top of page

Inceneratorët që "mbytën" sektorin e riciklimit. Si u arrit në këtë pikë?


Nga Jurild Hoxha


Si filloi sulmi kundër sektorit të riciklimit.


Gjate vitit 2016 qeveria Shqipëtare nisi një fushatë mediatike për të zhbllokuar importin e mbetjeve urbane.

Me në krah kompanitë ricikluese vendase, qeveria loboi fort për të hapur importin e mbetjeve urbane, me qëllim që t'u siguronte kompanive ricikluese lënde të pare (mbetje urbane) për përpunim.

Temat që hidheshin gjerë në publik rreth ketij lobimi kishin të benin me kapacitetin e ulët të shfrytezimit të këtyre fabrikave, për shkak të mungesës së lendës së parë, investimet e konsiderueshme të bëra nga këto fabrika, të punësuarit në to, etj. Pra, e thënë shkurt kjo ceshtje po shitej sikur ishte në dobi të një grupi interesi, që ishin kompanitë private te riciklimit dhe punesimit te popullit.


Po sektori i riciklimit ku ishte në këtë lojë?


Shoqata e ricikluesve ka pasur në përbërje të saj rreth 15 kompani.

Këto kompani, në mënyrë individuale, apo të organizuar mes tyre, kishin arritur të krijonin një rrjet të tërë pikash grumbullimi të mbetjeve urbane, të pavarura, në të gjithë Shqiperinë. Ky organizim ishte bërë i mundur vetëm falë tregut të lirë, kapitalizmit. Atë cfare nuk bënte dot qeveria dhe pushteti lokal me politikat e saj po e realizonte tregu i lire, pa kurrfarë incentivash dhe kostosh nga buxheti I shtetit. Kishte ende nevojë të plotësohej kuadri ligjor për të formalizuar individët fundorë që merreshin me grumbullimin, të cilët vinin nga shtresat në nevojë.



Numri i të punësuarve, direkt dhe indirekt ne këtë sektor, mendohej te ishte rreth 20.000 persona. Fabrikat dhe pikat e grumbullimit kanë qënë të formalizuara dhe licensuara. Rreth 95% e mbetjeve urbane të ricikluara eksportohej jashte vendit. 1 ton mbetje urbane që grumbullohej dhe dërgohej në fabrika, gjeneronte 500-1200 të ardhura nga eksporti, të cilat shpendaheshin mes fabrikave, grumbulluesve dhe individëve fundorë. Në lidhje me nismen e qeverisë per importin e mbetjeve ricikluesit, gjatë mbledhjeve të ngushta mes tyre, edhe/ose me përfaqësuesit e pushtetit qëndror e lokal, përgjithësisht jashtë kamerave, të gjithë artikulonin nevojën për zbatimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.


Ky ligj detyron njësitë vendore që të siguronin diferencimin e mbetjeve urbane në burim. Zbatimi i tij do e pastronte vendin dhe do të siguronte më shumë mbetje lëndë të parë për fabrikat e riciklimit, e cila do të mjaftonte për të furnizuar fabrikat vendase. Gjithashtu një kërkese tjetër e shtruar prej ricikluesve, jashtë kamerave, ishte formalizimi i grumbulluesve individualë.


Përfaqësues të shoqerisë civile dhe shoqata të mjedisit e kundërshtuan fort nismën e qeverisë për importin e mbetjeve dhe arritën ta fitonin betejën e vogël.


Pas kësaj qeveria doli drejtpërdrejt në qëllimin e saj të vërtetë. Me nismën e bashkisë së Tiranës futet në loje shoqëria EcoTirana. Kjo eshte një kompani me aksionerë Bashkine Tirane dhe një kompani italiane nga Verona, e cila ne vitin 2018 është hetuar nga antimafia italiane për lidhje me Ndraghetën.

Historia e Eco Tiranës dhe inceneratorëve.



U prezantua fort në publik si nje arritjepër pastrimin e qytetit dhe u shit si një nismë e cila më në fund do të realizonte grumbullimin e diferencuar të mbetjeve urbane.

Me këtë nisme, u hidhëruan pikat private të grumbullimit, të cilat do të dilnin jashtë loje. Cuditërisht fabrikat e riciklimit, të cilat më në fund do ta blinin lëndën e parë në një kompani aksionere të rregulluar me një serë ligjesh, nuk u gëzuan. Kjo sepse tashmë e kishin nuhatur të gjithë historinë.


Fabrikat private te riciklimit do të shkonin drejt falimentimit, jo se nuk u zhbllokua importi i mbetjeve, jo se nuk u investua në drejtim të riciklimit nga qeveria, sepse deri tani ata ia kishin dalë edhe vetë. Por se, edhe ajo punë që kishin ngritur me pikat e grumbullimit, po shkatërrohej nga nismat e qeverisë.


Paralelisht, u ngrit një grup pune mes Drejtorisë së Hetimit Tatimor, Bashkise Tirane dhe Inspektoratit Shteteror te Mjedisit. Ky grup punë u përdor si një mekanizëm për të nxjerrë jashtë loje sektorin e riciklimit. Hoqi licenca, penalizoi dhe bllokoi aktivitete, në shumicën e rasteve duke shkelur nje sërë ligjesh.

Eco Tirana investoi në koshe mbeturinash shumëngjyrëshe për të kryer diferencimin e mbetjeve urbane. Në promocionet video dhe foto, që Veliaj bënte me këtë shoqëri, ato dukeshin bukur. Në realitet, faktohej cdo dite e më shumë se kjo ishte një flluske sapuni.


Eco Tirana grumbullonte mbetjet nga kazanët e ndryshem të plehërave me të njëjtin kamion dhe i depozitonte në të njëjtin vend grumbullimi. Njëlloj bënin kompanitë e pastrimit shqiptare që ishin të kontraktuara nga bashkitë. Me këtë mënyrë grumbullimii te padiferencuar, mbetjet dilnin të papërdorshme për fabrikat e riciklimit. Vendi i depozitimit mbushej cdo ditë dhe me shume. Pasi u mbërrit ne kete pike, ishte shtruar tashmë rruga per impiantet e incenerimit.


Në Shqipëri do të mjaftonte dhe tepronte vetëm një impiant incenerimi nëse në djegie do të shkonin vëtëm mbetjet urbane të pa riciklueshme. Në fakt u zgjodh rruga tjetër, e shkurtër dhe e leverdishme për një grup individësh dhe në dëm të mjedisit dhe taksapaguesve: T'i djegim të gjitha! Prandaj dhe u nis ndërtimi i 3 impjanteve, i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.


Sipërmarrës të sektorit të riciklimit kanë analizuar studimin e fizibilitetit të impiantit të incenerimit të Elbasanit, për të cilin sot akuzohet ish ministry i mjedisit Lefter Koka. Ata shprehen se shifrat në këtë studim janë tej mase të fryra. Vetë studimi i fizibilitetit konsideron që të gjitha mbetjet urbane shkojnë për riciklim, ndërkohë që do duhej konsideroheshin dhe të shkonin vetëm mbetjet e pa riciklueshme. Gjithashtu është abuzuar me sasitë e mbetjeve që gjeneron vendi ynë. Sipas studimit, vendi me i varfer në Europe konsumoka dhe gjeneroka mbetje më shume se cdo vend tjetër i Europës!


Shenim i Redaksise: Redaksia e portalit Qendra nuk i ka verifikuar shifrat dhe faktet e paraqitura ne kete shkrim; mbeten pergjegjesi e autorit.



bottom of page