Dramedi = Dramë + Komedi
Berishistet u dhane bashisteve 1 muaj kohe te dilnin nga ndertesa. Nderkohe berishistet vete hynin e dilnin ne ndertese. Pse nuk qendruan brenda? U muarr vesh qe Basha po blindonte dyert. Pse berishistet nuk u futen? Sulmi berishist mbi keshtjellen e blinduar ishte lajmeruar per 8 janar. Lajmerohet sulmi?!
Para sulmit behet reconnaissance. Kishin berishistet ndonje zbulues qe te vrojtonte dite e nate objektin per te pare se kush futet, me çfare armesh? Nuk kane berishistet ndonje oficer ne pension, apo dike qe e merrte zborin seriozisht, per te drejtuar operacionet luftarake? E kemi bere ne Taktikën e Luftimit te Vogel si merret bunkeri: sulmi frontal eshte maskim, sulmi real behet nga mbrapa.
Mbrojtesit e kishin nje plan, te koordinuar me regjimin: Do futej Basha me rojet e armatosura te Gardes. Do futeshin deputetë, qe te mund te thirrej policia se po rrezikohej jeta e deputeteve; do futeshin edhe punonjes te aparatit, per te gjuajtur me sende nga dritaret. Pse duhej kjo e fundit? Per te dramatizuar situaten, qe te thirrej policia, se rresikohej jeta e deputeteve.
Ishte dite e shtune. U zgjuan vone nga gjumi, pine kafen me brioche dhe andej nga ora 10 filluan te shkonin ne Shqup.
Sulmuesit priten deri sa mbrojtesit te futeshin dhe te mbyllnin dyert. Pastaj filloi sulmi mesjetar mbi kala, me shkalle, leva e kokë dashi. (Mungonin katapultat.) Mund te ishin futur rehat, dy ore me pare, kur dera ishte e hapur.
Mbrojtesit u hidhnin sulmuesve sende te forta nga bedenat dhe u nxirrnin gjuhen nga prapa xhamave. Sulmuesit u zemeruan dhe tentuan te thyenin xhame. Papritmas, puff, ndertesa u rrethua nga nje re tymi te bardhe. Sulmuesit filluan te lotonin, te kolliteshin dhe ikën.
Erdhi policia, me helmeta e mburoja, si kaloresi mesjetare dhe zbrazi oborrin; arrestoi nja 30 veta. Berishistet thone se vetem donin t'i nxirrnin bashjistet nga zyra, butesisht, pa i prekur, por kur sulmuesit kane leva ne duar, kush i garantom mbrojesit se nuk do hane leve kokes? Por nuk ndodhi. Nuk vdiq njeri. Pati disa te lenduar lehte nga rradhet e sulmuesve. Mbrojtesit dolen te paprekur. Ne mbremje ishin ne Fejsbuk, te patraumatizuar.
Ku i mori Basha lekët per te blinduar ndertesen?
Kush e hodhi gazin? Basha thote "jo ne". Policia thote "jo ne". Jo se nuk duhet hedhur gaz ne protesta, por kush e hodhi? Gazin e ka shteti, nuk shitet ne pazar. Basha tha, "ne nuk hodhem gaz, por pluhur nga bombolat e antizjarrit". Oh ok, jo gaz por pluhur shume te imët lotsjellës, me falni per pasaktesinë.
Me tha nje punonjes i Shqupit: O Parid Turdiu, protestoj qe media jote nuk ka nxjerre qe edhe kafja ne pronesi te familjes Toptani u sulmua nga keta njerezit e Berishes. Ty te takon ta shkruash, se mire qe mediat e tjera se shkruajne! (Ia bera qejfin.)
PT
Comments