top of page

VITO MANCUSO - PER EUTANAZINË DHE VETVRASJEN E ASISTUAR


Kujtoj fjalët e kardinal Martinit në një dialog me kirurgun Injacio Marino (Ignazio Marino) në 2006, mbasi kishte theksuar domosdoshmërinë e arsyetimit "për të kërkuar në çdo gjë atë që është më e mira dhe që shërben konkretisht për të mbrojtur e promovuar jetën njerëzore", kardinal Martini shtonte: "Por është e rëndësishme të njohësh që vazhdimi i jetës fizike të njeriut nuk është në vetvete principi i parë dhe absolut. Sipër saj qëndron ai i dinjitetit njerëzor". Pak më tej ai kujtonte fjalët me te cilat Jezu Krishti këshillonte që të mos kihet frikë për humbjen e jetës fizike, por të preokupimit për jeten morale. "Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk kanë fuqinë te vrasin shpirtin". Dhe përfundonte: "Jeta fizike duhet respektuar e mbrojtur, por nuk është vlera supreme e absolute". Më tej, Injacio Marino i kujtonte fundin e filmit "Një milion dollare, vajzë" (One million dollar, baby), ku protagonistja e re, e katandisur ne gjendje gjysmëvegjetative, i kërkon mikut të saj te zemres t'i japë fund vuajtjeve të saj duke e ndihmuar të vdiste dhe si burri në fillim e kundërshtoi , por më pas pranoi duke kryer atë akt që për të është nje gjest ekstrem i dashurisë për vajzën. Dhe pasi ka thënë që nuk arrin të justifikoje idenë e ndërprerjes të një jete, Marino pyet: "Në kondita te ngjashme, si mund të dënohet akti i një personi qe vepron sipas kerkeses së të sëmurit dhe nga ndjenja e pastër e dashurisë"? Përgjigja e kardinal Martinit është: "Jam i një mendje me ju që nuk mund të aprovohet kurrë akti i atij që nxit vdekjen e te tjerëve, në veçanti nëse është mjek, i cili ka si qëllim jetën e të sëmurit dhe jo vdekjen. Megjithatë as unë nuk do doja të dënoja personat që kryejne nje akt te tillë nga ndjenja e pastër e altruizmit sipas kërkeses së personit të katandisur në ekstrem si dhe ata që në kushte të tmerrshme fizike e psiqike e kërkojnë për veten e tyre". Nuk ka kurrë një pergjigje të njëzëshme mbi temën "Eutanazia dhe vetvrasja e asistuar". Filozofët më të mëdhej ndahen ne ata që e dënojnë (Platoni, Aristoteli, Plotinus, Kant, Hegel, Schopenhauer, Martinetti) dhe ata që e pranojnë (Epikuri, Seneca, Montaigne, Hume, Nietzsche, Jaspers, Jonas). E njëjta vlen për fetë, disa prej tyre që e kundërshtojnë shumë eutanazinë dhe vetvrasjen (tre fetë monoteistet, hinduistet, jainismi) dhe te tjerat qe e shohin me më tepër mirekuptim (budizmi dhe shintoizmi dhe shumë nga të ashtuquajturat fe primitive). Si tërë çështjet vërtet të rendesishme jemi përballë te kundërtash. Dhe nuk eshte e thenë që dikush nga ne, ne nje faze te jetës të mos jetë në favor per po e në një fazë tjetër për jo. Por ekzaktësisht për këtë nuk shoh zgjidhje tjetër përveçse t'i lihet secilit mundësia e plotë e vetëvendosjes duke ushtruar gjestin e përsosur të etikës së jetës.


Perktheu Keti Dibra

80 views0 comments

Comments


bottom of page