top of page

Emigrant ne New Jersey. Jon Bon Jovi's Livin' on a Prayer dhe tekstet e kengeve te festivalit

Nga Parid Turdiu

Amerikanet levizin shume neper Amerike; kur i pyet nga je pergjigjen “I am of Florida, from New Jersey”, jam i Florides, nga New Jersey, qe dmth se ai jeton ne Florida, por eshte me origjine nga New Jersey. Si percaktohet nga je: zakonisht ku e ke bere gjimnazin.

Une gjimnazin e kam bere ne Tirane, por shteti i pare ku shkela ishte New Jersey. Aty jetova 10 vjet; impresionet e para te Amerikes i mora aty. Emigranti i ri eshte si femija: jam bere amerikan ne NJ, ai eshte shteti i vend-rilindjes sime. Prandaj kam akoma nje soft-spot per NJ, pas 20 vjetesh ne Florida.

Duke diskutuar tekstet e dobta te kengeve shqiptare, me shkoi mendja, "me cilat kenge amerikane t’i krahasoj?" Psh me Bob Dylan, jo, se ai eshte poet i madh. Ku te gjej ndonje cun lagjie?

Jon Bon Jovi, lindur John Francis Bongiovi, ne Perth Amboy NJ, cun berberi


Bon Jovi eshte datetelindja 62, dmth pothuajse brezi im. Ka lindur ne Perth Amboy. Une punoja ne Edison dhe shkoja ne xhim ne Woddbridge, afer vendlindjes se tij, - qyteza industriale kominoshesh. Ne ate kohe ai jetonte ne Rumson, nje fshat elitar po ne ate zone, afer detit. Pas pune, shkoja ne plazh aty ngjitur, Sandy Hook.


Kshu ishte ne kohen qe po tregoj, une 36, ai 32


Shoket e punes i kisha te asaj nahije. Ishim te gjithe fillestare ne pune; une isha 36, ata 24, se une isha 12 vjet i vonuar nga lufta e klasave dhe emigracioni (te pakten vizualisht nuk stonoja, se dukesha boyish).

Une nuk e kisha jetuar moshen e re, jo ne Amerike, por as ne Perendim. Bile as kisha pasur moshe te re te plote, qofte edhe shqiptare, se me rane hallet e biografise. Kisha boshlleqe te medha ne pop-kulturen amerikane, si ai qe shkon ne universitet pa kaluar neper shkollen e mesme. Keta shoke te rinj ma mesuan mua Ameriken, duke bere gjera me ta.

Bon Jovi ishte big atehere, ne bote, por ne Jersey Shore (Bregun e Xherzit) ishte heroi i lagjes. Bruce Springsteen eshte gjithashtu nga Bregu, - Long Branch, New Jersey (sa here kam shkuar neper klube aty!) dhe jetonte ne Rumson, por ishte i madh per ata, datelindja 49.

Susan Sarandon eshte tamam nga qyteza ku kisha zyren. Whitney Houston eshte nga Newark, Frank Sinatra nga Hoboken, - vende ku kam banuar. Njerezit nuk e dijne sa shume talente ka nxjerre New Jersey!

Kshu eshte tani


Cilen kenge te konsideroj nga Bon Jovi? “Livin’ On A Prayer”, - e fameshme. Tekstin e ka shkruar vete Bon Jovi - klase punetore pa shkolle te larte - dhe shkon keshtu:


Once upon a time not so long ago

Tommy used to work on the docks, union's been on strike

He's down on his luck, it's tough, so tough

Gina works the diner all day working for her man

She brings home her pay, for love, for love

She says, we've got to hold on to what we've got

It doesn't make a difference if we make it or not

We've got each other and that's a lot for love

We'll give it a shot

Woah, we're half way there

Woah, livin' on a prayer

Take my hand, we'll make it I swear

Woah, livin' on a prayer


Na ishte se c’na ishte jo shume kohe me parë

Tomi si punetor nuk kishte te sharë, por sindikata beri greve

Tomi eshte pa lek, e zorshme, sa e zorshme

Xhina punon ne restorant gjithe diten per ta mbajtur

E sjell rrogen ne shpi, per dashuri, per dashuri

Ajo thote kjo qe kemi duhej ruajtur

Nese mbetemi te varfer nuk ka rendesi

Se kemi njeri tjetrin dhe kjo mjafton per nje dashuri

Do perpiqemi t’ia dalim

Woah gjysma e rruges kaloi tutje

Woah duke jetuar me nje lutje

Ma jep doren, te betohem qe do ia arrijme

Woah duke jetuar me nje lutje



Tommy's got his six-string in hock

Now he's holding in what he used to make it talk

So tough, it's tough

Gina dreams of running away

When she cries in the night, Tommy whispers

Baby, it's okay, someday

We've got to hold on to what we've got

It doesn't make a difference if we make it or not

We've got each other and that's a lot for love

We'll give it a shot

Woah, we're half way there

Woah, livin' on a prayer

Take my hand, we'll make it I swear

Woah, livin' on a prayer

Livin' on a prayer


Tomi ka lene peng kitaren per te marre borxh

Tani ai e mban brenda cdo deshire

Kaq e vështirë, sa e vështirë

Xhines i shkon mendja per te ikur

Kur ajo qan natën, Tomi i pëshpërit me ze te fikur

Zemër, do jete okay, per ne një ditë

Ne duhet ta ruajme kete vatër

Nuk ka rendesi nese ngelemi te varfër

Ne kemi njëri-tjetrin dhe kjo është mjaft për nje dashuri

Duhet te perpiqemi per ta kapercyer kete veshtiresi

Woah, gjysmen e rruges e kemi hedhur tutje

Woah, duke jetuar me një lutje

Më merr dorën, te betohem do t'ia dalim

Woah, duke jetuar me një lutje

Jetuar me një lutje


Oh, we've got to hold on, ready or not

You live for the fight when it's all that you've got

Woah, we're half way there

Woah, livin' on a prayer

Take my hand, we'll make it I swear

Woah, livin' on a prayer


Oh, duhet të durojme, te pergjerohem

Njeriu jeton per luftën, kur s’i mbetet gje tjeter

Woah, gjysmen e rruges e kemi hedhur

Woah, duke jetuar me një lutje

Më merr dorën, te betohem do ia dalim tutje

Woah, duke jetuar me një lutje



223 views0 comments

Comments


bottom of page