Teoria me e mire e demokracise qe une njoh eshte ajo qe ka ndertuar Karl Poperi (mendimtari i njohur austriak). Ne kemi mberritur tek koncepti i demokracise liberale duke ndjekur mendimin e Poperit ose ate qe ai e quan racionalizem kritik. Ky binom veterregullues, demokraci liberale, mua me duket se eshte nje metode shume e mire kritike, kritike ne rradhe te pare per vete limitet e saj. Aq e vertete eshte kjo, saqe sot, qofte nga e majta e qofte nga e djathta, ka nje prirje per ta ndare kete binom ne dy pjese, cka per mua eshte e padrejte, qofte kur flitet per shembull per ultraliberalizem ose qofte edhe per postdemokraci. Nga ana tjeter, sot ne flasim per globalizem, i cili duket se eshte edhe ai nje metode gjithsesi racionale administrimi, qe ka rezultuar e suksesshme per nje periudhe relativisht te gjate kohe. Eshte ky sukses qe e ka shpene gradualisht boten drejt nje sipermarrjeje me permasa globale, e cila si e tille nuk njeh me limite.
Nderkohe, pikerisht mungesa e ketyre limiteve e ben globalizmin nje metode jo edhe aq kritike. Gjithe keto gjera qe po ndodhin, rreziku qe vjen tani nga Kina, forcimi i Rusise, lindja e sovranizmit dhe populizmit, renia graduale ne iliberalizem, jane rezultat i nje globalizmi jo kritik, vecanerisht i shpejtesise, i superxhiros qe bota morri pas perfundimit te luftes se ftohte. Si i tille, atij duhet t'i jepet fund. Ai ka nevoje te rregullohet ose me mire te kufizohet. Mundesi te tjera mund te analizohen me kujdes, per shembull ato qe theksojne me shume vlerat e perbashketa qe qendrojne ne themelet e demokracise liberale ose te qyteterimit tone. Ndoshta vertet koncepti i qyteterimit mund te ishte sot nje pergjigje ndaj atij te globalizmit. Ndoshta do te ishte vertet me e udhes qe Venediku ta marre tanime kripen, jo ne Kine, por ne Vlore.
Ama jo me kot Poperi flet per nje racionalizem kritik. Kur vjen puna tek disa vlera te rendesishme te qyteterimit tone, ne mund te mos jemi dot edhe aq racionale, duke qene se keto vlera jane te shenjta per ne. Te shenjta edhe ne kuptimin qe ne mund te besojme tek ato ne menyre te verber dhe irracionale. Prandaj ceshtja e vlerave nuk eshte nje ceshtje edhe aq e thjeshte, madje sipas nje kuptimi si me lart, ajo mund te jete me shume nje nga ato ceshtje qe konsiderohen te erreta. Te radikalizosh keshtu ceshtjen e vlerave ka shpene me shpejtesi drejt nje politike te identitetit, te sovranizmit apo deri edhe te fashizmit. Nese ne marrim per shembull America first, nuk duhet te harrojme se Amerika eshte e tille ne kontekstin e nje marredhenie globale, nderkohe qe e shkeputur nga ky kontekst, Amerika nuk eshte vetcse nje enderr e bukur, ne mos nje enderr e vjeter. Te thuashe pra "Amerika e para" sot eshte pak a shume njelloj sikur te thuash Amerika e virgjer perseri, cka vertet kur e mendon nuk do te ishte keq, jo vetem per Ameriken, por per te gjithe boten. Kuptohet qe sot, per fat te keq, keto nuk jane vecse disa endrra te bukura ne diell, endrrat e mjaftueshmerise se Robinson Kruzose qe i hyri dhe e punoi token vete, ne kushtet kur sot, pervec ndonje Robinsoni tek tuk, nuk kane mbetur me as toka te reja e as ishuj te virgjer. Nje pamundesi e tille duhet te jete fare e qarte ne rradhe te pare per vete ata qe e propagandojne izolacionizmin robinsonian, te pakten po te gjykosh nga ndjenja e fatalizmit qe i frymezon apo dhe tonet fashiste me te cilat ata e bejne sot dicka te tille.
Ne fakt, ne nuk duhet te harrojme se i perkasim nje brezi qe perjetoi ate qe quhet fundi i historise, i cili u kurorezua me fitoren e demokracise liberale. Ne kete kuptim, ne jemi rritur jo vetem me euforine e fitores por edhe me nje kendveshtrim relativisht te thjeshte per boten, ku dallimi ndermjet te mires dhe te keqes ka qene perhere fare i qarte dhe konkret. Ne keto kushte, ne e kemi ndoshta te pamundur te jetojme pa nje problematike imediate, pa nje situate dramatike, pa nevojen per heroizma, pa nje lloj ndjenje te nje fatalizmi historik dhe katastrofik. Te jemi realiste, ne nuk e kemi njohur sa duhet merzine e historise dhe eshte ndoshta kjo arsyeja qe sot kerkojme me insistim zgjidhje te shpejta, duke harruar se zgjidhje te tilla te menjehershme dhe rrenjesore jane pergjithesisht te barabarta me nje tirani te re. Mitet qe qarkullojne sot per rritjen e popullsise globale, flukset shkaterrimtare migratore, postindustrializmi apo prehistorizimi, nuk jane vecse nje premise e mire per zgjidhje te tilla te shpejta, traumatike dhe katastrofike, cka vertet mund t'i humbase pastaj njerezimit kujtesen per te rikthyer gjithcka te vjeter ne emer te nje fillimi te ri.
