top of page

Dileme e veshtire: te ndiqen, apo jo, penalisht kreret e mepareshem


Jemi ne kete situate ne USA: Tempulli i demokracise amerikane, Kapitoli, y sulmua dhe u dhunua me 6 janar 2021. U vrane 5 njerez. U vu ne rrezik jeta e nenpresidentit, nr.2 i shtetit, i cili kryesonte Senatin dhe po certifikonte votat e shteteve, jeta e spikeres se Dhomes se Persaqesuesve, nr. 3 i shtetit dhe jeta e deputeteve e senatoreve te USA, qe ishin mbledhur per detyren kushtetuese te shpalljes se presidentit te ri. Quhet "dekapitim" i demokracise.


Qellimi ishte a) per te penguar certifikimin e presidentit te ri, qe ceshtja t'i kalonte Dhomes se Perfaqesuesve, ku votohet me shtete - delegacionet e shteteve ishin 26:24 ne favor te republikaneve, - ose b) te plaste gjakderdhje dhe presidenti Trump te shpallte gjendjen e jashtezakonshme - the martial law (ligjin e luftes) - qe eshte zevendesimi i autoriteteve civile me ato usharake, ku presidenti, ne ate rast Trump, eshte komandanti i pergjitheshem.


Nuk ndodhi per dy aresye: Nenpresidenti Pence nuk guxoi te permbyste kushtetuten dhe b) shefi i shtabit te pergjitheshem Milley, i shtyre nga spikerja Pelosi, si dhe me mbeshtetjen e gradave te larta te ushtrise, deklaroi se ushtria do i qendronte besnike kushtetutes, ashtu si eshte betuar.


Te gjithe e pame, me syte tane, qe Trump e nxiti sulmin e 6 janarit dhe nuk beri gje per ta ndaluar, qe perben dereliction of duty (braktisje detyre). Ai dhe shumica e republikaneve akoma nuk e kane pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndonese 50 gjykata, duke perfshire Gjykaten Supreme, i gjeten zgjedhjet te rregullta.


Ne shtetet qe kontrollohen prej tyre, parlamentet republikane po ndryshojne ligjet e votimeve, per t'ia veshtiresuar votimin elektoratit qe nuk voton per ta. (Ne USA votohet sipas ligjeve te secilit shtet.)


Departamenti federal i Drejtesise, i udhehequr nga attorney general Merrick Garland, nuk po ben asgje kunder Trump per 6 janarin, apo kunder krereve republikane qe po ndryshojne ligjet e zgjedhjeve ne shtete.


Ka thirrje ne qarqet liberale per presidentin Biden qe ta heqe Garland.


Garland i perket shkolles se vjeter ne USA, qysh prej themelimit, qe nje administrate nuk e ndjek penalisht administraten paraardhese, aq sa Lincoln nuk ndoqi as qeverine e Konfederates, te thyer ne luften civile.


Kjo eshte nje tradite e rrepte ne USA, qe ka bere te mundur vazhdimsine e demokracise. Imagjinoni sikur te ishte prosekutuar GW Bush per luften e Irakut. Cfare do ndodhte me pas, do prosekutohej Obama per vrasjet e terroristeve me drone?


Kjo eshte dilema e sotme: a duhet ndjekur Trump per 6 janarin? Shume njerez mendojne se e meriton, per me teper qe Trump nuk eshte terhequr dhe vazhdon te jete aktiv ne politike, por hezitojne te ndjekin penalisht nje ish president, qe te mos behet rruge.


Shume te tjere thone qe Trump duhet prosekutuar, se 6 janari ishte ndryshe nga ceshtjet e zakonshme, - nje grusht shteti per te permbysur kushtetuten, qe goditi ne zemren e demokracise amerikane.


Amerika eshte bere si Shqiperia. Ne Shqiperi flitet per arrestime kryeministrash e presidentesh, ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit. Ne Shqiperi, qysh me 1912, cdo regjim ka anatemuar te mepareshmin.


Duhet pasur kujdes me ish kreret e vendit, se krijohet nje slippery slope, nje tatepjete e lyer me lubrifikant, qe mund te perfundoje ne nje republike bananesh si te Afrikes; jemi shume afer. Por duhet te kene kujdes edhe ish kreret. Une do u keshilloja te paketojne valixhet dhe te shkojne ne Monte Carlo, per nje kohe. Me te mire se mbreti Zog nuk jane.


Duhet te kene kujdes edhe patronet tane nderkombetare: Te favorizojne rrotacionin demokratik! Te mos certifikojne rizgjedhjen e hajduteve, per hir te stabilitokracise mbytese 30 vjecare. Duhet ajer i fresket, mobilitet politik.


PT




77 views0 comments

Comments


bottom of page