top of page

Oriana Fallaci: Njerëzit duan barazi, por jo detyrimisht liri, se liria është tepër e vështire

Updated: Mar 16, 2022


Parada e detyrueshme e 1 majit ne Shqiperine socialiste


ORIANA FALLACI - nga HISTORIA E NJË ITALIANEJE


Nuk ka alternativa në demokraci. Nëse hiqet dorë prej saj, nëse ajo vdes, liria shkon ne djall dhe, më e pakta, do të gjindemi o në një kamp përqëndrimi, o ne një kamp internimi, o në gropë. Pra, në burg, o nën tokë. Por kur e mbushim gojën me fjalën Demokraci, e dimë mirë që demokracia është shumë deficitare. E dimë mirë që është një sistem dëshpërimisht jo perfekt dhe në disa aspekte gënjeshtar. Janë dy, sipas Tocqueville (që nga demokracia mirrte vesh), konceptet mbi të cilat bazohet demokracia: koncepti i Barazisë dhe koncepti i Lirisë. Por qeniet njerëzore duan barazinë shumë më tepër se lirinë dhe për lirinë, shpesh, nuk iu intereson asgjë. Kushton shumë sakrifica, shumë disiplinë dhe a nuk është, ndoshta, e vërtetë që mund të jesh i barabartë edhe në gjendjen e skllavërisë? E sikur kjo të mos mjaftonte, konceptin e barazisë nuk e kuptojnë. Në fakt, per barazi, demokracia ka parasysh barazinë juridike, barazia që rrjedh nga principi i shenjtë: “Ligji është i barabartë për të gjithë”. Jo barazia mendore e morale, barazia e vlerave dhe e meritave. Jo barazim të një personi inteligjent e të një personi budalla, barazi vlerash të një personi të ndershëm e të një personi të pandershëm. Ajo lloj barazie nuk ekziston. Nëse do të ekzistonte, nuk do te ekzistonte Jeta. Nuk do të ekzistonte individualiteti, nuk do të ekzistonte gara. Gjë që përfshin edhe Olimpiadat, garat, ndeshjet e futbollit, të cilat italianët i kanë shumë për zemër. E do të ishim të gjithë të njëllojtë, si automobilat e dalë nga zinxhiri i montimit. E keqja është që demokracia ndihmon injorantët dhe mendjemëdhenjtë të mohojnë këtë të vërtetë, këtë qartësi. I ndihmon me votën që numërohet, por që nuk peshohet. I ndihmon me retorikën, demagogjinë e populizmin. Rezultati, çdo i paaftë mund të prezantohet si kandidat e të zgjidhet. Ndoshta edhe me nje valangë votash. E meqe shumë qenie njerëzore nuk janë Leonardo Da Vinci , o Shën Françesku, për të përfaqësuar elektoratin shpesh janë të paaftët. Në fakt, cilët, nëse jo ata, janë të parët përgjegjës të katastrofës që po jetojmë? Cilët, nëse jo ata, po e çojnë qytetërimin tonë në një joqytetërim?


Perktheu Keti Dibra

25 views0 comments
bottom of page