top of page

Rrjedhja e listes se pagave. Sekreti komercial. Privatesia e individit. Nevoja per transparence



Nga Jurild Hoxha


Në tymnajen e rrjedhjes së informacionit me pagat vlen të analizohen përgjegjësit dhe dëmët që shkaktohen në raste të tilla.

Janë bërë plot meme më listat e pagave dhe nuk e dij cfarë të dhënash te tjera po flitet që qarkullojnë nëpër redaksitë e TV dhe portaleve.

Memet e bëra ndaj individëvë rrisin vetëdijen e opinionit ndaj individëvë objekt të memeve.

Memet e bëra ndaj cështjeve të caktuara kanë tendencë të deformojnë vetëdijen e opinionit ndaj cështjes. Çështja kthehet në një shaka të madhe dhe humbet fokusi nga thelbi. Populli ka një shprehje: “Nuk bëhët shaka me miellin e gjermanit”.


Cili është dëmi që sjell rrjedhja e këtyre informacioneve?


Ashtu sikurse çdo e keqë e ka një të mirë, edhe ky informacion duke e parë në këndvështrimin e transparencës ka disa të mira. Por e keqja mbetet e keqe. Unë nuk ia lakmoj të mirat, unë e refuzoj së bashku me të mirat e saj. Ndaj këtu po ndalem vetëm tek dëmet.


Besimi tek teknologjia në vendin tonë është i ulët. Ato shërbime online që ofron qeveria janë realizuar me dhunë. Nuk i është lënë mundësi zgjedhje popullit nësë shërbimin do ta marrë fizikisht apo online. Arsyet e kësaj gjëndjeje janë mungesa e njohurive për t'i aksesuar këto shërbime, si rrjedhojë edhe mungesa e besimit tek teknologjia.


Unë njoh jo pak njërëz të shkolluar të cilët refuzojnë të aplikojnë per shërbime bankare online me frikën se mund të ndodhë t'u vidhen paratë.


Negocimi është një tipar thelbësor i tregut të lirë i cili kryesisht bazohet në informacion. Pra, informacioni është para dhe pronë e atij që e zotëron. Mënyra se si merret informacioni në një treg të lirë dhe të sigurtë është mekanizëm që nxit rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë. Vjedhja dhe shpërndaraja e informacionit të klasifikuar është krim dhe si i tillë ndëshkohet nga ligji.


Në sektorin privat pagat janë informacione sensitive. Bërja publike e tyre në këtë formë prish balancat e tregut të lirë duke dëmtuar aktivitetin ekonomik.

Nese në sektorin privat të gjitha pagat janë publike, punonjësit dhe bizneset do të kenë informacion të barabartë për të negociuar. Duke qënë se secili tërheq nga krahu i tij, oferta dhe kërkesa do të ekuilibroheshin vetëm kur të gjitha pagat e sektorit privat të ishin të barabarta. Dëmet për të mbërritur deri në këtë ekuilibër dhe mungesa e zhvillimit të mëtejshëm do të ishin të pallogaritshme. Sektori privat do të punonte me te njëjtën eficencë te ulet si ai shtetëror.


A ka potencialisht të dhëna të tjera që mund të rrjedhin?


Në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit gjenden një sëri informacionesh të tjera për qytetarët dhe bizneset. Për sa kohë kanë rrjedhur ato lista me të dhëna të rreth 600.000 individëvë kush na siguron që nuk do të rrjedhin informacionet për pronat, të dhënat të tjera konfidenciale të bizneseve, etj?


Me reformen e fiskalizimit të bizneseve gjithcka gjendet online ne platformën e AKSHI-t.

Ashtu sikurse është bërë më pagat, shumë mirë mund të rrjedhin listat e klientëvë të shumë kompanive, furnitoreve, cmimet e mallrave e shërbimeve, stafi etj. Këto janë të dhëna që blihen me para. Kush nuk e kupton rëndësinë e një liste klienti? Këto të dhëna përbëjnë një vlerë të konsiderueshme ne shitjen e një kompanie. Pra, minimalisht dëmi është i barabartë me vlerën e te dhenave te vjedhura.


