top of page

Dy pjesë nostalgjike, thellësisht sentimentale


MEDITIM


Ti je mall…

Per te qeshuren

Shkujdesjen

Vetveten

Te shkuaren

Qe nuk largohet dot

Mall

Qe si tymi i nje cigareje

Shpirtit m'i lakohet

Gelltitur pa meshire nga koha

Heshturazi damaret pershkuar

Qenia ime e mbytur

Brenda meje ti tashme

Drite hene

Qe ndryshe tek une mberrin

Mundimi im i cdo dite

Ti i vyeri mall

Qe syte m'i mbyll

Per te te mos arritur dot!

Derisa nje dite

Nje dite kur te te gjej

Tek ty te shtrihem

Tek ty do ndihem

Le te kete shkuar koha … vec atehere

Vec ashtu

Per tu ndier perseri si nje yll!


Inis A. Jorgo



WALT WHITMANN


- I ke lënë flokët të rriten...

- Keshtu duket.

- I kishe të shkurta kur ishe me mua.

- E di.

- Dukesh mirë, gjithsesi.

- Faleminderit.

- Je shumë e bukur.

- Nuk duhet të ma thoje. Jam një ish jotja.

- Mund të ta them. Te kam dashur.

Mbi fytyrën e saj u shfaq një shtrembërim buzësh:

- Më ke dashur vetëm sepse jam e bukur?

- Jo, aspak. Të kam dashur sepse... në të vërtetë nuk e di përse.

-Çfarë do të thotë nuk e di përse?

- Që ti ishe... nuk e di.

Qe një çast heshtje, mandej ajo më në fund qeshi:

- Unë të doja. Ti nuk e ke kuptuar kurrë, por unë të doja.

- Ti nuk ma ke thënë kurrë.

- Ke të drejtë. Të kam thënë shumë gjëra të tjera, por jo atë.

- Më ke thënë që isha një gomar, që të trajtoja keq, që isha i papjekur...

Turfulloi:

- Zot, ti e di që nuk e mendoja?

Vërtet.

- Që ishe fantastik. Kishe një mënyrë krejt tënden për të parë gjërat dhe unë e doja atë mënyrën tënde të veshtrimit të gjërave. Ishe i admirueshëm kur më buzëqeshje nga ana tjetër e rrugës e kur më përkëdhelje faqen sapo më shihje të mërzitur. Ishe i ëmbël kur më lejoje të rrija mes krahëve të tu dhe e di, nuk më pëlqente të ndihesha e vogël por kur më shtrëngoje ndihesha e vogël e qëndroja, gjithsesi, shumë mirë në përqafimet e tua dhe ishe i jashtzakonshëm kur rrije e dëgjoje marrëzitë e mia pa lidhje siç je duke bërë tani...

U ndal për një çast me lot në sy, mandej e pa dhe zëri i dridhej ndërsa shqiptonte ato fjalë:

- E si tani më buzëqeshje.

Vetëm se mandej më puthje e më thoje që çdo gjë ishte në rregull.

Qe nje çast. Një çast kur ai e puthi. Dhe i tha se çdo gjë qe në rregull. Ajo mori frymë thellë.

- Nuk duhet ta kishe bërë, Jam një ish e jotja.

- E di pse të kam dashur?

- Jo.

- Sepse ishte e pamundur të mos e bëja. Ishe diçka që nuk arrija ta kuptoja dhe kur e provoja, humbisja. Dhe kur humbisja gjeja sytë e tu dhe ata më vështronin gjithnjë me një dashuri të pakufishme, nuk kishte rëndësi sa gomar isha o sa të bëja të zemëroheshe e të qaje, sytë e tu vazhdonin gjthnjë të më donin. Unë të doja sepse ishe e fortë, vogëlushe. Ti mendoje gjithnjë se isha unë që kujdesesha për ty, por përkundrazi, ishe ti që më mbroje mua. Unë nuk të kam mbrojtur kurrë. Dhe ti nuk e ke idenë… nuk e ke idenë se sa herë e kam urryer veten. Kam urryer veten çdo herë kur nuk të mbroja dhe nuk të thoja që të doja.Ti nuk më thoje që më doje, por unë e dija që më doje. Unë nuk të thoja që të doja, por të doja. Ti e dije?

Buzëqeshja e gruas ishte e trishtuar.

- Jo.

- Por të doja. Vërtet.

- Nëse do ta kisha ditur, nuk do të isha larguar nga ti.

- Pra, tani do të jemi përsëri bashkë?

- Unë jam ende me ty.

- Por je me atë.

- Dhe ti je me atë.

- Por jam me ty.

Ajo psherëtiu.

- S’ka gjë. Kemi shkuar përtej dashurisë tonë.

- Nuk e di. Jemi akoma këtu.

- Nuk jemi më ata që ishim.

- Ke të drejtë. I ke më të gjata flokët.

Më në fund ajo qeshi. Dhe ai nuk mund të mos i thonte.

- Por buzëqeshja jote është gjithnjë e njejta.

Vështrimi i saj u bë serioz .

- Edhe aftësia jote për të më bërë të qesh eshtë gjithnjë e njëjta.

- Do të dish të vërtetën?

- Po.

- Edhe dashuria ime për ty ka mbetur e njejta.

- Do të dish të vërtetën?

- Po.

- I sheh sytë e mi?

U vështruan.

- I shoh.

-Nuk e kupton?

- Çfarë?

- The që të vështronin me një dashuri të pakufishme.

- Po.

- As ata nuk kanë ndryshuar. Janë duke të parë ende ashtu.


Perktheu Keti Dibra


230 views0 comments
bottom of page