top of page

Xhodi Hysa: Fotografi rruge nga Trapani Siqeli. Keti Dibra përkthen '"Balada e Nënave" të Pasolinit


Funerali i një nëne burrash jo engjëj - Trapani


Pier Paolo Pasolini (1922 - 1975)

BALADA E NËNAVE

Pyes çfarë nënash keni pasur.

Nëse tani do t’ju shihnin tek punoni

në një botë të panjohur për to,

duke marrë një rrugë të pafund

eksperiencash kaq të ndryshme nga e tyrja,

çfarë vështrimi do të kishin në sy?

Nëse do të ishin aty, ndërsa ju shkruani

pjesën tuaj, konformiste e të stërholluar

ose ja kaloni redaktorëve të mësuar

me çdo kompromis, do ta kuptonin kush jeni?


Nëna frikacake, me drojën e vjetër

në fytyrë, atë që si një e keqe

deformon tiparet në bardhësi

që i mjegullon, i largon nga zemra,

i mbyll në refuzimin e vjetër moral.

Nëna frikacake, të varfëra, të shqetësuara

që bijtë të njohin frikën

për të kërkuar një vend, për të qenë praktikë,

për të mos fyer shpirtra të privilegjuar,

për t’u mbrojtur nga çdo mëshirë.


Nëna mediokre,që kanë mësuar

me perulësinë e vajzave të vogla, për ne,

të vetmen domethënie lakuriqe,

me shpirtra ku bota është mallkuar

për të mos shprehur as dhimbje, as gëzim.

Nëna mediokre që nuk kanë pasur

për ju kurrë një fjalë dashurie,

përveçse një dashuri shurdhërisht memece

prej shtaze dhe me atë ju kanë rritur,

të pafuqishëm për thirrjet e vërteta të zemrës.


Nëna servile, të mësuara prej shekujsh

të ulin pa dashuri kokën

për t’i transmetuar fetusit të tyre

të vjetrin, sekret të turpshëm

të të kënaqurit me mbeturinat e festës.

Nëna servile, që ju kanë mësuar

se si shërbëtori mund të jetë i lumtur

duke urryer atë që si ai është i lidhur ,

siç mund të jetë, duke tradhëtuar, i bekuar

dhe i sigurtë, duke bërë atë që nuk thotë.


Nëna të egra që synojnë të mbrojnë

atë pak që, borgjezët, zotërojnë,

normalitetin dhe rrogën,

gati me zemërim për kë hakmerret

qoftë dhe mbërthyer nga nje vardisje absurde.

Nëna te egra qe ju kanë thënë:

Mbijetoni! Mendoni për vete!

Mos provoni kurrë mëshirë o respekt

për asnjë, ruani brenda jush

integritetin tuaj të shkabës!


Ja pra,frikacake, mediokre, shërbëtore,

të egra, nënat tuaja të varfra!

Që nuk kanë turp t’ju njohin

- në urrejtjen tuaj- vërtetë mendjemëdhenj,

nëse kjo s’është veç një botë me lot.

E pra jeni pjestarë të kësaj bote:

bëhuni vëllezër në pasionet e kundërta

ose botë armike, nga mohimi i thellë

i të ndryshmes: në përgjigje të

dhimbjes së egër e të qenit njerëz.


Perktheu Keti Dibra

Koment nga Parid Turdiu: Njerezit jane bij dhe bija nenash. Te gjitha keto difekte qe permend Pasolini njerezit i kane. Pasolini ua ve fajin nenave prej te cilave erdhen njerezit, por nuk duhet marre literalisht; eshte figure letrare per te prekur shpirtin e lexuesit, i cili eshte teper protektiv ndaj nenes se vet. Per Pasolinin, ketu, nena eshte djepi, shoqeria qe na jep formen te jemi keshtu si jemi. Per lexuesin nena eshte strofulla e vet e ngrohtesise dhe sigurise. Por ne kete bote te eger, shpesh rehati yt jote nenkupton rropatjen e dikujt tjeter, se bota eshte pothuajse nje "zero sum game". Detyra e nenes individuale eshte te mendoje per mbijetesen e pjelles se vet. Nuk ka energji per me shume. Eshte ky nje difekt i nenave te vecanta, i nenes tende, i nenes time? Jo, se ato erdhen nga nena te tjera, te cilat erdhen nga nena te tjera, e keshtu me rradhe deri te nena e majmunit. Natyra biologjike eshte ashtu, si edhe bota njerezore si pjese e biologjise.






Fotografia nga Xhodi Hysa

182 views0 comments

Comentários


bottom of page