top of page

Laert Pasko - A i bejne me te afte dhe me te mire politikanet dietat qe ata marrin?



A i bejne me te afte dhe me te mire politikanet dietat qe ata marrin?


Shpeshhere ndërmarrje të mëdha neper bote, perdorin si shpërblim per performancë te mire bonuset, e harmonizuar më pelqimin e punonjësve, veçanërisht të shefave të lartë. Këto sisteme kompensimi shpesh vihen në lojë per te nxitur produktivitetin dhe CEO-të ndonjëherë marrin një pagesë të madhe edhe nëse performanca e tyre zhgënjen. Megjithatë, pavarësisht këtyre papërsosmërive, pagesa stimuluese është një mjet i domosdoshëm per te shperblyer mundin e punonjesve. Kam degjuar qe edhe kompanite startup e praktikojne stimulin e te falenderuarit gjeresisht pikerisht per te ngritur efikasitetin e punonjesve dhe shefave.


Keto dite, mesova ne media qe dieta e nje deputeti ne shqipri eshte 755.225 euro ne muaj, rreth 9 milion leke te vjetra ne vit! Pra deputeti, perfiton 755.225 euro dieta ne muaj nga taksapaguesit e varfer shqiptar. Dieta me te cilen deputeti fiton duke “kontribuar me sakrifica e ide te medha politike”, e fundja fundit ia jep ligji, ai nuk mundi te ushqente as dy fjale ne mbrojtje te babait te tije politikan dy dite pasi USA e shpalli nongrata!


Perse i paguajne taksapaguesit keto dieta nxitese për deputet e parlamentit, a ndoshta keto dieta stimulojne produktivitetin e deputetit? A thua se e ndihmon ne lartesimin e nivelit dhe aftesise ne parlament? Ashtu si kapitalizmi aksionar, qeveria krijon një problem kryesor ne shperndarjen e perfitimeve qe takson qytetaret. Pavarësisht se sa shumë politikanë e reklamojne veten me retorikën e shërbimit publik, interesat e tyre nuk janë kurrë paralelisht me tonat. Irracionaliteti i elektoratit e shton problemin, deputetet e parlamentit nuk pasurohen fale meritave te tyre akademike, sipermarrese apo te cilesive shkencore, përkundrazi, ata luajnë me paragjykimet më të këqija të votuesve tane, për t'u rizgjedhur, shpesh në kurriz të paditurise.


Ne qofte se parlamenti yne do te ishte serioz dhe i perulur, do te konsideronte ne vend te dietes fikse 755.255 euro cdo muaj qe taksapaguesit u detyrohen deputeteve te paafte, te ndryshoje ne formen e rimbursimit. Dmth, duke paraqitur faturat e shpenzimeve ditore te hotelerise, benzines, ushqimit e te tjera detyrime publike qe i kerkohet nje deputeti te kryeje punen brenda nje buxheti te caktuar nga ligji. Nese ky limit kalohet, shpenzimet e tjera bien mbi pergjegjesine e xhepit te tij. Shteti shqiptar mund te hartoje nje plan te dyanshem me bizneset private qe krijon nje “pakt paraprak deduksioni” per deputetet ku te perfitojne edhe punonjesit e policis dhe te zjarrefikses. Pra te marrin produkte me cmime me te uleta se nje qytetar i thjeshte. Keshtu funksionojne edhe ne Amerike e ne shume kompani private apo te kontraktuara nga shteti Amerikan apo tek senatoret, kongresmenet, kryetare bashkish etj. Shuma e miratuar per deputetet jo vetem qe eshte super e fryre, por fyese ndaj cdo taksapaguesi dhe e pajustifikueshme. Eshte krejtsisht korruptive.


Nje bonus performance mbase do të ndihmonte për vetëkënaqësine e deputetit duke “stimuluar” me shume detyrimet ndaj elektoratit qe e ka zgjedhur dhe kualitetin e ligjvenies ne vend.


Dietat, nuk ndihmojne dhe nuk rrisin produktivitetin dhe kualitetin e parlamentit tone. Nuk ndihmojne ne intelekt, ne zhvillimin e aftesise apo permiresimin e ligjeve te shtremberta tona. Nuk rrisin efikasitetin e mendjeve te deputetit. Perkundrazi, ashperson zemerimin e taksapaguesve te varfer shqiptar. Shton inferioritetin ekonomik, talljen me sakrificen e qytetareve te ndershem shqiptare. Ne vende demokratike te medha kjo do te shoqerohej me protesta te fuqishme ne nje kohe te veshtire ekonomike qe po kalon Shqiperia dhe bota.


Laert Pasko



107 views0 comments

Commenti


bottom of page