top of page

Inis A. Jorgo - Monolog ne erresire



MONOLOG NË ERRËSIRË


Përse kërkova falje kur gabim nuk ndjeja?

Përse mendova se ka kohë, ndërsa pritja kohën vriste?

Përse u frikësova, kur kurajon e kisha pranë?

Përse arësyen e kërkova, mendjeve ku ajo mungonte?

Përse desha të arratisem, kur muret më rrethonin?

Përse desha të rritem aq shpejt dhe të jem fëmijë harrova?

Përse renda pas të përsosurës, kur tek e zakonshmja ajo fshihej?

Përse nuk të telefonova, kur ti sa shumë e prisje?

Përse i shmangesha ndryshimit, kur përmes tij, vec rritesha?

Përse melankoninë, kur jeta kishte aq ngjyra...?

Përse qesha aq pak, kur shpirti donte të vallëzonte?

Përse mendova “për një ditë”, kur cdo ditë ishte ajo që prisja?

Përse tentova vetminë, kur ajo mbërriti aq papritur?

Përse luftova me të djeshmen, kur e nesërmja ishte aq pranë??

Përse prisja “momentin”, kur sekreteve ai qe strukur?

Përse i shkrova këto rreshta e nuk mbusha një gotë verë?...

Qepallat po më mbyllen e s’po më binden… Përse?


Inis A. Jorgo


107 views0 comments
bottom of page