top of page

Akti i Themelimit te Organizata e Qendres (OQ)


AKT I THEMELIMIT TË ORGANIZATËS JOFITIMPRURËSE

"ORGANIZATA E QENDRËS" me akronim "OQ"


Në Tiranë sot, më datë __________________________, para meje noteres _________________________, Anëtare e Dhomës së Noterëve Tiranë, me zyrë noteriale Rruga: _________________________u paraqit:



Z. PARID TURDIU, i datëlindjes 08.11.1958, lindur në Tiranë dhe banues në SHBA në adresën 550 Okeechobee Blvd, West Palm Beach, Florida 33401, shtetas shqiptar dhe amerikan, madhor, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me leternjoftim me nr. personal F81108038F, dhe me kontakt elektronik paridturdiu@aol.com i përfaqësuar me prokurë 1325rep dhe 340kol te dates 04.09.2009 nga Znj. NERMIN BASHA, atësia Haxhi, shtetase shqiptare, lindur në Tiranë më 28.11.1951 dhe banuese në Tiranë, madhore, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, për identitetin e së cilës u garantova nga letërnjoftimi i saj me nr. personal F16128101O;


si edhe u paraqitën personalisht:


Znj. ANETA MIHALI XHIKU, e datëlindjes 04.08.1964, lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë në adresën Rr. “Muhamet Gjollesha”, P85, H6, A21, njësia administrative No. 7, shtetase shqiptare, madhore, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me letërnjoftim me nr. personal G45804019F dhe me kontakt elektronik anetaxhiku@gmail.com,


Znj. ERIOLA ÇOLLAKU, e datëlindjes 08.10.1977, lindur në Tiranë dhe banuese në Tiranë në adresën Rr. “Beqir Rusi”, Ndërtesa 13, H9, A37, kodi postar 1012, njësia bashkiake Nr.4, shtetase shqiptare, madhore, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me leternjoftim me nr. personal H76008091W dhe me kontakt elektronik ecollaku@hotmail.com,


Z. ENDRI BAHJA, i datëlindjes 25.03.1981, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë në adresën Rr. “’Niko Avrami”, P41 Shk2 Ap10, shtetas shqiptar, madhor, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me letërnjoftim me nr. personal I10325157L dhe me kontakt elektronik bahjae@gmail.com,


Z. ENDRI NOTI, i datëlindjes 15.04.1987, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë në adresën Rr. “Brigada VIII”, Vila 8, shtetas shqiptar, madhor, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me letërnjoftim me nr. personal I70415080U dhe me kontakt elektronik endrinoti@gmail.com,


Z. JURILD HOXHA, i datëlindjes 09.09.1989, lindur në Skenderbegas-Gramsh dhe banues në Durrës në adresën Lagja 4, Egnatia pranë Fleg Ship Center, H1, A5, shtetas shqiptar, madhor, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me letërnjoftim me nr. personal I90929101T dhe me kontakt elektronik jurild_hoxha@yahoo.com,


Znj. SARA MEHMETI, e datëlindjes 11.01.1992, lindur në Tiranë dhe banuese në Tiranë në adresën Rr. “Gjon Kastrioti” nr. 36, shtetase shqiptare, madhore, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me letërnjoftim me nr. personal J25111053A dhe me kontakt elektronik sara.mehmeti@hotmail.com,


Z. ALEN MACAJ, i datëlindjes 20.03.1996, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë në adresën Rr. “Konferenca Pezës”, Nd. 0; H. 0; Ap. 0; Njësia Administrative Nr. 7; 1023, shtetas shqiptar, madhor, me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar, me leternjoftim me nr. personal J60320058Q dhe me kontakt elektronik alen.n.macaj@gmail.com,


të cilët, me cilësinë e Themeluesve, më kërkuan hartimin e këtij Akti Themelimi të organizatës jofitimprurëse, vendase, të llojit qendër, me emërtim "ORGANIZATA E QENDRËS" me akronim "OQ", mbështetur në Ligjin Nr. 8788 datë 07.05.2001 dhe Ligjin Nr. 80/2021:


Parathënie


Neni 16 i Ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001 “PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE” përcakton se themeluesit e shprehin vullnetin e tyre për themelimin e organizatës jofitimprurëse me anë të aktit të themelimit, i cili hartohet me shkrim dhe përmban, në mënyrë të përmbledhur: llojin, emrin, selinë, identitetin e themeluesve, qëllimet dhe fushën e veprimtarisë, kohëzgjatjen, emrin e personit që autorizohet të ndjekë procedurat e nevojshme për regjistrimin e organizatës dhe përfaqësimin e saj ligjor me të tretët.


