top of page

Stereotipet Veri - Jug, pse ndryshojne, pse mospelqehen, kush eshte me i mire?

Updated: Jan 30, 2022


Nord / Sud, bjond kundrejt brun, duket se dasia perkon me ish kufirin e P. Romake.


Kush është më i suksesshëm dhe kush është më europian? Nuk është aq e thjeshtë, sa të thuhet psh, se Gjermania dhe Britania janë më të pasura se Greqia dhe Spanja, prandaj për këtë arsye jane më të suksesshme, se suksesi i tyre eshte shume i vonshem ne histori, per me teper qe, pa kulturën e Europës Jugore, nuk do mund të kishte kulturë moderne të Evropës Veriore. Por a jane me te lumtura keto vende te veriut?

Europianët e jugut kanë dhunti imagjinaten, artin, dizajnin dhe kuzhinën. Evropianët nordike janë më praktike, më serioze me te disiplinuar. Mund të argumentohet se europianët jugorë, qe ishin pjesë e Perandorisë Romake, janë më "europiane", se jane me te vjeter se veriorët, qe atëherë konsideroheshin "barbarë". Por mund edhe të argumentohet se përzierjet jo-europiane te europianët e jugut i bejne ata me pak "europianë" se holologet e tyre veriorë.


Pothuajse te gjitha vendet e botes kane dallime, me shume apo me pak, te theksuara veri - jug. Kudo diskutohet si ndryshojne, pse nuk merren vesh, pse mospelqehen, kush eshte me i mire apo me i keq. Kudo ne bote njerezve u pelqen te tallen, t'iu tremben e mosbesojne ata qe jetojne ne kahun e kundert te busulles.

Belgjika me 11.5 milione banore, e ndare ne dy grupe gjuhesore me tribalizem te theksuar, vuan nga nje sindrome serioze e antipatise veri - jug. Ne veri eshte Flandra, ku flasin hollandisht, ne jug Valonia, ku flasin frengjisht. Vija ndarese qe kalon neper Bruksel, konsiderohet si kufi mes botes gjermanike e latine.

Stereotipizimi i flamandit e valonit ndaj njeri tjetrit eshte i skajshem. Flamandi konsiderohet i zymte, i merzitshem, punetor, kursimtar, - njeri qe zgjohet heret, fle heret e jeton ne fushe lakrash. Valoni konsiderohet dredharak, dembel dhe korrupt, - pijanec dhe enderrimtar, fisnik i rene nga vakti, i punesuar ne burokracine e e fryre, parazite, te shtetit. Nacionalisteve flamande nuk u pelqejne qytetet valone te qymyrit dhe celikut, dikur nder te me pasurat e Europes, por tani te rrenuara nga deindustrializimi. Flamandeve u vjen inat qe ne shekujt 18-19 valonet dominonin mbi flamandet, kurse tani, qe jane varferuar, valonet jane teper arrogante dhe te lidhur pas programeve te astistences sociale, per te migruar Flander, ku ka dinamizem ekonomik dhe pune.

Te huajve u duket cudi qe keto dallime jane kaq te theksuara ne nje vend kaq te vogel, ku distanca nga qyteti me verior ne qytetin me jugor eshte vetem 222 km. Kane te njejten klime te ashper, me qiell gri, por kur i degjon si flasin te duket sikur veriu i Belgjikes eshte ne Norvegji, kurse jugu ne Sicili.

Kjo ndarje ndodhi ne shekullin V, kur fiset franke nga Gjermania u dynden ne trojet e kelteve belge te romanizuar. Frankogjermanet u ndalen nga nje brez pylli i dendur ne mes te Belgjikes, i quajtur Silva Carbonara. Ai eshte kufiri i sotem ndermjet Flandres dhe Valonise.

2 mije vjet nuk duket te jene shume. Edhe ne Shqiperi jetojme sot me pasojat e ngjarjeve te para 2 mije vjeteve, bile te 4 mije vjeteve. Dallimi eshte se ne Shqiperi nuk jane studjuar. Duket se ne fillim ishin pellazget leshzinj, pastaj erdhen iliret, kelte bjonde, para 3-4 mije vjetesh dhe i shtyne pellazget me poshte ne jug, duke krijuar dasine e sotme gege - toske.

Prototipi nordik

Fqinjet veriore te belgeve, hollandezet, e konsiderojne jeten ne Belgjike si te bute dhe te embel, plot me ushqim e pije te mira, perkunder kuzhines spartane te Hollandes.


