top of page

Dy pjesëza mbi fatin e grave: e para, mbi solidaritetin motëror; e dyta, mbi mllefin gjinor


U perkthy nga Denata Rroji. Marre ne web


Baba jem mban bletë. Sot shkova në shpinë e tij dhe m' tregoi tanë mjaltin që kishte nxjerrë nga kosheret. Kur hoqi kapakun e nji kovë 20 litershe plot me mjaltë, vumë re se tri bletë të vogla kishin ngelë tu luftu me jetën. Ato ishin të mbulueme me mjaltin njitës gati tu u mbyt. E pyta babën, nëse kishte ndonji shans me i shpëtu, por ai ishte i sigurtë se nuk do t' mbijetonin. "Janë viktima të grumbullimit të mjaltit" - m'u shpreh ai. E pyta prap n'se të paktën mund t'i nxjerrshim dhe t'i vritnim sa ma shpejt, pse ai në fund të fundit ishte që m'pat mësu me i largu kafshët (ose insektet) për mos me vujt në mjerim. Baba ma n' fund pranoi , e kshu i nxori bletët nga kova. I futi në nji safe të vogë boshe të kosit grek "Chobani". Kishte plot bletë që fluturonin kudo jasht, pse ai e ndërpreu grumbullimin e maparshëm të mjaltit. Tri bletët e vogla i vendosëm në safën mbi nji stol dhe i lamë në fatin e tyne. Baba m' thirri pak ma vonë për me m'shpjegu se ç'ka po ndodhte. Bletët e vogla ishin rrethu nga të tana motrat e tyne (bletët janë femna) dhe po i pastronin ato nga njitja gati të ngordhuna, duke i ndihmu me hek të tanë mjaltin nga trupi i tyne. Kur u kthyem paksa ma vonë, vumë re se kishte ngel vetëm nji bletë e vogël në safë. Ajo ishte hala n' përkujdesin e simotrave. Para se me u largu përfundimisht nga kosheret, ne kontrollum për herë të fundit vendin ku kishim vendosë tri bletët dhe u mrekulluem kur vumë re se safa ishte bosh, me sa duket ato ishin pastru mjaftueshëm sa për me mujt me fluturu larg . Bletët e vogla jetun sepse ishin të rrethueme nga familjarë dhe miq që nuk hoqën dorë prej tyne, që refuzun me i lanë me u mbyt në ngjitjen me mjaltin, tu i ndihmu derisa edhe bleta e fundit e vogël me mujt me kenë e lirë për me fluturu. Motrat e bletëve. Shoqet e skuadrës së bletës. Ne të gjithë mund të mësojmë nji ose dy gjana nga këto bletët.




ORIANA FALLACI - HISTORIA E NJE ITALIANEJE - Perktheu Keti Dibra


Çdo pergjegjësi është e gruas, çdo vuajtje, çdo fyerje. Kurvë, i thoni nëse ka bërë dashuri me ju. Fjala kurvar nuk ekziston ne fjalor: ta përdorësh është nje gabim i glotologjise. Janë mijëra vite që na impononi fjalët tuaja, urdhërat tuaja, abuzimet tuaja. Janë mijëra vite që na impononi heshtjen e na dhuroni detyrën e nënave. Në çdo grua kërkoni një mama. Çdo gruaje i kërkoni t’ju bëjë mamanë, deri edhe nëse është vajza juaj. Thoni që nuk kemi muskujt tuaj e mandej shfrytëzoni mundin tonë edhe për t’ju lustruar këpucët. Thoni që nuk kemi trurin tuaj e mandej shfrytëzoni inteligjencën tonë per t’ju administruar rrogën. Fëmijë të përhershëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’ju ushqyer, pastruar, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar, mbrojtur në dobësitë tuaja e në dembelizmin tuaj. Unë ju përçmoj. Dhe përçmoj veten time që nuk bëj dot pa ju, që nuk ju bërtas më shpesh: jemi të lodhura duke ju ndenjur si mama. Jemi të lodhura nga kjo fjalë që keni shenjtëruar për interesat tuaja, egoizmin tuaj.

51 views0 comments
bottom of page