Rama sot:
"... impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale." (Lapsi.al)
Ajo qe tha sot R per Lefterin ka kete kuptim:
Rendesi ka qe u ndertuan inceneratoret, se zgjidhin ceshtjen afatgjate te plerave. Sa kushtoi dhe kush vodhi nuk ka rendesi. Lefteri ka faj, jo se mund te kete vjedhur, po se u kap. Ky nuk eshte problem politik, apo partiak, i imi, por individual i Lefterit. Te perballet vete me drejtesine (tone). Per me teper nuk eshte i denuar, por vetem i ndaluar; mund te dale i pafajshem.
Une:
1. Vertet mund te dale i pafajshem. Por po doli i fajshem, ai e e ka bere kete nderkohe qe ishte vartesi yt, nen mbikqyrjen tende. Si i leshon ti qindra milione te shtetit, me kavalierizem? Ti e le, me dashje ose pa dashje. (Kush e beson kete te fundit?!)
2. Si nuk mbake pergjegjesi politike? Pergjegjesia politike eshte e para. A e bere deputet te Partise Socialiste? Per cfare mban pergjegjesi politike kryetari i partise, nese jo per korrupsionin ne partine e vet?
3. Inceneratoret nuk e zgjidhin problemin e plerave, se ndotin ajtin. Plerat, nga toka, inceneratori i hedh ne ajer. 70% te mbetjeve - plastika, qelqi, letra, metali, - duhen recikluar. Vetem 30% duhet djegur, ose me mire, groposur ne menyre korrekte. Nqs te reciklueshmet ndahen, ato qe ngelin nuk jane toksike dhe shume mire mund te groposen. Ne Florida i groposin. Ktheja tokes se prej andej kane ardhur!
PT
Comments