top of page

Grimaldit e Monacos: Tragjedite, skandalet, semundjet. Princesha Charlene qethi koken.


Familja princerore Grimaldi e Monacos eshte, ne shume aspekte, e privilegjuar edhe ndermjet familjeve mbreterore te botes. Monaco eshte nje vend liliputian qejfi, shume i pasur, shume liberal. Princat, as kane ndonje pergjegjesi te madhe, as rrezikojne ndonje revolucion, as jane te detyruar te ruajne fasaden e moralitetit. Dashurojne kete te duan, bejne femije jashte martese, martohen me ke te duan, nderkohe qe shijojne miliardat e trashigimise dhe prestigjin e fronit.

Por nuk u kane ikur dot vuajtjeve njerezore: skandale, divorce, tradheti bashkeshortore, tragjedi, e kane shenuar si nje nga dinastite me disfunksionale.

Princat Grimaldi te Monacos erdhen ne fuqi ne shekullin e 13 por u bene globalisht te fameshem me 1956, kur princi Rainier III u martua me aktoren amerikane, fituese te Oscar, Grace Kelly. Cifti pati tre femije: Caroline, Albert dhe Stephanie.

Princesha Grace 52 vj u vra ne nje aksident automobilistik me 1982, ndersa makinen e ngiste e bija, Stephanie. Ishte e dehur Stefania ne timon?


Stefania ishte jashte kontrollit. Me 1991 ra ne dashuri me bodigardin, Daniel Ducruet, dhe beri dy femije me te. Me pas u martuan, por ish bodigardi u kap ne flagrance me Miss Gjoksin e Belgjikes dhe u ndane. Me 1998 Stefania beri nje femije te trete me kryerojen e pallatit, Jean Raymond Gottlieb. Me 2001 princesha Stephanie filloi nje relacion me stervitesin elefanteve te nje cirku, nje Franco Knie, i cili ishte i martuar dhe bashke me tre femijet u bashkua me karvanin e cirkut. Ky relacion zgjati vetem 1 vit dhe me 2002 Stefania u kthye ne pallat, ne Monaco.

Gjyshi i Stefanise, i ati i Grace, quhej John Kelly; ishte nje amerikan me origjine irlandeze, 3 here kampion olimpik i kanotazhit, me pas bisnesmen auto-milioner. Princesha Grace solli gjak te ri, te nxehte, ne dinastine e vjeter monegaske. Damarin e aventures princat e rinj Grimaldi e trashiguan nga John Kelly.

Motra me e madhe, Karolina, studjoi filozofi, psikologji dhe biologji ne Universitetin Sorbone te Parisit. Ne Paris ra ne dashuri dhe u martua me bankierin Philippe Junot, por me pas u ndane se “nuk po benin femije”. Martesen e dyte Karolina e lidhi me italianin Stefano Casiraghi, me te cilin beri tre femije kollaj: Andrea, Pierre and Charlotte. Por tragjedia goditi perseri: Stefano u vra ne nje aksident spektakolar me speed-boat, ne Monaco me 1990. Me pas Karolina u martua me nje aristokrat gjerman, princin e Hanoverit.


Pas vdekjes se Grace, ishte Karolina qe luajti rrolin e zonjes se pare te Monacos per 30 vjet, se Alberti nuk po martohej.


Princi sundues, Alberti II, eshte 63 vjec. Ne rini te tij flitej se ishte biseksual. Para 10 vjetesh u martua me notaren sudafrikane Charlene Wittstock, 20 vjet me e vogel, me te cilen ka bere 2 femije: Gabrielle dhe Jacques, - trashigimtari i fronit. Ka edhe 2 femije jashte martese, njerin me nje stuardese afrikane dhe tjetrin me nje agjente imobiliare nga USA.


Princesha Charlene nuk eshte ne rregull nga koka, - i ngjan ledi Dajanes. Shpejt dolen zera per pakenaqesite e saj, te cillat pallati mundohej t'i mohonte. Vjet, Charlene qethi gjysmen e kokes, qe me sa duket ishte simptome e asaj qe po ndodhte brenda ne koke, - ju kujtohet kur u qeth Britney Spears?

Charlene e ka kaluar gjithe kete vit duke u trajtuar per semundje te ndryshme. Ne pranvere gjoja shkoi per nje xhiro ne Afriken e Jugut, ku iu infektuan sinuset dhe beri nje operacion. Operacioni nuk shkoi mire dhe iu infektua veshi. Iu desh te bente disa operacione ne vesh; nderkohe qendroi ne Afriken e Jugut 6 muaj. Zerave, se Charlene nuk ka ndermend te kthehet te i shoqi, pallati u pergjigjej me justifikimin se i eshte demtuar veshi brendshem, organi i balances dhe orientimit hapsinor, prandaj nuk mund te fluturoje me aeroplan (sikur nuk ka Alberti jaht, qe t'ia conte ta merrte). Me ne fund u kthye ne Monaco ne nentor. Tani eshte shtruar ne nje spital psikiatrik ne France, me krize nervore.


Pallati princeror ne Monaco eshte ndertuar mbi nje fortese gjenoveze te shek. 12


142 views0 comments

Comments


bottom of page