top of page

Per mua fjala politikë nuk eshtë një fjalë e pisët; eshtë fjalë e shenjtë, një angazhim i fisëm...

Updated: Dec 24, 2021


E PAKRAHASUESHMJA ORIANA FALLACI: HISTORIA E NJE ITALIANEJE


Jam një kafshë politike. Vij nga një familje e ankthësuar nga politika, shoh çdo gjë brenda politikës dhe politikën e ndjek qëkur isha fëmijë. Më ka rrëmbyer qëkur isha adoleshente.



Kështu, tridhjetë vite të shkuara, Pietro Nenni donte që të bëhesha senatore dhe këmbëngulte që të prezantohesha si kandidate e pavarur në listën e PSI: “Më gëzo! Të garantoj zgjedhjen.” Për pak kohë isha e pavendosur. Mandej refuzova. “Më vjen keq Nenni. Nuk mundem, nuk mundem”. Ma ndalon manikeizmi (fe e vjeter persiane qe trajton dualizmin ndermjet dy principesh njelloj hyjnore: te mires dhe te keqes. KD), ma ndalon të votoj për një simbol ku nuk e shoh veten. Dhe tentacioni nuk rilindi kurrë më.



E sheh, per mua fjala politikë nuk eshtë një fjalë e pisët. Është fjalë e shenjtë. një angazhim i fisëm, një detyrë. Jo një mjet për të bërë karrierë, për të siguruar privilegje të pamerituara, për te kënaqur vanitetin tonë, o lakminë për dominim. E ngaqë bota është botë, politika i përket gati gjithnjë atij që nuk e mendon si unë. “Në politikë”, më thoshte një ditë presidenti polak Mieczyslaw Rakowski, “edhe një engjëll bëhet një kurvë”. Epo, nuk besoj që në parlament do të isha bërë kurvë. Por tipat për të cilët politika është një mjet për të bërë karrierë, për të siguruar privilegje të pamerituara, për të kënaqur vanitetin e tyre ose dëshirën e dominimit, janë shumë. Do të më kishin vënë përfund dhe nuk do kisha shërbyer për asgjë. Ndërsa duke shkruar, shërbej për diçka. Ka shumë mënyra për të bërë politikë, e parë si një angazhim i nderuar, si një detyrë. Unë e bëj duke shkruar.

p, k.d.



185 views0 comments

Comments


bottom of page