Organizatave motra te Qendres, OQ dhe AAOQ, i intereson bashkepunimi me organizatat e tjera te diaspores shqiptare ne Amerike dhe Europe
Diaspora e re shqiptare (e pas vitit 1990) ne shifra jepet nga ISTAT ne kete link:
Ne total eshte 1.7 milion.
Shperndarja ne vendet e botes eshte perafersisht si me poshte:
Itali 39%, Greqi 35%, USA 8.5%, Gjermani 4%, Canada 1.5%, Angli 1%, Belgjike 1% dhe 10% ne vendet e tjera te botes.
Diaspora ka nje numer te konsiderueshem organizatash kulturore dhe disa organizata civike.
Me "shoqeri civile" nenkuptohen individet dhe institucionet e sektorit te trete, qe nuk jane as shtet as biznes. Organizatat civike jane instituciont e shoqerise civile te interesuara ne governance.
Organizatat kulturore mbajne gjalle kulturen kombetare duke ngritur flamurin, veshur rroba kombetare, mesuar kenge e valle shqiptare, perkujtuar figura e ngjarje historike.
Organizatat civike ushtrojne presion mbi shtetin per te bere gjera te mira, ne dy drejtime: ndikojne mbi politiken duke mobilizuar opinionin publik dhe ndermarrin aksion juridik ne gjykata ne mbeshtetje te kushtetutes demokratike dhe konventave te te drejtave te njeriut.
Organizatat e Qendres OQ / Shqiperi (NIPT: M21410454K) dhe AAOQ / USA (EIN: 88-0598990) jane organizata civike.
Na intereson te bashkepunojme me organizatat e tjera civike te Diaspores mbi bazen e pikave programatike ku biem dakord. Duhet krijuar nje Federate e Organizatave te Diaspores (FOD).
Po flasim me Unionin e Gazetareve te Pavarur te Diaspores, te bazuar ne Zvicer. Rame dakord qe te kembejme programet per te pare se ky mund te bashkerendojme forcat:
Organizatave te Qendres i intereson:
1 - Votimi i Vertete i Diaspores (VVD), ku emigrantet a) te votojne aty ku jane; b) vota te numrohet ne qarkun e origjines ku kane regjistrimin; c) votimi te realizohet online me app.
2 - Pasi Gjykata Kushtetuese e Shqiperise nuk pranoi ta merrte ne shqyrtim ceshtjen e VVD, po i drejtohemi Strasburgut. Ftojme organizatat e tjera te Diaspores te na bashkohen te kete aksion juridik.
3 - Ceshtja e pensioneve te Diaspores. Duhet hequr kufizimi j0-kushtetues i 15 vjet pune minimum per t'u kualifikaur per pension, per emigrantet. Pensionisteve ndenjes u duhet garantuar minimumi jetik.
4 - Ceshtja e mbeshtetjes se familjes me femije, per te stimuluar mos-ikjen nga vendi dhe shtimin natyral te popullsise. Na intereson ushqimi i femijeve ne shkolla.
5 - Shqiperia duhet ruajtur per shqiptaret dhe minoritaret vendas. Duhet kundershtuar zevendesimi i popullsise shqiptare me refugjate te huaj.
6 - Shqiperia duhet ripopulluar me Diasporen. Na intereson ceshtja e incentiveve ekonomike qe Diaspora te kthehet.
7 - Nuk duhet humbur per kombin shqiptar brezi i ri i Diaspores i lindur jashte. Duhet lehtesuar, nxitur, organizuar vellazerimi i rinise ndenjese me rinine e Diaspores.
8 - Bashkepunim ne mbledhje publike fondesh me ane te kontributeve vullnetare ne Diaspore.
Comments