise jetonte aty. Kingstoni ishte nder qytetet me te rrezikshme dhe me violente ne bote ne baze te popullsise.
Kingstoni ishte zemra e Jamaicas. Shumica e personaliteteve Jamaican kan ardhur nga andej. E gjithe muzika Reggae eshte e prodhuar aty, specifikisht ne Trench Town. Trench Town eshte vendi ku u rrit Bob Marley dhe shume artiste te tjere te muzikes Reggae. Trench Town ishte nje Ghetto e vertete. Aty kontaktuam nje guide guy i cili jetonte ne Trench Town per t’na bere nje guide neper ghetto. Nese doni te hyni ne Trench town eshte gabim nese shkoni atje pa ndonje vendas.
Trench town ishte lagje e varfer. Lagjet e varfra ne Jamaica ndaheshin ne 8 shtepiza ne forme kuadrati njera pas tjetres ku te cilat formonin nje ndertese ne forme U-je me nje oborr te perbashket per te 8 shtepijat dhe nje banjo e perbashket per te gjithe. Cdo kuadrat pra shtepi mund te ishte maksimimumi 13-14m2. I gjithe Trench Town ishte i ndertuar me kte sistem.
Zakonisht te gjitha ghettot ishin me kte sistem. Spanish Town ishte nje tjeter lagje e rrezikshme ne Kingston nese drejtoni makinen ne ato lagje, mos ndaloni ne asnje vend, ne fakt eshte mire mos te kaloni fare nga keto lagje. Evitoni edhe Tivoli gardens dhe Grant’s Pen. Ne kto lagje turisti mund edhe te futet, por rreziku me i madh ne Jamaica ishte perplasja e bandave ku vdisnin shume te pafajshem nga plumba qorr, momenti i gabuar ne vendin e gabuar.
Ndarja e shtepive ne Trench Town me oborr dhe banjo te perbashket ishte tregues i ekonomise. Njerzit me te varfer kishin kte ndarje. Populli ne kingston ndahej ne te varfer, te mesem dhe te pasurit. Te varfrit ishin lagjet e Trench Town,Spanish Town etc, ku kishin sistemin e shtepive ne forme U-je. Njerzit mesatar ne Kingston jentonin ne pallate 3 katshe ku cdo kat kishte disa hyrje dhe 1 banjo te perbashket per cdo kat. Pallati 3 katesh mund te kishte 12 familje brenda por kishte 1 banjo per c’do kat, 3 ne totak. Te pasurit ishin ata qe kishin shtepia private me banjo private ose apartamente te medha. Ne Kingston tregues i pasurise ishte privatesia. Lagjet e pasura ishin me vila te tipit stil anglez masive me kopesht te bukur dhe trare ne entrance. Kingstoni nuk kishte ndonje arkitekture. Ishte nje qytet i ngjeshur me shume kaos dhe trafik. Kur dielli binte, gjithcka ndryshonte. Cdo njeri i cili kishte dyqan, nxirrte ne rruge bokset e muzikes dhe vendosnin reggae muzic ne sfond. Pinin cannabis dhe konsumonin rum duke kercyer ne vend. Kjo ishte menyra sesi vendasit e varfer defrehen. Menyra tjeter ishin klubet e kingstonit. Dub Club ishte nje klub si te thuash ne Linze te Tiranes, ku kishte ne pjate komplet pamjen e Kingstonit. Naten nga lart Kingston nuk duket me shtrirje me te madhe se Tirana por eshte shume me e ngjeshur se Tirana. Klubet ishin miks pasi brenda kishte vendas por edhe Turist.
Kingstoni ishte tamam Jamaica. Historia ishte aty, Arti ishte aty te pasurit dhe te varferit jetonin aty, kriminaliteti instuticionet ishin te gjitha aty. Jamaica ne teresi ishte nje vend shume i bukur, ishte me e veshtire te gjeje dicka te shemtuar sesa te bukur. Njerzit ishin shume mikprites dhe te dashur. Jamaica mund te jet tripi me i bukur qe mund te organizoni pasi eshte rreth 10.000 km2 aq sa Kosova pak a shume. Me nje makine me qera mund te shetisni komplet Jamaican.
Comments