top of page

Halle diasporiane. Emigranti eshte katundar ne qytet. Perballimi i te gjitha presioneve njeheresh.

Nga Parid Turdiu

Kur erdha ne USA isha beqar dhe do shoqerohesha me njerëz, se te martuarit, hajt mo, strukeshin me njeri tjetrin. Nuk dija gjerat me te thjeshta te kultures popullore. Akoma ka gjera qe nuk i dij, se nuk jam rritur ketu.


Psh s'dija te porosisja nje sandwich. Club-sandwich, çfare eshte ky? Si e do bacon, crisp apo soft? (Ku e dij une si e dua bacon?) Do birrë apo ale? "E dua light." Miller-light, Coors-light, Ingling apo Bud? (No idea!)


Cfare mbulese preferon ne picën tende? (No fucking idea!)


Koktejet pastaj ishin fizike nukleare, akoma nuk i dij. Do you want salt on your margarita? Pergjigja e sigurte ishte te thoja "jo".


Amerikanet punojne si kamariera gjate shkolles, apo ne dyqane rrobash dhe i dijne fije e për pe.


Nuk dija te vishesha, - cfare duhet te vesh per cfare okazioni. Amerikanet duket sikur vishen keq, por kane moden e vet, - detaje si vishen gjate javes, weekendit, paradite, mbasdite, ne qytet, ne fshat, ne pune, ne restorant, ne bar, ne disco, ne stadium. Po u veshe gabim e kapin mungesen e perkatesise.


Keto jane gjerat me siperfaqesore. Pastaj vijne nuancat e komunikimit: idiomat, inuendot, humori, gjuha e mimikës dhe e levizjeve, atituda.


Te gjitha keto shkaktojne nje presion social, nderkohe qe nuk ke asgje ne rregull, je fillestar ne te gjitha: do besh karriere ne pune, do kursesh lek, do blesh shpi, do kujdesesh per prindin, se prindi qe ka ardhur me ty ne Amerike eshte daha mbrapa teje dhe shume here me i vetmuar.


144 views0 comments
bottom of page