top of page

DASHURI PA FUND nga Rabindranath Tagore



Duket që të kam

dashur në

shumë mënyra,

panumërisht herë

në jetë mbas jete,

vazhdueshëm,

përherë.

Zemra ime

e magjepsur ka krijuar

e rikrijuar gjerdanin

e këngëve,

që ke pranuar si

dhuratë dhe e ke vënë

rreth qafes tënde në

mënyrën tënde,

në jetë pas jetës,

vazhdueshëm,

përherë.

Kudoherë dëgjoj

kronikat e vjetra

të dashurisë, është

vuajtje pa kohë,

historia e vjetër e

të gjendurit larg

njëri nga tjetri ose

bashkë.

Kur tres në

të shkuarën time,

më në fund ti ngrihesh

prej tyre,

e veshur nga drita

e një ylli polar,

përmes hijeve

të kohës.

Bëhesh

një imazh i

asaj që është

e pamundur

të harrohet.

Ti dhe unë kemi

notuar këtu mbi

përroin që na

merr me vete nga

burimi.

Dashuria reciproke,

në zemër të

kohës.

Kemi luajtur

bashkë miliona

dashnorësh,

kemi bashkëndarë

të njejtën ëmbëlsi

të ndrojtur

të takimit,

të njejtët lot

të dhimbshëm të

lamtumirës,

dashuri të vjetra, por

në forma që

ripertërihen

në vazhdimësi.

Sot kjo

dashuri vërshon në

këmbët e tua, ka

gjetur fundin e saj

te ti.

Dashuria e tërë

një jete: gëzim

I gjithhershëm, dhimbje

e gjithhershme.

Përzihen me

tonën, kujtimet e

tërë dashurive-

dhe këngët

e poetëve të të gjitha kohëve.


Perktheu Keti Dibra

16 views0 comments

Comments


bottom of page