Neni 14 i Ligjit Nr. 80/2021, “PËR REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE”, përcakton si të detyrueshëm për regjistrimin fillestar këto të dhëna: emri, forma e organizimit, data e themelimit, të dhënat e identifikimit të themeluesve, selia, qëllimi dhe fusha e veprimtarisë, kohëzgjatja, anëtarët e organeve drejtuese, të dhënat e personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin ligjor, përbërja dhe vlera pasurore e fondit themelues, specimenët e nënshkrimeve të personave që përfaqësojnë organizaten jofitimprurese para të tretëve.



Neni 4 i Ligjit Nr. 8788, datë 7.5.2001 sanksionon të drejtën e themelimit dhe pjesëmarrjes: “Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, ka të drejtë të themelojë një organizatë jofitimprurëse, të jetë anëtar i saj ose të marrë pjesë në organet drejtuese ose në personelin administrativ të organizatës jofitimprurëse.”


Neni 11.1 i Ligjit Nr. 8788, date 7.5.2001 përcakton llojin e organizimit "qendër":

“Qendra është person juridik pa anëtarësi, që ka për objekt të veprimtarisë së saj kryerjen e shërbimeve dhe realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut, me fonde dhe të ardhura të siguruara sipas ligjit. Nuk lejohet që qendra të kryejë veprimtari fitimprurëse.”


Neni 1

Lloji i organizatës


Organizata jofitimprurëse e themeluar nga ne me këtë Akt Themelimi, ka llojin e organizimit qendër, e cila e zhvillon veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Aktin e Themelimit, Statutin dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore të zbatueshme për organizatat jofitimprurëse.


Neni 2

Emri, sigla, slogani dhe simboli


Organizata jofitimprurëse që themelojmë me këtë Akt Themelimi ka shenjat e saj të njohjes, që përfshijnë Emrin, Siglën, Sloganin, Simbolin, të cilat identifikojnë dokumentat, produktet, shërbimet dhe aktivitetet e saj, të përcaktuara në Statutin e Organizatës, ndër te cilat emri i Organizatës është “Organizata e Qendrës”. Akronimi i emrit është “OQ”.



Neni 3

Data e themelimit


Data e themelimit të OQ është data e nënshkrimit të këtij Akti Themelimi.



Neni 4

Selia


Selia e OQ është në adresën Rr. e “Barrikadave”, ndërtesa “Turdiu Center”, Nr. 5A1.



Neni 5

Themeluesit


Anëtarët themelues të OQ janë (në rend alfabetik):


  1. _____ _____

  2. _____ _____

  3. _____ _____

  4. _____ _____

  5. _____ _____

  6. _____ _____

  7. _____ _____

  8. _____ _____


Neni 6

Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë


Vlerat themelore të OQ janë:


Besojmë se të gjithë njerëzit lindin me të drejta të barabarta, ndërmjet të cilave liria, drejtësia, oportuniteti dhe solidariteti.


Besojmë se demokracia është rendi që, më mirë se cilido rend tjetër, siguron mbrojtjen dhe zgjerimin e këtyre të drejtave.


Besojmë se demokracia forcohet kur rritet pjesëmarrja parimore, jo tribale, jopartiake, e njerëzve në jetën sociale e politike të shoqërisë.


Bota është e organizuar në kombe. Besojmë se, detyra e shqiptareve, ndaj vetes dhe njerëzimit, është që, në radhë të parë, të rregullojnë vendin e vet.


Fusha e veprimtarisë së OQ:


Aktivizmi social dhe organizimi i aksioneve juridike me impakt të lartë, në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe të vlerave demokratike të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke rritur pjesëmarrjen jopartiake, konstruktive, në jetën e vendit, të shqiptarëve të paangazhuar, ndenjës dhe të diasporës. Një rëndësi e veçantë i vihet bashkëpunimit te diasporës me shtetasit ndenjës, për të mirën e vendit. Shembull: Aksion juridik pranë Gjykatës Kushtetuese të RSH për të mundësuar votimin online të diasporës. Gjithashtu, është në plan një fushatë bindëse që bijtë e diasporës, të lindur jashtë, të kërkojne dhe të marrin shtetësinë shqiptare, si edhe programe miqësimi dhe shkëmbimi ndërmjet të rinjve te diasporës dhe të rinjve ndenjës.


Qëllimi i OQ:


Një Shqipëri e përmirësuar, ku çdo shqiptar të gëzojë të drejtën reale dhe mundësinë praktike të marrë pjesë lirisht në të gjitha fushat e zhvillimit të vendit, pa u penguar nga tribalizmi e korrupsioni, për të arritur potencialin e plotë të fatit, vullnetit e talentit të vet.


Paanësia:


Aktiviteti i OQ nuk do të ketë ngjyrë partiake apo politike, në kuptimin e përkrahjes apo refuzimit të ndonjë partie politike. OQ do të mbështesë projektet konkrete që përputhen me vlerat e veta, apo do distancohet nga projektet që janë në kundërshtim me vlerat e veta, në mënyrë parimore, pa anësi e paragjykim.



