top of page

"Çdo e keqe e ka edhe një të mirë." Dinamika në Ukraine dobëson Serbine përballë Kosovës


Laert Pasko


Pas njohjes së pavarësisë së Donetskut dhe Luganskut, çfarë mund ta pengojë Putinin të mos njohë të gjitha rajonet e tjera të ngrira në periferi të Rusisë? Në pritje te reagimeve te diplomatëve janë dhënë disa përgjigje domethënëse, të cilat janë shumë të rëndësishme për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor.


Pas luftes të fundit të Putinit, ne Ukraine, pozicioni i forte i Rusisë në arenen ndërkombëtare si avokat i palekundur i Serbise eshte dobesuar! Rusia dhe Putini arriten me sukses të hiqnin dorë nga ky pozicion për të arritur qëllimin e tyre shumë më të rëndësishëm, që është kontrolli total mbi territorin e pushtuar dikur nga Bashkimi Sovjetik. Rusia eshte larguar zyrtarisht nga korniza e së drejtës ndërkombëtare me nderhyrjen ushtarake ne Ukrainë. Megjithatë, Donetsk dhe Lugansk nuk do të bëhen shtete vetëm për shkak të njohjes nga Putini. Përveç Rusisë, Sirise e ndonje vendi te mbaruar tjeter, askush tjetër në botë, nuk do t'i njohë ata. Me hyrjen në Donbas, Rusia ndalon agresionin politik kundër pavarësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.


Tani ka shumë me logjike që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke ndjekur të njëjtin parim që ka zbatuar për Donetsk dhe Lugansk. Putini e ka lehtësuar shumë rrugën drejt njohjes së Kosovës për pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur akoma, pavarësisht nga arësyet e tyre të brendshme, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro sot kanë shumë arësye per mos ta shmangur me njohjen e Kosoves. Keshtu, Serbia do të ketë vetëm Vladimir Putinin për të falënderuar. Beogradi ka humbur brenda natës mbrojtësin e tij më të madh dhe më me ndikim ndërkombëtar të ruajtjes së integritetit territorial, jo me vullnetin e tij, por me vullnetin e atij mbrojtësi, i cili në thelb i ka hequr poturet Beogradit. Rusia ka investuar vetëm një pjesë të autoritetit të saj ndërkombëtar për të mbështetur pretendimin e Serbisë në lidhje me Kosovën.


Qeveria e Kosoves me të drejtë mund të thote se një nga kundërshtarët e tyre më të fuqishëm nuk është me një mbrojtës i së drejtës ndërkombëtare, por, përkundrazi, shkatërruesi më brutal i tij. Tani e tutje, vota ruse kundër pavarësisë së Kosovës do të jetë vetëm një britme e plogesht që askush nuk do t'i kushtojë më vëmendje derisa të zhduket plotësisht. Serbia ka humbur mbeshtetjen me te madhe, bashke me Mosken, ajo ka humbur besueshmërinë dhe autoritetin nderkombetar, ka pesuar nje humbje te madhe strategjike.


Putini dhe Rusia mbeten krejtësisht të vetëm në aventurën e tyre. Beogradi do të duhet të vazhdojë të kërkojë shansin e tij me Kosovën në trekëndëshin me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, pa pritur që të ketë mbështetje të fortë nga Rusia. Por Rusia është bërë papritmas shkatërruesi më brutal i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe çdo aleancë e mëtejshme me të përbën bashkëpunim kriminal. Rruga me e mire per Serbine eshte te njohe Kosoven dhe te anëtarësohet ne Bashkimin Evropian.


Laert Pasko, Florida

Comments


bottom of page