Ne keto kushte, ne duhet te synojme me shume nje zgjidhje graduale te problemeve qe shtrohen sot per zgjidhje duke mos harruar asnjehere se eshte pikerisht gradualiteti, i cili shkon pertej mandateve tona politike dhe ndonjehere edhe biologjike, cka e ben nje zgjidhje te jete me afer realitetit dhe objektivitetit. Zgjidhjet jane kuptohet, me kushtin qe ne na duhet ta marrim kete pune shtruar. Sigurisht, ne e dime shume mire qe ne themelet e demokracise sone qendron nje lloj hedonizmi dhe me te drejte ne i trembemi merzise sikur edhe vdekjes. Te pakten ky eshte mesazhi origjinal qe na vjen ne qysh nga Athina e lashte ku perndryshe merzia do te kerkonte nje natyre spartane ne nje bote spartane.
Ne fakt, nuk do te ishte keq qe ne te mesojme pak me shume nga historia, aq me teper kur sot ajo duket si i vetmi vend ku ne ende mund te gjejme ndonje nga ata ishujt e virgjer dhe te mrekullueshem, sic ishte per shembull Athina, mrekullia athinjote. Megjithate, nese ka dicka tek historia qe i ndihmon botes ku ne jetojme sot, me shume sesa Athina martire apo Sparta mizore (te cilat edhe ato ne vetvete nuk perfaqesojne vecse ate dallimin naiv ndermjet te mires dhe te keqes, i cili duhet tejkaluar) ky shembull mund te ishte, mendoj une, ajo periudhe sado e ndritur dhe e erret njekohesisht, qe erdhi menjehere pas tyre, me Aleksandrin e Madh, dhe qe njihet me emrin e koheve helenike. Sikurse bota jone, edhe ajo ishte nje bote qe erdhi me pas dhe ndoshta ky eshte perkufizimi me i mire qe ne mund te japim per nje bote te tille.
Asgje nuk eshte me e vertete ne nje bote te tille dhe nderkohe cdo gje eshte e mundur, ne nje fare menyre kjo eshte nje bote e ndotur, e ndotur nga korrupsioni, nga lodhja, nga vete shtrirja dhe madhesia e saj, forma e pare e njohur e globalizmit, ku njeriu ndihet perhere e me i vogel. E megjithate, mire apo keq, ajo eshte nje bote qe erdhi pas Athines, dhe si cdo bote qe erdhi pas saj, u shenjua prej saj njehere e mire, mori dijen, mori pretendimin, mori driten, vetem se per t'i shnderruar ato ne nje pasuri dhe mencuri te cuditshme, te konservuar ne individualizem dhe mizantropi. Ne fakt, shkolla e saj e mendimit praktik eshte dicka qe bota nuk e njohu me pas, te pakten deri tek Spinoza, ne mos deri tek Kanti. Ajo eshte bota epikuriane e kenaqesive te vogla te jetes, e stoicizmit, e skepticizmit apo dhe e cinizmit.
Per pasoje, nuk dua te them per fat te keq, ajo eshte nje bote gjithnje e me pak politike, te cilen nje dite e pergjumi misticizmi dhe besimi i thelle ne nje bote tjeter. Normalisht, vetem keshtu ajo e ruajti vetveten ne pritje te diteve me te mira, te cilat pastaj erdhen vertet, me ate ritmin letargjik te nderrimit te stineve, kryesisht nepermjet krishterimit. Nese perseritja e historise ka sot ndonje kuptim, une mendoj se ne duhet te jemi te pergatitur per nje skenar te tille. Une nuk shoh ndonje gje me te mire. Nuk besoj se duhet te rrime ne pritje te Mesise per aq kohe sa flasim per nje bote qe vjen me pas, megjithate duhet te dime te presim me durim, te perparojme ngadale, te bejme sa me pak dem. Kjo eshte sigurisht e vertete per Ameriken, pse jo, por kjo eshte akoma me e vertete per Tiranen e vogel ku neve edhe sot mundohemi ta cajme rrugen e historise me shpate ne dore, te perfshire nga nje marraz i cuditshem politik, a thua se keto jane vertet punet e nje djalli te merzitur keq. Sinqerisht, nese ja hedhim kesaj here, me mend ne koke, ndoshta nuk ka per te na dale edhe aq keq.
Коментарі