top of page

Filmi "Modigliani". Gertrude Stein. Parisi i salloneve artistike te viteve 20. Arti modernist.


Gertrude Stein nga Picasso


Eshte tani nje film ne Amazon Prime, Modigliani, i vitit 2004 me Andy Garcia. Ngjarjet zhvillohen ne Paris, ne muajt e fundit te jetes se piktorit Amedeo Modigliani (1886 - 1920). Ai pi, drogohet, eshte i semure me tuberkuloz dhe punon shume, portrete dhe nudo. Nuk ka sukses komercial, - jepte nje pikture per nje darke ne restorant - ndonese koleget e vleresojne. Eshte nje "piktor i piktoreve" (suksesi i jashtezakonshem komercial erdhi pas vdekjes; sot shitet 40 - 170 milion dollare.) Ne film pershkruhet rivaliteti i tij personal e profesional me Pablo Picasso.

Ishte king, ne pamje dhe si natyre. Femrat e pelqenin. Me film rrefehet marredhenia e tij tragjike me artisten Jeanne Hébuterne.

Kur sheh pikturat e tij, te mahnisin. Pasi pashe filmin fillova te lexoja per te: gjera qe i dija dhe qe i kisha harruar, gjera te reja. Po ndalem ketu ne nje nga karakteret e filmit, Gertrude Stein. Me vone (nqs me lejon koha) do shkruaj per vete Modilianin.

Ishte nje kohe e etheshme, e mbarsur me kreativitet, kur talentet artistike me te fuqishme te botes mblidheshin ne "sallonet" e Parisit, ndermjet te cileve me i fameshmi ka mbetur salloni i Gertrude Stein.

Portret i Gertrude Stein nga Félix Valloton. (Kam pare nje eksozite te Valloton ne National Gallery, Washington DC: ekskuizit! Me kujtoi kualitetin e Vermeer ne Rijksmuseum)


Gertrude Stein (1874 - 1946)

Ajo vinte nga nje familje e kamur dhe e kulturuar hebrenjsh te Amerikes. Prindet i vdiqen heret dhe pasuria qe trashegoi ishte e mjaftueshme per te jetuar rehat. Studjoi psikologji ne Harvard (ku u diplomua me “magna cum laude”), pastaj ndoqi mjeksine ne John Hopkins, te cilen e la pergjysem.

Me 1903 u shperngul ne Paris me te vellain, Leo Stein dhe filluan te mbledhin nje koleksion pikturash. Blinin pikture impresioniste, tashme komercialisht te afirmuar, si dhe art "modernist”, te artisteve te rinj “te panjohur”. Ajo ishte lesbike, haptas; shoqja e saj, me te cilen bashkejetonte, ishte nje judaike tjeter amerikane, e pasur, e cila quhej Alice B. Toklas.

Krijuan nje “sallon te se shtunes” ne apartamenin e tyre ne 27, rue de Fleurus, ku mblidheshin emra sot marramendes, si Picasso, Modigliani, Matisse, Juan Gris, Maurice Utrillo, Diego Rivera, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald, Sinclair Lewis, Ezra Pound, Sherwood Anderson.

Gertude Stein luante rrolin e nenes, motres, konfidantes, kritikes dhe promotores e tyre. Qanin mbi supin e saj te plote, pinin veren e saj.

Portreti "me njolla" i te shoqes, Amelie, nga Henry Matisse. Parisi u ofendua, c'eshte ky portret "fauve" (egersire)? E bleu Gertrude Stein - lindi fovizmi.


Nje atikull i NYT i 1968 e pershkruante apartamentin Stein, mbi bankinen e majte te lumit Sene, si muzeun e pare ne bote te artit modernist.


Juan Gris, Llampa Elektrike, 1925 - nga koleksioni i Stein. Ajo e ka percaktuar si i vetmi kubist i vertete pervec Pikasos.

“Secili me sillte ne shpi dike tjeter dhe vinin ore pa ore, aq sa filloi te behej e bezdiseshme, prandaj fillova mbremjet e dedikuara te te shtunave,” - ka shkruajtur Stein per sallonin e saj. Ata ishin jo vetem artiste grafike avant-garde, punet e te cileve ajo i varte nga dyshemeja ne tavan, por edhe shkrimitare te rinj amerikane, qe nuk i kuptonin ne Amerike dhe kishin gjetur strehe bohemiane ne Paris, te cilet sot celebrohen si nder me te medhenjte: Hemingway, Fitzgerald, Ezra Pound, etj.

Gertrude Stein i karakterizoi, me frazen e shpikur pre saj, “brezi i humbur”.

Picasso pikturoi portretin e Gertude Stein me 1906. Qe nje portret i veshtire. Ajo u ul 90 here per te pozuar, deri sa artisti ngeli i kenaqur qe ia kishte kapur personalitetin. Por jo ngjashmerine: kur njerezit i thoni Pikasos qe ky portret nuk i ngjan Gertrudes, ai pergjigjej, “s’ka gale, se nje dite ajo do i ngjaje portretit”.