Veriu i Frances eshte ne jug te Belgjikes, po sa kalon kufirin behet perseri veri, - nje rajon i zymte, me shtepi gri, me njerez fjalepake, punetore dhe te drejte. Kurse jugu i Frances ka reputacionin e njerezve qe dijne ta shijojne jeten, vishen bukur, gatuajne mire, ne klimen e ngrohte me det, vreshta e ullinj, por sipas jane dembele dhe genjeshtare. Veriu i Italise eshte ne jug te jugut te Frances, por ne krahasim me jugun e Italise eshte veri: klima eshte me e ftohte, bie shi, njerezit jane jomiqesore dhe hundeperpjete, te dhene pas lekut. Kurse jugoret (i meridionali) thuhet se jane muhabetqare, bujare, te apasionuar, leshatore, te zinj, te shkurter, dembele dhe mafioze.

Te shohim Spanjen: Barcelona eshte ne jug te Marsejes, por Marseja ka karakter jugor, kurse Barcelona ka karakter nordik, ne kuptim te seriozitetit e dinamizmit ekonomik. Pjesa tjeter e veriut te Spanjes eshte gjithashtu nordike: galicianet jane te trishtuar, kastilianet krenare dhe te palumtur, basket te heshtur. Andaluzia eshte krejt ndryshe. - me te gjitha ngjyrat e njerezve, rrobave, ndertesave, ushqimeve, por i kane quajtur dembele, llafazane dhe jo te besueshem.

Prototipa jugore

Me sa duket, jugu i nje vendi qenka veriu i nje vendi tjeter.


Ne shumicen e vendeve, ne hemisferen e veriut, stereotipet veri - jug jane te ngjashme. Ne hemisfren e jugut permbysen. Keto stereotipe i shpjegojne me referenca ndaj klimes, topografise dhe historise. Ne Europen mesjetare baza e ekonomise ishte bujqesia. Produktivitetin e bujqesise nordike e lidhin me zberthimin e hereshem te rendit feudal dhe krijimin e fermave individuale, ku fshatari kishte motivacion per te punuar me fort. Pastaj, gjate revolucionit industrial, ndikuan burimet e pasura te qymyrit dhe hekurit ne veri, si dhe rruga e hapur ne oqeane, nderkohe qe Mesdheu ishte i mbyllur. Rajonet jugore te Europes kishin nje klime me te kendshme, por pak toke bujqesore e uje, lende druri, pasuri minerale e energjitike, si dhe kruajten sistemin e cifligjeve te medha, ku punonte nje popullsi e varferuar dhe analfabete, deri vone, ne shekullin 20.

Sot vendet me produktive dhe te pasura te Europes jane veriu dhe perendimi. Ne hemisferen e jugut te planetit ndeshemi me te kunderten.


Jugu i Europes eshte me keq se veriu, per nga ekonomia dhe korrupsioni; pastaj vjen lindja ish komuniste, pastaj juglindja ish komuniste, ku jemi ne.


Ne shqiptaret kemi “mallkimin” jugor dhe komunist, duke u rradhitur per nga zhvillimi ne vendet te fundit ne rajon dhe kontinent.

Ndarja veri-jug nuk eshte vetem folklorike, por ka edhe pasoja polit-ekonomike. Kriza e euros e viteve 2009-2012 pothuajse e ndau Europen ne vijen veri-jug. Gjermanet dhe hollandezet flisnin me zemerim per “vendet e Club-Med”, qe benin jete te rehatshme duke shmangur taksat e dale ne pension 55 vjec, ne kurriz te nordikeve qe punonin shume.

Ne Shqiperi stereotipi europian veri-jug qendron persa i perket personalitetit dhe pamjes fizike te njerezve. Por ne aspektin e nivelit socialekonomik jugi ishte me i zhvilluar. Kjo duket se ka ndodhur kryesisht per aresye topografike dhe politike: veriu i Shqiperise londineze ka reliev teper te ashper dhe te izoluar. Kosova ishte me e pasur, por mbeti koloni e Serbise. Me pas, ne 50 vjet komunizem, veriu u la pas dore per arsye edhe politike. ne Shiperi jugoret jane me te shkathet e kurioze, verioret me atletike dhe konservatore.


Shenim: Ky shkrim nuk pretendon te jete, as teze doktorate, as te kete atributet e te vertetes absolute. Qellimi i ketij shkrimi eshte te ngacmoje mendimin mbi kete dukuri te cuditshme: Pse dasia, ne kaq shume vende, eshte veri - jug, jo lindje - perendim?!




168 views0 comments

Comments


bottom of page