top of page

Gabriel Garcia Marques mbi grate e zgjuara (shoqeruar me piktura te bashkekombesit te tij, Botero)

Sa meshkuj kam dëgjuar të thonë që duan një grua te zgjuar në jetën e tyre. Unë do t’i këshilloja te mendohen mire. Gratë e zgjuara marrin vetë vendime, kanë dëshirat e veta dhe vene kufij. Ti nuk do të jesh kurrë qendra e jetës së saj, sepse ajo sillet rreth vetes së saj. Një grua e zgjuar nuk lejon të plazmohet, as të detyrohet, ajo i merr vetë përgjegjësitë. Gratë e zgjuara venë në diskutim, analizojnë, kërkojne, nuk kënaqen, shkojne perpara. Këto gra kanë pasur një jetë para teje dhe e dinë që do të vazhdojnë ta kenë edhe kur ti të kesh ikur. Ajo lajmëron, nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë, ne bashkëndenje, një lider për ta ndjekur, nje baba që i zgjidh jetën, as një bir që ta shpëtojë. Ato nuk duan të të ndjekin, as t’i tregojnë rrugën askujt. Duan të ecin pranë teje. Ajo e di që jeta pa dhunë eshtë një e drejtë, as luks e as privilegj. Ato shprehin zemërim, trishtim, gëzim e frikë në të njejtën mënyrë, sepse e dinë që frika nuk i bën të dobëta, në të njejtën mënyrë sikurse zemërimi nuk i bën mashkullore. Këto dy emocione dhe të tjerat, së bashku, e bëjnë humane dhe kaq. Një grua e zgjuar është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por nuk është një viktimë, ka mbijetuar. Mos u mundo ta magjepsësh,sepse ajo do te dijë si të ikë. Gruaja e zgjuar e di që vlera e saj nuk qëndron në pamjen e trupit të saj. Mendo dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, volumin ,a seksualitetin e saj, sepse kjo është dhunë emocionale dhe ajo e di. Keshtu që, para se të thuash që do një “grua të zgjuar” në jetën tënde, mendo në je vërtetë i gatshëm të futesh në jetën e saj.


P, k.d.





75 views0 comments
bottom of page