top of page

PAK FJALË PËR ROMANIN “KAINI” TË JOSE SARAMAGOS




Njeriu dhe krijuesi i gjithpushtetshëm.

Kaini është shëmbëlltyra e Zotit, është krijesa e tij.

Kaini është vëllavrasësi dhe Zoti, mendja vrastare.

“Unë isha krahu ekzekutues, por vendimin e more ti. Fajtori i parë, je ti”, i thotë ai Zotit.

Kaini e sheh Zotin si nje zot inatçor, hakmarrës e vrasës dhe rrebelohet ndaj tij. Ai dënohet nga Zoti si “endacak i humbur ne tokë”.

Saranago e shperben kohën. Dhe Kaini shëtit në kohë duke kaluar nga e tashmja, në të shkuarën e në të ardhmen. Duke u endur nëpër shkretëtirë, ai has Abrahamin në çastin kur do të vriste të birin, i urdhëruar nga Zoti, tmerrohet nga vendimi i tij dhe i ndal dorën.Si mundet një baba të vrasë birin për hir të një urdhëri vrastar, vetëm e vetëm që të dalë i devotshëm ndaj Zotit? Ç’është ky Zot që e kërkon një gjë të tillë?

Kaini sheh se me shkatërrimin e Sodomës e Gomorrës, Zoti ndëshkon mëkatarë e të pafajshëm. Ai sheh shkatërrimin që Zoti i ka bërë Kullës së Babelit dhe mbushet me mllef ndaj Zotit gjithsundonjës, inatçor, hakmarrës e të padrejtë, Zoti që dëboi Adamin dhe Evën nga Edeni është dhe Zoti që bën pakt me Satanain për të provuar deri në ekstrem bindjen dhe adhurimin ndaj tij. Dhe Kaini, hap pas hapi, mbledh mendimin, i cili do të kulmojë në fundin e romanit. Prandaj dhe dialogu i Kainit me Zotin do të jetë një pafundësi konfrontimesh, ku njëri është zotëruesi i gjithçkaje e tjetri krijesa e tij, por të dy të fajshem me krim.

Në këtë perballje, autori e ka afruar Zotin te njeriu për të na thënë se e keqja dhe e mira janë tipare qe i bartin padronë e sherbëtorë. Autori kërkon të na thotë se Zoti s’ka si të jetë ndryshe, kur ai është i sajuar nga mendja e njeriut, që bart vetë të mirën dhe të keqen.

Fundi i romanit kulmon me mosbindjen deri në hakmarrje te Kainit ndaj Zotit. Kaini, duke kundershtuar vullnetin e Zotit, ndëshkon vetë Zotin. Perëndi e njeri janë të njëllojtë me veprimet e tyre.

Kaini vret. Kaini shuan një njerëzim, njëlloj siç ka vepruar më parë Zoti.


Me lojën e pamatë të fjalës, a thua mund të dallojmë sadopak se autori cek përshkënditjen e mendimit se rraca njerëzore, si bartëse mëkatesh dhe mpirje të një gjykimi të shëndoshë deri në “fshikullim” të trupit e shpirtit për zota të imagjinuar, duhet të pushojë së qeni?

Kaini thotë: “ka pasur një njerëzim, nuk do të ketë tjetër dhe askujt nuk do t’i vijë keq që nuk do të ketë njerëzim tjetër”.

Pse Saramago ta ketë vënë në gojën e Kainit vrastar profecinë e mospasjes të një njerëzimi tjetër?

Pas tërë dialogjeve me Zotin, Kaini është bërë vetë zot.

Njeriu eshtë vetë Zoti, thotë Saramago.


Romani ka në fillimin e tij vrasjen e Abelit nga i vëllai dhe mbaron me shfarosjen e tërë familjes së Noe-s, prej tij. Me këtë shtjellim Saramago përcjell idenë se adhurimet deri ne idolatri janë fantazira turmash te frikesuara dhe vullnetesh të dobta dhe si të tilla duhen gjykuar e kundershtuar për të mos krijuar idhuj të rremë.


Keti Dibra

35 views0 comments

Recent Posts

See All

Ducja

Situata politike ne Itali para Luftes se Pare Boterore (L1B) Me 29 korrik 1900, nje anarkist i quajtur Gaetano Bresci vrau me arme zjarri ne Monza te Italise gjate nje aktiviteti sportiv, mbretin Umbe

Σχόλια


bottom of page