Neni 7

Kohëzgjatja


Kohëzgjatja e aktivitetit të OQ është pa afat.



Neni 8

Ndjekja


Themeluesit e OQ ngarkojnë anëtaren themeluese, me detyrë Sekretare e Bordit, me profesion juriste, Znj. Sara Mehmeti, të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e Organizatës.



Neni 9

Statuti


Rregullimi i hollësishëm i çështjeve të organizimit të funksionimit dhe të veprimtarisë së OQ përcaktohet në Statutin e saj. Statuti hartohet nga Themeluesit dhe miratohet në mbledhjen themeluese të Organizatës. Statuti përcakton organin më të lartë vendimmarrës i cili, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Statutit, ka në kompetencë të bëjë ndryshime në Statut. Statuti, si dhe vendimet eventuale të mëpasme për ndryshimin e tij, depozitohen në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse.



Neni 10

Bordi dhe drejtuesit


Statuti përcakton Bordin si organin më të lartë vendimmarrës të Organizatës. Bordi përbëhet nga 6 anëtarë themelues: _____ _____, _____ _____, _____ _____, _____ _____, _____ _____, _____ _____.


Sekretare e Bordit është _____ _____. Kryetar i Bordit është _____ _____. Administratore e organizatës është _____ _____. Arkëtar i organizatës është _____ _____.


Në përputhje me Nenin 15 të Statutit dhe Nenin 22 të Ligjit Nr. 8788 data 7.5.2001, Kryetari, Administratori dhe Arkëtari përbëjnë organin ekzekutiv kolegjial të Organizatës.


Në përputhje me Nenin 13 të Statutit, Administratori përfaqëson OQ në marrëdheniet ligjore dhe financiare me subjekte publike e private, donatorë, klientë, furnizues si dhe me të gjitha hallkat e pushtetit që rregullojnë veprimtarinë e organizatës.



Neni 11

Burimet e të ardhurave dhe vlera e nevojshme


Burimet e të ardhurave të OQ përfshijnë kuotizacionin, donacione, fonde, grante nga subjekte private ose publike, vendas ose të huaj, të ardhura nga veprimtaria ekonomike dhe pasuri në pronësi të organizatës, si dhe çdo lloj tjetër veprimtarie të ligjshme. Mënyra parësore e financimit është mbledhja publike e fondeve, me anë të fushatave sensibilizuese publike në shkallë të gjerë.


Vlera e pasurisë së nevojshme për realizimin e qëllimit dhe fushës së veprimtarisë së OQ parashikohet te jetë mbi 100 mije Euro, e realizueshme me mbledhje publike të fondeve, shembull: 5 mije mbështetës nga 20 euro.



Neni 12

Fondi themelues


Vlera e fondit themelues përbëhet nga donacionet e disa prej Themeluesve, për të mbuluar shpenzimet e regjistrimit e të publicitetit fillestar, si dhe puna vullnetare, falas, e Themeluesve dhe e mbështetësve të Organizatës, të cilët vejnë në dispozicion kohën, dijen dhe pajisjet e tyre elektronike të komunikimit për themelimin e Organizatës dhe për fushatën e mbledhjes publike të fondeve.


Neni 13

Shpenzimet


OQ bën shpenzime vetëm për realizimin e qëllimeve të veprimtarisë së saj si dhe për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pasurisë së saj. Nuk lejohet asnjë formë përfitimi financiar apo material nga të ardhurat e Organizatës, prej personave që janë subjekte të Aktit të Themelimit, përveç detyrimeve në përputhje me ligjin, në formën e pagave, rrogave, pagesave, shpërblimeve e kompensimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, ose kontrata të tjera të ngjashme, ose për mbulimin e shpenzimeve të kryera me porosi dhe për llogari të Organizatës.


Rëndësia e duhur i vihet administrimit të saktë të financave, në përputhje me ligjin. Për këtë arsye, Bordi ka emëruar Administratore një juriste korporate dhe Arkëtar një kontabilist publik, të dy me përvojë. Njëkohësisht Bordi ka përcaktuar në statut që Administratori dhe Arkëtari nuk mund të jenë anëtarë të Bordit, për të mos cënuar kërkimllogarinë e Bordit ndaj drejtuesve ekzekutivë.


Neni 14

Dokumentacioni


Ky Akt Themelimi hartohet në gjuhën shqipe në 4 kopje me vlerë të njëjtë, ndër të cilat një kopje e mban noteri dhe tre kopje i dorëzohen Znj. Sara Mehmeti.



Nënshkrimet e Themeluesve:


30 views0 comments

Comments


bottom of page