Ne si shqiptare kemi te drejta ne Shqiperi. Te drejtat duhen njohur, qe t'i kerkosh.
Te drejtat civile te shtetasve ne Shqiperine pas-enveriste u percaktuan dhe imponuan nga traktatet nderkombetare, ku Shqiperia u detyrua te merrte pjese qe te bashkohej me boten e qytetruar dhe me pas u perfshine ne Kushtetuten e Shqiperise, por nuk zbatohen, vecanerisht e drejta e votes, e drejta e privatesise se te dhenave personale, e drejta per nje gjykate kompetente, te pavarur, te paaneshme. Zbatimi i tyre le shume per te deshiruar dhe ne vitet e fundit ka shkuar mbrapsht.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike ( International Covenant on Civil and Political Rights - ICCPR ) është një traktat shumëpalësh, i miratuar me 1966, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara dhe hyrë në fuqi me 1976, pas ratifikimit nga 35 shtete.
Harta e vendeve pjesemarrese ne ICCPR
USA e ratifikoi paktin ICCPR me 1992, gjate administrates Carter. Nepermjet ratifikimit ky pakt u be "supreme law of the land" sipas the Supremacy Clause of the U.S. Constitution, qe i jep traktateve te ratifikuara statusin e ligjit federal.
Shqiperia e perfundoi procesin e nenshkrimit dhe ratifikimit me 4 tetor 1991. Ratifikimi i jep nje pakti nderkombetar forcen e ligjit
Pakti i detyron palët e tij të respektojnë të drejtat civile dhe politike të individëve, përfshirë të drejtën e jetës, lirinë e fesë, lirinë e fjalës, lirinë e tubimit, të drejtat elektorale, të drejtat e procesit të rregullt dhe një gjykim të drejtë. Që nga shtatori i vitit 2019, ky pakt ka 173 pjesemarres dhe gjashtë nënshkrues të tjerë te pa ratifikuar.
Ky Pakt është pjesë e Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, së bashku me Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (ICESCR) dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR).
Me poshte kemi zgjedhur disa nene qe kane te bejne me ceshtjet aktuale:
Vetevendosja politike e popujve
E drejta per te hedhur ne gjygj shtetin
Mosburgosja per mospagim fature
Liria per te dale nga vendi
Liria per t'u futur ne vendin tend
E drejta per te pasur gjykate kompetente, te pavarur, te paaneshme
E drejta e privatesise ne jeten personale
E drejta e privatesise se te dhenave personale (ndaj patronazhisteve te partise shtet dhe rrjedhjeve te informacionit personal)
E drejta e mbrojtjes se reputacionit dhe kunder shpifjeve.
Ndalimi i propagandes urrejtese dhe luftenxitese
E drejta e votes dhe mundesise per te votuar e cdo shtetasi (duke perfshire diasporen)
Barazia para ligjit
Neni 1.1 - 1. Tё gjithё popujt kanё tё drejtёn e vetёvendosjes. Nё bazё tё kёsaj tё drejte, ata pёrcaktojnё lirisht statusin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, shoqёror dhe kulturor.
Neni 3.3 - Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet: (a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:
Neni 11 - Askush nuk duhet tё burgoset pёr tё vetmen arsye se nuk ёshtё nё gjendje tё shlyejё njё detyrim tё kontraktuar.
Neni 12 - 2. Secili ёshtё i lirё tё braktisë cilindo vend, duke pёrfshirё edhe vendin e tij.
4. Askush nuk duhet tё privohet arbitrarisht nga e drejta pёr tё hyrё nё vendin e tij.
Neni 14 - 1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile...
Neni 17 - 1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
2. Secili ka tё drejtё tё ketё mbrojtje ligjore kundёr ndёrhyrjeve dhe shkeljeve tё tilla.
Neni 20 - 1. Çdo propagandё nё favor tё luftёs ndalohet me ligj. 2.
Çdo thirrje pёr urrejtje kombёtare, racore ose fetare qё pёrbёn nxitjen pёr diskriminim, armiqёsi dhe dhunё ndalohet me ligj.
Neni 22 - 1. Secili person ka tё drejtё tё bashkohet lirisht me tё tjerёt, duke pёrfshirё tё drejtёn pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё veta.
Neni 25 - Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.
Neni 26 - Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi...
OQ do kerkoje llogari ne gjygj:
1. Pse nuk ka gjykata? 2. Pse nuk mundesohet votimi i te gjithe shtetasve? 3. Pse nuk sigurohet privatesia e te dhenave personale?
PT
Comments