
TIRANËS SË DIKURSHME
A kthehesh dot e freskët si dikur ?
Ti mbrëmje-bukura e stinëve verore
Përse na u zhduke si uji në zhur
Dikur qyteti ynë, Tirana madhështore
A e din ti sa flasim për ty
Ne që ikëm larg, rinia e brezit tim
A kthehesh dot tek ne e paprekur si dikur
Të ndihemi prap të rinj bulevardeve të tu?
Se veç tek ti shijohej arom’ e blirit të Majit
Si ti kërkush se falte kënaqësinë pa fund
Reklamat e kinemasë hutuar peng na mbanin
Stadiumi kur buçiste e linte qytetin pa gjumë
Sa mall për rrugët e tua të lagura nga shiu
E avujt e kafenesë me vijat mbi xham
Librarinë pranë që turbull e dallonim
Me librat e saj që na ftonin në “faj”
Bulevardi yt i skajshëm, pasarel i bukurisë
Aty rrihnin zemrat, trotuar i dashurisë
Sa dua t'ja vjedh të shkuarës pak çaste magjike
Sa dua ti kem prap, parakalimet e rinisë
Në mozaik kujtimesh të mbështollëm ne Ty
E seicili prej nesh morri pjesëzen e tij
Shpërndarë tashmë ti gjindesh globit anembanë
Kudo në botë dëgjohet emri yt Tiranë!
Inis A. Jorgo
Yorumlar