top of page

Europa, Rusia, SHBA dhe gazi ne mes

Updated: Dec 29, 2021




Ka disa dite qe ne gazsjellesin Jamal - Europa nuk rrjedh gaz rus. Funksionon ne regjimin rezerve me kah te kundert Gjermani - Poloni (furnizimi behet zakonisht nepermjet linjes Rusi-Bjellorusi-Poloni nga ku mbushen depozitat ne Gjermani ose Hollande). Kjo mungese dhe dimri i ftohte bene qe cmimi i gazit ne tregje te shkonte ne 200 € / MGh. Me vone nga SHBA u nisen 20 tankere me gaz te lengshem LNG per ne Europe, gje qe ndikoi tek renia e cmimit ne nivelin 100€ / MGh. Pavaresisht nga kjo, cmimi eshtw shume me i larte se nga e njejta periudhe e vitit te kaluar 20-25 € / MGh. Nese dimri to te sjelle mot serish te ashper dhe nese Kremlini nis konflikt te armatosur me Ukrainen, Europen e pret nje situate e veshtire. Thuhet se 16 tankere te tjere me LNG presin ne brigjet amerikane per porosi nga Europa. Presidenti rus ndoshta pret qe Europa t’i therresi mendjes dhe te lejoje gazsjellesim Nordstream 2 ose te beje leshime apo tolerime ne Ukraine. Llogarite e tij i ka bere pa marre parasyshe efektet afatgjata ku askush nuk do te preferonte klientin rus ndersa per momentin pervec perceptimit negativ nga ana Europes po humbet edhe para nga mungesa e shitjes se gazit. Regjimi i Putin gjendet ne veshtiresi ekonomike pavaresisht cmimeve te larta te gazit dhe energjise. Aventura ukrainase dhe retorika apo lufta hibride antiperendim eshte taktike per te hequr vemendjen nga situata jo e mire edhe ne lidhje me pandemine e Covid. Europa gjendet para zgjedhjeve te rendesishme sidomos ne France, ku Putin shpreson te ndikoje. Por cdo presion i tille si me gazin do te ishte kontraproduktiv edhe me forcat qe direkt apo indirekt perkrah Kremlini. SHBA, pervecse perfitojne hapje me te madhe tregu per gazin e lengshem LNG, fuqizojne me tej ndikimin tek ajo pjese e Europes qe pati filluar te venitet, sidomos pas sinjaleve tekanjoze nga administrata Trump. Sidoqofte tregu Europian i energjise do te mbetet i brishte per te ardhmen e afert dhe vecanerisht vendet e brishta dhe te papergatitura per nje situate te tille, si ato te Ballkanit, do t’u duhet te ndeshen me situata jo te kendshme.

61 views0 comments
bottom of page