top of page

Dy poezi nostalgjike nga Eugenio Montale.




KAM ZBRITUR DUKE TË DHËNË KRAHUN


Kam zbritur duke të dhënë krahun, së paku një milion shkallë dhe tani që nuk je, është zbrazëti në çdonjerën prej tyre. Edhe kështu ka qenë i shkurtë udhëtimi jonë i gjatë. I imi vazhdon ende e as më duhen më rastësitë, rezervimet, kurthet, përbuzjet e atij që beson se realiteti është ai që shihet. Kam zbritur miliona shkallë duke të dhënë krahun, jo sepse me katër sy ndoshta shihet më shumë. Me ty i kam zbritur sepse e dija që për ne të dy të vetmet pupila të vërteta edhe pse shumë të turbullta ishin të tuat.


MË SILL LULEDIELLIN


Më sill lulediellin, që unë ta mbjell në dheun tim të djegur nga kripa dhe shfaqja tërë ditën kaltërsive shkëlqimplota të qiellit ankthësimin e fytyrës së saj verdhoshe.

Priren nga qartësia gjërat e errëta, shterrin trupat në një rrjedhë ngjyrash: këto në muzikë.Humbja është pra fati i fatit.

Më sill ti bimën që të çon aty ku lindin qartësitë bionde dhe jeta avullon si esencë. Më sill lulediellin e çmendur nga drita.


Perktheu Keti Dibra

37 views0 comments

Comments


bottom of page