top of page

“Me mire nje mik se nje ciflik” - Modeli i firmave te ndertimit i zbatuar te inceneratoret


Me 2009 erdhi ne Shqiperi nje grup nga BE per te ndihmuar ne lidhje me plerat. Specialistet europiane hartuan nje strategji te menaxhimit te mbetjeve, qe u miratua nga qeveria Berisha. Banka boterore premtoi nje financim prej disa milionesh; u angazhuan per te kontribuar edhe qeverite e Gjermanise dhe Italise.

Qeveria Rama, e ardhur ne fuqi me 2013, e grisi planin Berisha per mbetjet dhe thirri ne Shqiperi eksperte te rinj japoneze, gjermane, italiane.

I ngjan planit urbanistik te qytetit, cdo bashki fillon nje plan te ri nga e para, se kerkon pazaret e veta te reja.

Ne dy dekadat e fundit Shqiperia u zhvillua shpejt, ne drejtim te konsumit. Sasia e mbetjeve bashkiake, per banor, ne Tirane u be e krahasueshme me qytetet e medha te botes.

Ne fillim mbetjet groposeshin, por landfillet u mbushen e per me teper kontaminojne ujrat dhe ambientin.

Bota i ndan plerat ne burim, pra qysh te qytetari, ne plastike, qelq, metal, leter dhe te ndryshme. Kater te parat, qe perbejne shumicen, reciklohen; te “ndryshmet” digjen ne inceneratore ose groposen.

Shqiperia e provoi reciklimin, por pa sukses. Reciklimi, qe te jete me kosto te pranueshme, kerkon popullsi te ndergjegjesuar. Shqiptaret jane te frustruar dhe nuk i ndajne plerat. Ose te pakten keshtu u tha.

Ekziston edhe varianti i mosndarjes ne burim, por qe pastaj te ndahen e raciklohen ne impiante te perpunimit te mbetjeve.

Ekziston edhe nje menyre e trete ne vendet me te varfera te botes: Individe, qe ne Ameriken Latine quhen “cartonero”, germojne ne kazane dhe i ndajne plerat sias kategorive, te cilat pastaj ia shesin industrise se reciklimit per te fituar ndonje lek per vehte.

Me 2014 qeveria Rama konkludoi se reciklimi nuk funksionon dhe vendosi t’i djege mbetjet; porositi ndertimin e tre inceneratoreve, ne Elbasan, Tirane dhe Fier, me kosto prej qindra miliona euro. Koncesionet e inceneratoreve iu dhane tre kompanive te regjistruara rishtas, me kapitale qesharake, qe bile ndanin te njejten adrese,. Psh nje kompanie me kapital 100 mije lek iu dha ne koncesion prej 129 milion euro (!)

Me kontraten e shtetit ne dore, keto kompani shkonin ne banke dhe merrnin kredi per te filluar ndertimin e inceneratorit. Me pas fillonte te derdhte parate shteti dhe, me nje kapital fillestar 100 mije lek, kompania nxjerr miliona euro fitim te paster.

Dmth, per te fituar miliona, kompanise iu desh vetem nje “mik” aty ku jepen koncesionet.

I ngjan modelit te biznesit te firmave te ndertimit. Ndertuesit nuk kishin asgje, pervec se nje “miku” ne qeveri. Pronarit te truallit bashkia nuk ia jepte lejen e ndertimit. Atehere nje sipermarres shkonte te pronari dhe i thonte, “ma jep token tende me perqindje, se kam filanin mik dhe e marr lejen”. Me kontraten nga pronari shkonte pastaj te miku, merrte lejen, fillonte parashitjen a apartamenteve pa ndertuar gje akoma dhe behej milioner.


205 views0 comments
bottom of page