Nëse një rrjedhje e informacionit konfidencial të një kompanie do të kryhej edhe nga një punonjës i larguar prej saj, kompania me siguri do ta hidhte cështjen në gjyq dhe do të kërkonte dëmshpërblim.


Po 600.000 qytetarë a nuk mund ta hedhin në gjyq institucionin të cilit i janë besuar këto të dhëna?


Kush është përgjegjësi dhe përse ka rëndsi evidentimi i tij?


Edhe pa u futur në aktet ligjore rregullatore mund të hiqen disa paralele për të përcaktuar përgjegjësit, e rrjedhjes së informacionit.

Ky shkrim nuk synon të përcaktojë nga dora individuale e kujt kanë dalë këto informacione ose cilët hacker e kanë bërë këtë. Këtë do duhet ta provojë prokuroria edhe pse mundësitë tashmë janë të pakta.


Rrjedha e sekretit është në përgjegjësi të atij të cilit i është besuar sekreti dhe mund të jetë e qëllimshme ose e paqëllimshme. Në të dyja rastet duhet evidentuar dhe ka përgjegjës.


Nëse informacioni rrjedh, pavarësisht se si, ne kurrë më nuk i besojmë sekrete të njëjtit burim.

Nëse vidhet një bankë të parët që merren në pyetje dhe analizohen janë pikërisht personeli i saj dhe shërbimi i security. Nëse ndodh nje vjedhje për të cilën nuk njoftohet në kohën e duhur policia, security dhe personeli janë direkt të dyshuarit kryesorë.


Unë dhe shumë të tjerë tashmë e disponojmë atë listë. Nisur nga përmbajtja e informacioneve, (nr. personal, emër mbiemer, emri i kompanisë dhe Nipti, drejtoria rajonale e Tatimeve ku kompania është e regjistruar, paga bruto, profesioni, kategoria e punësimit) konstatoj që këto informacione janë të dhëna që bizneset i deklarojnë në Drejtorinë Rajonale Tatimore, serveri i të cilës, ashtu si edhe i institucioneve të tjera administrohet nga AKSHI.


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një institucion publik qëndror ne varësi direkt të kryeministrit. (VKM 673 dt. 22.11.2017).


Objekti i kësaj agjencie ndër të tjera është edhe autoriteti rregullator koordinues, përgjegjës i bazave të të dhënave shtetërore si edhe garantimi ne nivel të lartë i sigurisë kibernetike dhe zgjidhjet ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike.


Më paralelen e hequr me sipër drejtori i AKSHI-t dhe kryeministri do duhet të merreshin në pyetje menjëherë nga prokuroria.


Informacini mund të rrjedhe ose nga jashtë nepermjet hakerimit të sistemit ose nga brenda nëpërmjet vjedhjes prej personelit që ka akses në to.

Varësisht mënyrës se si është kompromentuar informacioni përcaktohet edhe përgjegjësi i dëmit si edhe zgjidhja që i jepet cështjes ne vijim.

Në rast se në sistemin e AKSHI-t do të ishte ndërhyrë nga jashtë, vetë institucioni do ta kishtë bërë më dijë këtë fakt përpara së të dilnin të dhënat në publik sepse këto sisteme janë të pajisura më sinjalizimë për rastet e sulmeve nga jashtë.

Një nga përfaqësuesit e qeverisë, zv. ministri i Financave pranon se nuk ka ndërhyrje nga jashtë por rrjedhja e informacionit vjen nga brënda institucionit.


Duke parë prononcimet e përfaqësuesve të institucioneve kjo cështjë kam bindjen që do të përfundojë duke gjetur një apo disa “ushtarë që kanë dezertuar”. Asnjë ndjesë publike nga gjeneralët. Asnjë dorëheqje. Ç’punë kemi ne me ushtarët? Ne zgjedhim gjeneralët..


Nërkohë marrja e përgjegjësisë nga vetë drejtori i AKSHI dhe ose kryeministri, qofte edhe nëpërmjet ndjesës publike do ishte sinjal përgjegjshmërie si edhe do të kthente besimin e njerëzve tek institucionet të cilëve u besohen këto të dhëna.


(Shenim: Ky artikull eshte shkruar para se Kryeministri t'u kerkonte falje punonjesve te sektorit privat.)




90 views0 comments

Commentaires


bottom of page