Autore e shquar, rebele, novatore

Gertrude Stein dhe Alice B. Toklas u kthyen ne USA, me 1934, pas 30 vjetesh, per nje tour publiciteti per librin e saj pothuajse biografik The Autobiography of Alice B. Toklas, ku u priten triumfalisht


Ajo kishte shkruar disa libra te tjere me pare, por ishte ky liber qe i solli famen si autore. Eshte nje rrefim i mprehte, defryes, i sinqerte, sarkastik, i jetes se saj ne Paris, i pare nga pikeveshtrimi i bashkeshortes se saj, Toklas. Libri u kthye ne bestseller; u shit plotsisht para se te dilte nga shtypshkronja dhe u ribotua 4 here ne dy vitet ne vazhdim. I beri keto te dyja lesbiket me te fameshme te botes.

Komentet brutalisht te sinqerta, qe Stein bente ne liber per miqte e saj te fameshem, nuk u priten mire nga disa prej tyre. Miqesia e saj me Matisse u prish se ajo shkruante, mes te tjerash, qe gruaja e Matisse, Amelie, ka pamjen e nje kali. Hemingway, te cilin ajo e pershkruan ne liber si “i brishte dhe i verdhe”, e denigroi librin me shprehen “nje liber per te ardhur keq” dhe ia mori hakun ne memuarin e vet te vitit 1964, A Moveable Feast, ku e percmon prozen e Gertrude Stein: “ka aq shume perseritje, sa qe nje autor me i vetedijeshem dhe me pak dembel do e kishte hedhur ne koshin e plerave”

“There is no there there”. Nuk ka me aty aty. - Shprehje e fameshme e Gertrude Stein per te pershkruar nje dicka qe e ka humbur substancen.

“Rose is a rose is a rose is a rose” - Trendafili eshte trendafil eshte trendafil eshte trendafi, - nje tjeter shprehje e fameshme e Stein.

“Nuk ekziston perseritja, por insistimi.” - ka shkruar GertruStein.

Charlie Chaplin ka thene per te, “ngjan si portreti i Madame Roulin, i Van Gogut”. “Ajo do qe te me shohe mua ne nje film duke ecur ne rruge dhe duke u kthyer ne nje qoshe, pastaj ne nje tjeter qoshe, pastaj ne nje qoshe tjeter”.

Madame Roulin - 1889, Vincent van Gogh (tranzicioni nga impresionizmi ne modernizem)

Mua (PT) me duket se Gertuda e ishte koshiente dhe e mundonte kotesia ciklike e jetes, qe ka lidhje me nocionin bilbik, “cfare ka qene do jete; cfare eshte bere do behet; nuk ka asgje te re nen diell”. Ajo kishte njohur e mbeshtetur disa nga mendjet me kreative te kohes dhe po pastaj?! Ajo i quajti ata “brezi i humbur”, qe mua me duket si nje zhgenjim ndaj Nietzsche.

Friedrich Nietzsche kishte vdekur me 1900 dhe i influencoi te gjithe keta, kokat e medha te fillimit te shekullit 20, me idene e tij te “mbinjeriut”: qe njeiu ka forcen e brendeshme te jete "perendi", se Zoti eshte vete njeriu dhe ai duhet ta ndertoje identitetin e vet me duart e veta, nepermjet realizimit te vetevetes.

Miqte e saj u perpoqen te ishin vetevetja dhe te linin gjurme duke krijuar. Ajo i milkoi, strehoi, ndihmoi, kategorizoi, koleksionoi. Po pastaj? - duket se pyet Stein, - tullumbaci u shfry, brez i humbur.


(PT: Jemi sot ne nje nje kohe te ngjashme?)

Ndikimi i Gertude Stein
  • Ajo dhe i vellai, Leo, u transferuan ne Paris me 1903. Kishin mundesi financiare dhe ishin mecenate; blinin dhe promovonin artin modernist. Me 1914 ajo dhe i vellai e ndane koleksionin. Gertrudes i ngelen shume Picasso (kurse ai preferonte Renoir).

  • Ajo ka shkruar kritike per artin modernist, sidomos kubizmin, duke kontribuar ne teorine e “izmave”.

  • Ajo priste e percillte artiste duke u krijuar nje ambient ku te takoheshin, rrihnin mendime e bashkepunonin. Ne mbremjet e te shtunave salloni is saj u be vendi ku mblidheshin kokat me kreative te gjysmes se pare te shekullit 20.

  • Ajo ka shkruar disa libra, mes te cileve bestsellerin The Autobiography of Alice B. Toklas, mbi skenen artistike ne Parisin e viteve 20, duke kontribuar ne kroniken dhe perjetesimin e mitit te asaj periudhe te shkelqyer.

  • Kishte personalitet revolucionar dhe modern. Nuk pyeste per normat borgjeze. Me famen, shkrimet, pamjen dhe jetestilin e saj solli risi ne kuptim/pranimin e seksualitetit femeror dhe qe nje pararendese e revolucionit seksual/gjinor/feminist qe ndrushoi boten deri ne ditet tona.


Parid Turdiu


bottom of page